Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
BRITANI/ Policia i zbuloi fermën e kanabisit, i riu shqiptar vrapon me shapka nëpër çati për t’i shpëtuar arrestimit (FOTO)
Oficerët gjetën 60 bimë të mëdha në shtëpinë në Cofton Hackett, Worcestershire, të cilat arrinin vlerën e rreth 50,000 paundëve.
28 Shtator 2023, 21:20Nga r.ll
foto nga vendngjarja
BRITANI- Një 19-vjeçar shqiptar u përpoq të kapërcejë mbi një çati teksa mbante veshur shapka në përpjekje për t'i shpëtuar policisë që po bastiste fermën e kanabisit ku punonte i riu.
19-vjeçari doli nga dritarja e katit të parë për të shmangur policinë e West Mercia, lokalizoi vendin e kanabisit pas informacioneve të marra. Djali u mundua t'i shmangej arrestimit, por rezultoi e pamunduar, pasi pak minuta më vonë u vu në pranga.
Oficerët gjetën 60 bimë të mëdha në shtëpinë në Cofton Hackett, Worcestershire, të cilat arrinin vlerën e rreth 50,000 paundëve, sipas Daily Mail.
Gjithashtu u sekuestruan edhe 198 bimë të tjera më të vogla, të cilat mund të arrinin vlerën e 1000 paundëve secila, pasi të rritenin. Policia sekuestroi bimët e kanabisit së bashku me pajisje kultivimi dhe një sistem elektrik të sofistikuar. Zbulimi nga autoritetet ndodhi pasi fqinjët ngritën shqetësime për drogën dhe aktivitetin e dyshimtë në zonë.