LIVE UPDATES
Aktualitet

Mirë se vini në Javën e Kolonel Sanders!

Ai është një personazh që vjen nga bota reale, nga ajo e biznesit… Ndërsa portreti i tij i buzëqeshur është kthyer në një ikonë të industrisë së ushqimit të shpejtë e të shijshëm.

8 Tetor 2024, 15:14 Nga I.A

Mirë se vini në Javën e Kolonel Sanders!

Emri i tij nuk vjen nga bota e filmave apo ajo e librave. Ai është një personazh që vjen nga bota reale, nga ajo e biznesit… Ndërsa portreti i tij i buzëqeshur është kthyer në një ikonë të industrisë së ushqimit të shpejtë e të shijshëm.

Bëhet fjalë për Kolonel Harland Sanders, amerikanin, të cilin pasioni për kuzhinën e ndihmoi të arrijë sukses, si krijuesi i rrjetit franchise i restoranteve të famshme të KFC-së, me mbi 23,000 pika në më shumë se 140 vende në të gjithë botën.

Përmes recetës së tij sekrete, që krijoi afro 80 vite më parë, duke bërë një kombinim fantastik të 11 erëzave të ndryshme në marinimin dhe skuqjen e ushqimeve me bazë pulën, ai i dha brandit identitetin dhe pikën e fortë të suksesit, ndërsa njerëzimit në mbarë botën, i ofroi shijen unike, të papërsëritshme nga askush tjetër.

Që prej 2016-ës, kur KFC zgjeroi rrjetin e restoranteve të veta franchise në Shqipëri, receta e kolonelit është bërë zgjedhja e preferuar edhe e shqiptarëve, kur duan të kalojnë kohën mes miqsh, kur duan të festojnë me familjet e tyre apo dhe thjesht kur i merr malli për shijen, pas së cilës janë dashuruar që në herë të parë. Dhe alternativat i kanë të shumta, jo vetëm nëse frekuentojnë 11 restorantet e vendosura në tre qytetet kryesore të vendit (në Tiranë, Durrës dhe Vlorë), por edhe me shërbimet delivery, nëse duan ta shijojnë këtë lloj ushqimi në shtëpitë e tyre, ulur përpara televizorit, sidomos me atë koshin e madh (simbol të KFC-së) ndër duar, mbushur plot me krahë pule, aq shumë të shijshme.

Është një “batalion” i tërë, prej më shumë se 300 punonjësish që janë në shërbim të tyre, në çdo kohë e çdo vend, për t’iu ofruar shije, cilësi e siguri. Sepse KFC në Shqipëri i nënshtrohet protokolleve të forta të brandit ndërkombëtar. Sepse KFC në Shqipëri ka në duar “recetën sekrete” të sukseshme, që po pasohet ndër breza me fanatizëm e profesionalizëm të lartë, ndërsa kompania po zhvillohet gjithnjë e më shumë, në përgjigje të sfidave të reja të epokës digjitale, duke u bërë lider i inovacionit në treg përmes shërbimeve unike KFC Drive Thru apo dhe ofrimit të kioskës digjitale, që ndryshe mund të quhet “restoranti i së ardhmes”.

Nuk do të mjaftonte kurrsesi vetëm shija unike që do ta bënte recetën e kolonel Sanders kaq të preferuar nga njerëzit e të gjitha moshave dhe kombeve, por edhe siguria ushqimore që garantohet në restorantet e KFC-së.

Punonjësit dhe menaxherët e restoranteve trajnohen çdo vit për sigurinë ushqimore. Çdo ditë restorantet e KFC-së i nënshtrohen proceseve të rivlerësimit ditor të programeve të gatimit. Çdo vit restoranet e KFC-së, në të gjithë botën, u nënshtrohen auditimeve ndërkombëtare, duke iu ofruar kështu klientëve gjithçka ka dëshiruar Kolonel Harland Sanders, që në ditën kur krijoi recetën e tij magjike.

Skuadrat që po e vijojnë këtë histori suksesi, kujtojnë çdo vit, përmes “Javës së Themeluesve në KFC” traditën e famshme të pulës së skuqur që Kolonel Sanders ka lënë pas, bashkë me filozofinë e tij se: “Nëse nuk mund ta bësh më mirë se kushdo tjetër, mos e bëj fare”.

Dhe KFC po vazhdon ta bëjë më mirë se kushdo tjetër, gjithçka që ofron për klientët e saj, duke përcjellë në çdo tryezë e shtëpi edhe atë buzëqeshjen ikonike të Kolonel Harland Sanders, që duket sikur iu uron të gjithëve: Shijojeni recetën sekrete që e ndava vetëm me ju!

kolonel harland sanders kfc

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd