15 Maj 2022, 18:20
Nga DOSJA

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatmirësisht në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë humbje jetë, ndërkohë që nga 341 testime, pozitivë kanë rezultuar 41 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.
Njoftimi i MSH-s:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 341 testime, 41 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 31 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 341 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 41 qytetarë, në këto bashki: 26 në Tiranë, 8 në Fier, 2 në Bulqizë, Vlorë, 1 Shkodër, Kamëz, Gramsh. Janë 261 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,857 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Maj 2022)
Raste të reja ditore 41
Të shëruar në 24 orë 31
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 341
Testime totale 1,817,871
Raste pozitive 275,615
Raste të shëruara 271,857
Raste Aktive 261
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 155
Fier 33
Vlorë 14
Shkodër 13
Lezhë 10
Elbasan 8
Berat 8
Gjirokastër 8
Korçë 5
Kukës 3
Durrës 2
Dibër 2
(I.A/dosja.al)
Aktualitet
15 Maj 2022, 17:58
Mbreti Zog
TIRANË- Gazetari Ilir Konomi ka publikuar letrën që Mbreti Zog i dërgoi Presidentit të SHBA-së Franklin Ruzvelt. M...
Aktualitet
15 Maj 2022, 17:36
Foto ilustruese
TIRANË- Një tërmet ka shkundur Tiranën pasditën e sotme. Lëkundjet kanë nddhur pak pas orës 17:00, ...
Aktualitet
15 Maj 2022, 16:34
Pamje nga vendi i ngjarjes
LEZHË- Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll. Pashk...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:48
Foto ilustruese
Një shtetase e cila dëgjoi zhurma jashtë shtëpisë denoncon se dikush e goditi me shkelma derën e banesës...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:36
Pamje nga vendi i ngjarjes
DIVJAKË- Një 31-vjeçar ka humbur jetën në aksident mesditën e sotme në Divjakë...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:25
Foto ilustruese
KORÇË- Një person është vënë në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa një tje...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:22
FIER- Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente ka moni...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:01
Foto ilustruese
TIRANË- Një histori që jo çdo herë ndodh në Tiranë me vjedhjen e banesave, është regjis...
Aktualitet
15 Maj 2022, 14:49
Foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë me dije parashikimin e motit për javën që vjen në ...
Aktualitet
15 Maj 2022, 14:24
Foto ilustruese
SARANDË- Erlind Rumani është plagosur për herë të dytë brenda disa orëve. 38-vjeçari, që...