27 Maj 2022, 17:47
Nga DOSJA
Covid
TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 616 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 36 raste të reja, ndëraa në të gjithë vendin kemi 304 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.
Njoftimi i MSH-s:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 616 testime, 36 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 616 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Mat, Fier, Korçë, 1 në Durrës, Rroskovec, Vlorë, Delvinë, Kuçovë. Janë 304 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,247 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (27 Maj 2022)
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 634
Testime totale 1,826,354
Raste pozitive 276,048
Raste të shëruara 272,247
Raste Aktive 304
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 202
Fier 18
Korçë 18
Vlorë 17
Shkodër 15
Gjirokastër 13
Durrës 7
Elbasan 6
Berat 3
Dibër 3
Kukës 1
Lezhë 1
(I.A/dosja.al)
Aktualitet
27 Maj 2022, 17:24
Foto ilustruese
Një tjetër grup prej 4 grash dhe 9 fëmijësh shqiptarë që ende strehoheshin në kampin “Al-Hol&rdquo...
Aktualitet
27 Maj 2022, 17:17
Foto nga magazina
MALIQ- Një zjarr ka rënë gjatë pasdites së sotme në Maliq. Mësohet se zjarri ka rënë në...
Aktualitet
27 Maj 2022, 16:59
Policia italiane
ITALI- Mbërriti në aeroportin Guglielmo Marconi dhe gjeti agjentët e skuadrës së lëvizshme, ata të poli...
Aktualitet
27 Maj 2022, 16:41
Foto ilustruese
TIRANË- Estofex, sistemi evropian i paralajmërimit të stuhisë, ka lëshuar një paralajmërim të 'shka...
Aktualitet
27 Maj 2022, 16:26
Policia e Librazhdit
LIBRAZHD- Policia ka reaguar për herë të parë për dhunimin e nusës nga Librazhdi. Mësohet se vjehr...
Aktualitet
27 Maj 2022, 16:06
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejt&eu...
Aktualitet
27 Maj 2022, 16:04
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ...
Aktualitet
27 Maj 2022, 15:37
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Nusja që u dhunua nga vjehrrit nuk është pranuar as nga familja e saj. Mësohet se një dy...
Aktualitet
27 Maj 2022, 15:24
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrjedhjen e databazës së pagave të qytetarëve dhe in...
Aktualitet
27 Maj 2022, 15:25
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një vajzë nga Librazhdi është bërë kryeqendra e të gjitha mediave në orët e fundit s...