LIVE UPDATES
Aktualitet

Deklarata e re/ Nëna e Tina Pajollarit akuzon vajzën tjetër: Xhoni Potka shkruante nga adresa e vajzës, ma tha mua

Nga hetimet është zbuluar se Martin Çeço i kishte shkruar në Facebook Tina Pajollarit. Por kjo e fundit ka thënë edhe përpara arrestimit, se nuk ka komunikuar me Martinin, por se kur ai i kishte shkruar i kishte bllok.

18 Tetor 2022, 18:08 Nga k.m.
Deklarata e re/ Nëna e Tina Pajollarit akuzon vajzën tjetër:
Martin Çeço dhe Martina Pajollari

18-vjeçarja Martina Pajollari u arrestua 4 ditë më parë si person i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Martin Çeços 26 vjeç, trupi i të cilit u gjet i hedhur në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit më 16 Qershor 2022. Nga hetimet e deritanishme të policisë dhe prokurorisë dyshohet se krimi ka ndodhur për xhelozi, pasi mendohet se Tina Pajollari ka patur lidhje dashurie me Valter Mollajn, të dy banorë të fshatit Marjan në Korçë. Të arrestuar përveç Tina Pajollarit janë edhe Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo.

Nga hetimet është zbuluar se Martin Çeço i kishte shkruar në Facebook Tina Pajollarit. Por kjo e fundit ka thënë edhe përpara arrestimit, se nuk ka komunikuar me Martinin, por se kur ai i kishte shkruar i kishte bllok. Dyshimet janë se profilet në Facebook të Martina Pajollarit përdoreshin edhe nga persona të tjerë. Këta persona dyshohet se janë motra e Tinës, Sibora Pajollari dhe ish-bashkëshorti i kësaj të fundit, Xhoni Potka.

Xhoni ka thënë për gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko se nuk di të përdorë as Facebookun e tij.

Por vëllai i mitur i Tina Pajollarit, thotë për emisionin Uniko se Facebookun e motrës së tij, Tinës, e përdorte Xhoni Potka, madje dhe motra e madhe, Sibora Pajollari.

Spartak Koka: Vajza juaj ka folur apo nuk ka folur me Martin Çeçon?

Miranda Pajollari: Po çne ku ka folur me atë.

Spartak Koka: Po çfarë të ka thënë ty?

Miranda Pajollari: Nuk ka folur më ka thënë mua, më bëri ftesë tha, unë s’ja pranova tha. Edhe i bëri bllok. Që atëherë nuk i ka rënë më.

Vëllai i Tina Pajollarit: Ka shkruar ai me adresën e saj. Ka shkruar Xhoni. Ka folur me adresën e Tinës.

Spartak Koka: Ka folur me Martin Çeçon?

Vëllai i Tina Pajollarit: I sigurt.

Spartak Koka: Kush ta ka thënë?

Vëllai i Tina Pajollarit: Më ka thënë Tina që ka hapur adresën time.

Spartak Koka: Po ku e ka thënë? Ja u ka thënë ju?

Vëllai i Tina Pajollarit: Po.

Spartak Koka: Po nga e ka provuar këtë?

Vëllai i Tina Pajollarit: E hapnin, e dinte që e hapnin, e kishin kodin ata. Kishte hapur adresën në telefon të atyre, të Xhonit. Adresën e Tinës edhe fliste Xhoni si puna e Tinës.

Vëllai i Tina Pajollarit: Po. Martini e dinte se ishte Tina, por shkruante Xhoni.

Spartak Koka: I ka shkruar Xhoni? Je i sigurt për këtë?

Vëllai i Tina Pajollarit: Po kështu tha Tina.

Spartak Koka: Po me telefon ka folur ndonjëherë Tina?

Vëllai i Tina Pajollarit: Me kë?

Spartak Koka: Me Martinin?

Vëllai i Tina Pajollarit: Jo, s’e di as unë./TvKlan

martin Çeço martina pajollari

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet