LIVE UPDATES
Aktualitet

Del në ankand edhe Pallati Kongreseve: Korporata hap garën për kullat në pronë publike përballë Presidencës

Rritja e çmimeve për metër katror në kryeqytet ka rritur kërkesën për troje dhe, pasi mbaruan trojet e privatëve, oligarkët dhe ata që i mbështesin në qeveri i kthyen sytë nga pronat shtetërore.

26 Prill 2025, 07:54 Nga M.B
Del në ankand edhe Pallati Kongreseve: Korporata hap garën për
Pallati Kongreseve

TIRANA- Një nga ndërtimet më ikonike të Tiranës pritet të asgjësohet me një të rënë të lapsit. Ashtu siç po ndodh me prona të tjera shtetërore, ku në vend të tyre po ndërtohen kulla të stërmëdha nga firmat private. Rritja e çmimeve për metër katror në kryeqytet ka rritur kërkesën për troje dhe, pasi mbaruan trojet e privatëve, oligarkët dhe ata që i mbështesin në qeveri i kthyen sytë nga pronat shtetërore.

Me vendime tepër të diskutueshme, ku çdo gjë po shitet dhe po blihet, Korporata e Investimeve Shqiptarë tashmë është bërë e preferuara e biznesmenëve, duke pasuar edhe Agjencinë e Zhvillimit të Investimeve, ajo që fali qindra mijëra metër katror në bregdet. Por, me SPAK-un nëpër këmbë, “rolin” e saj e ka zënë kjo Korporata, e cila po “shet çdo pronë”.

VoxNews ka raportuar për dhjetëra prona që kanë dalë në ankand, nga vilat qeveritare në Velipojë e Vlorë, te pronat te Liqeni i Tiranës, 21 Dhjetori apo edhe te ish-ATSH-ja. Tashmë, radha i erdhi zemrës së Tiranës, ku një ndërtesë që është edhe monument kulture do t’i jepet privatet, për t’u shndërruar në kullë. Por, e çuditshmja në këtë rast është se asgjësimi i Pallatit të Kongreseve do shumë firma, që nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës, Shërbimet Qeveritare apo edhe një mori institucionesh.

Kush ka firmosur?!

Del në ankand edhe Pallati Kongreseve: Korporata hap garën për
Në foto: Faqja e internetit e Korporatës së Investimeve Shqiptare që do të hapë së shpejti thirrjen për tjetërsimin e Pallatit të Kongreseve

Deri më tani asnjë institucion, apo zyrtar shtetërorë s’ka dalë në “sipërfaqe”, teksa të gjithë kanë vepruar por kanë fshehur dorën. Të tjetërsosh një monument kulture është një vepër penale, ku duhen vendime kolegjiale dhe jo disa shkresa bakalli.

Por, Korporata nxjerr pa kurrfarë ndroje dhe frike një njoftim të beftë, ku thotë se në thirrjet e ardhshme dhe shumë të afërta do të prishë edhe Pallatin e Kongreseve. Me çfarë dokumentesh? Kush e ka dhënë aprovimin?

Njoftimi është i thatë, por shumë domethënës. Në të tilla raste duhet që të bëhen dëgjesa me grupet e interesit, apo edhe me arkitektët shqiptarë. Por siç ndodh rëndom në vendin tonë, askush nuk pyet dhe vepron me kokë të vetë.

Por, nëse s’e kanë lexuar zyrtarët e kësaj korporate që bëjnë vetëm letra, Pallati i Kongreseve u projektua dhe u ndërtua në vitet 80 - të. Punimet për ndërtimin e tij filluan në vitin 1982 dhe përfunduan në 1986, katër vjet më pas. Konstruksioni i ndërtesës është frymëzuar nga ndërtesa tradicionale e Gjirokastrës, Beratit dhe kulla e veriut të Shqipërisë.

Pamja e jashtme e tij është ruajtur mjaft mirë gjatë këtyre viteve duke qëndruar  në harmoni me Muzeun Arkeologjik, Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” dhe ndërtesat e tjera përreth. Pallati  i Kongreseve është 70 metra i gjatë dhe 18-23 metra i lartë. Salla kryesore ka një kapacitet prej 2100 vendesh. Ky pallat u projektua që kthimi i sallës nga mjedis mbledhjeje në mjedis koncerti të projektohej me lehtësi. Pallati ka dhe 3 salla më të vogla me kapacitet prej 150, 280 dhe 300 vendesh,  të dizenjuara si ambiente pune për takime, mbledhje, forume apo ngjarje të tjera si këto.

Del në ankand edhe Pallati Kongreseve: Korporata hap garën për
Në foto: Projekti “Tirana Mooons” do të vendoset në qendër të Sheshit “Nënë Tereza”

Disa javë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi projektin “Tirana Mooons”, i cili do të vendoset në qendër të sheshit “Nënë Tereza”. Por më shumë se ai instalacion, më shumë rëndësi ishte fjalimi për tjetërsimin e Pallatit të Kongreseve.

“Korporata Shqiptare e Investimeve do të shpallë edhe konkursin për rishpikjen mund të themi, nëse mund të përdor këtë fjalë, rikualifikimin, – Frida e thotë më mirë – të Pallatit të Kongreseve, me të njëjtën formulë si me stadiumin ku do të fitojmë një Pallat Kongresesh të transformuar, të rinovuar dhe patjetër do shohim si do paraqiten dhe cili do jetë projekti më i mirë” tha Rama.

Sipas tij, do të bëhet konkurs ndërkombëtar dhe do të bëhen edhe parkime nëntokësore.

Del në ankand edhe Pallati Kongreseve: Korporata hap garën për
Në foto: Faqja zyrtare e Korporatës së Investimeve Shqiptare që do të hapë ankandin për kulla te Pallati i Sportit “Asllan Rusi”

Paralelisht me projektin e Pallatit të Kongreseve, Korporata ka publikuar se do të hapë së shpejti edhe ankandin për tjetërsimin dhe shembjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë. Në vend të asaj prone do të ndërtohen kulla dhe në fund një pallat sporti.

Ky projekt ka avancuar, pasi është miratuar edhe një vendim i Këshillit Bashkiak, që i ka dhënë dritë jeshile Korporatës që të zhvillojë pasurinë aktuale, e llojit truall dhe ndërtesë, me një sipërfaqe totale prej 14,094.58 m2, nga kjo 5040 m2 ndërtesë, në pronësi të “Qendrës Sportive”./ VoxNews

pallati kongreseve


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen