LIVE UPDATES
Aktualitet

"Standardi zviceran" skualifikohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Mesa duket standardi zviceran i prokurorit, siç ka deklaruar bashkëshortja e tij, nuk ka mjaftuar për të plotësuar standardet shqiptare të KPK-së. 

8 Tetor 2024, 16:30 Nga M.B
"Standardi zviceran" skualifikohet nga Komisioni i Pavarur i
Xhemal Saliaj dhe Aurela Saliaj

TIRANA- Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u shkarkua të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas problemeve dhe barrave të provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Mesa duket standardi zviceran i prokurorit, siç ka deklaruar bashkëshortja e tij, nuk ka mjaftuar për të plotësuar standardet shqiptare të KPK-së. 

Kështu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nxjerr "bllof" rektoren e Univesitetit të Vlorës, "Ismail Qemali", Aurela Saliaj, e cila në qershor të këtij viti, pasi fitoi zgjedhjet brenda Universitetit për postin që mori, festoi këtë arritje dhe u shpreh se bashkëshorti ka qenë mbështetësi i saj kryesor dhe kur ajo nuk ka qenë prezente në shtëpi, pasi i është dashur të merret me punët e fakultetit dhe ai e ka përkrahur.

Sipas saj ky ishte një “standard zviceran” dhe aspak shqiptar. Por pavarësisht ndihmës që Xhemal Saliaj supozohet që i jepte së shoqes bazuar në standardin zviceran, duket se ky i fundit nuk e ka shoqëruar atë në vetë profesionin e tij, ose të paktën nuk paska qenë i mjaftueshëm.

“Është ajo shprehja që pas çdo burri të suksseshëm qëndron një grua e fuqishme. Por, ama dhe pas çdo gruaje të suksesshme qëndron një burrë progresiv që ka vizion dhe beson në të ardhmen. Unë kam pasur fatin dy burra progresiv pas shpatullave të mia, bashkëshortin tim padiskutim që dua ta falenderoj publikisht, megjithëse më tha sot s’do vij se ti je me njerëzit e tu atje dhe nuk dua të ndërhyj.

Por, ka qenë ai që çdo punë që unë kam pasur, sa herë unë i kam thënë kam një punë për të bërë për fakultetin ai më ka thënë lëmë mua se unë rregullohem vetë. Ky është një standard zvicerian që një të huaji nuk do i duket një hata, por ne që jetojmë në Shqipëri e dimë që nuk është standard normal për familjet shqiptare. Prandaj unë i jam falenderuese burrit tim”, tha Aurela Saliaj në qershor 2024.

Nga ana tjetër, Xhemal Saliaj i kundërshtoi gjetje e KPK-së dhe pati kërkuar konfirmim në detyrë, por trupa e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen, i ka gjetur problemet e konstatuara të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Xhemal Saliaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit, ku ka ushtruar dhe funksionin e drejtuesit. Prej vitit 2013, ai e ushtron detyrën në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

xhemal saliaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Tetor 2024, 15:14 I.A

Mirë se vini në Javën e Kolonel Sanders!

Emri i tij nuk vjen nga bota e filmave apo ajo e librave. Ai është një personazh që vjen nga bota reale, nga ajo e biznesit… Nd&eum...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet