LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Dasma tradicionale në një fshat të Prizrenit bëhet lajm në Reuters, amerikania lidh kurorë me shqiptarin

Amerikania Melissa Guerrero ishte e mahnitur kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në Donje Ljubinje, afër qytetit të Prizrenit, në vitin 2013 për të takuar familjen e të dashurit të saj të shkollës së mesme. Aq shumë ajo ëndërronte të bënte një dasmë të ngjashme vetë, saqë e bëri.

10 Gusht 2022, 10:59 Nga k.m.
VD-Dasma tradicionale në një fshat të Prizrenit bëhet lajm
Pamje nga dasma

DONJE LJUBINJE, Kosovë- Për boshnjakët në fshatin Donje Ljubinje të Prizrenit, një ceremoni martese është një formë arti. Duke ruajtur një traditë shekullore, ngjarja dy-ditore është një festival muzike dhe vallëzimi për të shfaqur një nuse të shkëlqyer me kostumin tradicional.


Amerikania Melissa Guerrero ishte e mahnitur kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në Donje Ljubinje, afër qytetit të Prizrenit, në vitin 2013 për të takuar familjen e të dashurit të saj të shkollës së mesme. Aq shumë ajo ëndërronte të bënte një dasmë të ngjashme vetë, saqë e bëri.

 

VD-Dasma tradicionale në një fshat të Prizrenit bëhet lajm
Melissa Guerrero

 

Javën e kaluar Melissa, 30 vjeçe, e realizoi atë ëndërr. E veshur nga koka te këmbët me kostum tradicional, fytyra e saj e lyer me të bardhë dhe me pika të kuqe, blu, ari dhe argjendi, ajo lidhi kurorë Melsid Rexhepin, i cili është nga një familje boshnjake në Kosovë. Ai ishte shtatë vjeç kur filloi lufta në Kosovë dhe familja e tij u shpërngul në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa Melissa përgatitej për ceremoninë e dasmës, muzika e fortë e daulleve i shoqëronte ndërsa një grua e moshuar lyente fytyrën e saj, një proces që zgjat rreth dy orë gjatë së cilës nusja nuk mund të hapë sytë, të flasë me askënd ose të hajë ose pijë. Kuzhinierët që kishin therur një dem të madh përgatitën ushqim për një festë me qindra njerëz.

VD-Dasma tradicionale në një fshat të Prizrenit bëhet lajm
Melissa Guerrero

“Kur erdha për herë të parë në vitin 2013, isha dëshmitare e një dasme këtu dhe thjesht mendova se ishte kaq e pasur me detaje dhe kaq e veçantë dhe është diçka që nuk e kisha parë kurrë askund tjetër në botë,”-tha Melissa, e cila ka lindur në Meksikë përpara se familja e saj të emigronte në Shtetet e Bashkuara kur ajo ishte 11 vjeç. Ajo u takua me Melsidin në shkollën fillore në Çikago.

VD-Dasma tradicionale në një fshat të Prizrenit bëhet lajm
Melissa Guerrero

"Të gjitha ato linja dhe ato ngjyra në fytyrën e nuses simbolizojnë urime si: lumturia, dashuria, respekti, harmonia e kështu me radhë," tha Xhavit Rexhepi, një ish-profesor i biologjisë, i cili ka shkruar një libër mbi traditat lokale në këtë zonë.

VD-Dasma tradicionale në një fshat të Prizrenit bëhet lajm
Melissa Guerrero

Megjithëse piktura dhe kostume të ngjashme të fytyrës, të cilat janë me origjinë pagane, mund të gjenden në komunitete të tjera në vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Turqia, Rexhepi tha se dizajnet e fustaneve të nusërisë në fshatin e tij janë unike.

Popullsia e Donje Ljubinjes është përgjysmuar në rreth 3,000 banorë. Korriku dhe gushti janë muajt më të ngarkuar për dasma pasi shumë njerëz me lidhje me fshatin kthehen për të vizituar vendin e tyre. Megjithatë, çdo vit janë gjithnjë e më pak persona që dëshirojnë këtë lloj dasme tradicionale dhe ka mbetur vetëm një femër që bën grimin.

Aziza Sefitagic, e cila është në fund të të 60-ave, është përpjekur t'ua mësojë artin e saj grave të tjera në fshat, por shumica e tyre kanë emigruar në vendet perëndimore.

"Unë vetëm shpresoj se kjo traditë nuk do të vdesë me mua,"-tha Sefitagic ndërsa pikturonte fytyrën e Melisës./Reuters

melissa guerrero shba


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen