LIVE UPDATES
Aktualitet

Dentistët i shkaktuan probleme pacientes, detyrohen ta dëmshpërblejnë. Zbulohet që janë edhe pa licencë

Ai pranon gabimin që nuk i bëri grafi pacientes dhe i jep 1 milion Lekë të vjetra si dëmshpërblim, që ajo të ribëjë procedurën.

28 Shtator 2023, 22:56 Nga I.A
Dentistët i shkaktuan probleme pacientes, detyrohen ta
Risus

TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare “Risus” në Tiranë, ku çifti i bashkëshortëve stomatologëve Julian dhe Enerjeta Sulaj trajtuan gabim një paciente duke i shkaktuar probleme të mëtejshme shëndetësore.

“Filloj me nenin 19, përkushtimi dhe sjellja ku mjeku stomatolog është i detyruar t’i garantojë të sëmurit përkushtim, sjellje të mirë dhe të ruajë standardet profesionale pa abuzuar mbi të sëmurin nga ana fizike apo emocionale ose materiale, që mendoj që ka ndodhur në rastin tim. Mjeku duhet të jetë i kujdesshëm dhe racional me ndërhyrje dhe procedura diagnostikuese dhe mjekuese. Nuk e di në këtë rast se sa kompetent ishte që të më bënte një kirurgji, duhet parë dhe kjo. E drejta e të sëmurit për t’u informuar, që e ka shkelur duke më bllokuar në WhatsApp. Informimi i të sëmurit dhe marrja e pëlqimit apo refuzimi i tij shprehen me shkrim në dosjen të të sëmurit dhe firmosen nga ai. Unë nuk besoj që ka një dosje klinike timen atje dhe unë nuk kam firmosur asgjë në atë klinikë. Duhet t’i shpjegohet se çfarë ka ndodhur dhe mundësisht t’i kërkohet të falur atij, gjë që prisja të parën faktikisht dhe nuk ndodhi nga z.Julian Sulaj”, thotë denoncuesja.

Për gabimin e mjekut stomatolog Julian Sulaj, gazetarja e Stop ka mundur të bisedojë me të. Ai pranon gabimin që nuk i bëri grafi pacientes dhe i jep 1 milion Lekë të vjetra si dëmshpërblim, që ajo të ribëjë procedurën.

Stomatologu Julian Sulaj: Erdhi tek unë, ia thashë, ramë dakord me njëri tjetrin, që nëqoftëse zonjës, do ia bëja mbushje dhe do t’i lidhej kurora me pjesën e thyer, do t’i vishesh me këllëf. Dhe ajo pacientja, që ke ti aty, është adulte dhe nuk e detyroi njeri ta bëjë pa grafi. Ishte dëshira e pacientes për të mos bërë grafi. Tani, ky gabim u bë! E ndjeja, që e kam bërë, se është faji im. I kam thënë zonjës në fjalë, që kjo është e të dyve neve. Ti, që nuk bëre grafinë, dhe unë, që këmbëngula, që nuk bëre grafinë.

Pacientja falenderon emisionin Stop që zgjidhi rastin dhe mundi të marrë dëmshpërblimin nga klinika dentare.

“Unë kisha disa javë që isha përpjekur të komunikoja, më në fund arritëm të flisnim, të komunikonim, të sqaroheshim, mora mbrapsht pagesën dhe tani do vazhdoj trajtimin në dentistë të tjerë. Ju falenderoj shumë. Nuk e mendova që e gjithë kjo do zgjidhej brenda 60 minutave”, thotë ajo.

Por a kanë licencë stomatologët në fjalë, për të ushtruar profesionin? Orieta Musabelli, Sekretare e Urdhrit të Stomatologut Shqiptar shprehet se Enerjeta dhe Julian Sulaj nuk janë të licencuar nga USSH por pasi gazetarja e “Stop” ngriti problemin, ata u paraqitën per t’u pajisur me licensë.

“Z.Julian Sulaj dhe bashkëshortja Enerjeta Sulaj nuk janë të licencuar pranë Urdhrit të Stomatologut Shqiptar. Pasi ky rast u ndoq nga emisioni juaj, të dy janë paraqitur për procedurat e rilicencimit. Nisur nga ky rast, ju bëj thirrje gjithë qytetarëve, para se të uleni në poltron si pacient të jeni të interesuar dhe t’i kërkoni mjekut stomatolog licencën, të jetë e varur në mur dhe të jetë brenda afateve ligjore të parashikuara pranë nenit 127 të Urdhrit Stomatologut Shqiptar”, u shpreh Sekretarja e Urdhrit të Stomatologut.

Musabelli u bën thirrje qytetarëve që para se të shkojne tek dentistët, të interesohen nëse këta të fundit kanë licencë apo jo.

Marrë nga Tv Klan

risus julian sulaj enerjeta sulaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet