4 Shkurt 2023, 10:23
Nga I.A
Alda Klosi Rozeta Dobi
TIRANË- Dëshmitë kontradiktore mes ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi dhe pastrueses së saj Rozeta Dobi kanë ngjallur dyshime te prokurorët që po merren me këtë çështje. Kjo pasi në dëshminë e fundit të Dobit situata është ngatërruar edhe është ende e paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes. Për këtë mësohet se prokurorët do të bëjnë një ballafaqim mes Klosit dhe Dobit për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
“Është e paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes, ndërsa tashmë do të bëhet dhe një ballafaqim mes Alda Klosit dhe pastrueses Rozeta Dobit”, thanë burimet për “Ora News”.
Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm i mungonte një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Dhe vetëm 3 javë më pas, në 7 Janar, kur u arrestua Rozeta Dobi, ajo befas njoftoi se kishte konstatuar se i mungonin mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar që sipas saj I kishte marrë nga xhaxhai i saj, për t’u kujdesur për shtëpinë dhe djalin e tij, ndërkohë që ai ishte për kurim në SHBA.
Xhaxhai i Klosit, një dentist i njohur në kryeqytet, ndërroi jetë pak kohë më pas në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja mori përmasa dhe më të mëdha, kur një kontroll i dytë në banesën e Rozeta Dobit, e cila prej vitesh punonte si pastruese në shtëpitë e personave të ndryshëm, zbuloi dhe 404 mijë euro të tjera, të cila dyshohet që po ashtu të jenë të vjedhura. Deri më tani, nuk rezulton që të ketë patur denoncime nga persona të tjerë, për zhdukjen e këtyre parave.
rozeta dobi alda klosi
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 10:11
I.A
Policia
TIRANË- 7 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se nj&e...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 10:00
I.A
Alda Klosi
TIRANË- Policia ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi. Mësohet se 41-vjeçar...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 09:39
I.A
Foto Ilustruese
-Sa veta ke ti?
-25
-Dua 25 shkarkime të aplikacionit
– Po ç’është kjo? Si mund t’i detyroj njer...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 09:32
I.A
Foto Ilustruese
POGRADEC- Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Pogradec. Mësohet se...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 09:02
I.A
Alda Klosi
TIRANË- Tre akuza janë ngritur ndaj ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi nga prokuroria. Mësohet se Klosi u arrest...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 08:10
I.A
Pamje nga aksidenti
ITALI- Orjol Lame, drejtuesi i makinës në aksidentin tragjik në Gaida ku mbetën të vdekur katër shqiptar&...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 07:53
I.A
prokuroria
TIRANË- Në Shqipëri, policia ka arrestuar mbrëmjen e së premtes ish zyrtaren Alda Klosi në banesën e së ...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 07:45
I.A
Alda Klosi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme nga arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi. Mësohet se Klosi u ar...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 07:22
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- I gjithë territori shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jen&eum...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 23:13
k.m.
Alda Klosi, Rozeta dhe Havier Dobi
TIRANË- Ish-drejtoresha e koncesioneve Alda Klosi është arrestuar mbrëmjen e sotme, e gjitha p...