"QSUT-në duam ta bëjmë në 5 vitet e ardhshme qendër ekselence teknologjike!" Rama: Kemi 10-fishuar fondin për barn...
Aktualitet
Burgosja e lehonës në Shkodër, Diana pret pas qelisë vendimin e Gjykatës (PAMJET brenda seancës)
Ajo është shprehur se u ka bërë të ditur policisë se ka fëmijën me gji, mirëpo kjo nuk i ka ndaluar ata që ta burgosin, duke e larguar nga i vogli.
17 Mars 2023, 13:30Nga A.B
Diana Bahçja
TIRANË- Këto janë pamjet që vijnë nga seanca gjyqësore që po zhvillohet në kryeqytet për rastin e Diana Bahçjas, nënës lehonë e cila u arrestua pak ditë pasi solli në jetë djalin e saj. E mërzitur dhe kokëulur, Diana është në pritje të vendimit të Gjykatës.
Ajo është shprehur se u ka bërë të ditur policisë se ka fëmijën me gji, mirëpo kjo nuk i ka ndaluar ata që ta burgosin, duke e larguar nga i vogli.
Avokatët kërkojnë lirimin e saj, pasi dëmton shëndetin e fëmijës, por edhe të vetë asaj. Të pranishëm në seancë janë edhe bashkëshorti i saj, si edhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkit dhe të organizatave të tjera.
Rasti i Diana Bahçjas ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të paradoksit nga drejtësia shqiptare. Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.
Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare./Dosja.al