4 Shkurt 2023, 08:10
Nga I.A
Pamje nga aksidenti
ITALI- Orjol Lame, drejtuesi i makinës në aksidentin tragjik në Gaida ku mbetën të vdekur katër shqiptarë ka dalë nga koma tre muaj pas tragjedisë. Ai gjendet i shtruar në spitalin Correggio. Newsprima shkruan se 32-vjeçari është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i ndodhur të dielën, 30 tetor 2022. Ai drejtonte një makinë e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë, e cila u përplas me shpejtësi të madhe në një shtëpi në rrugën Emilia.
Nga përplasja e dhunshme gjetën vdekjen e menjëhershme Shane Hyseni, partnerja 22-vjeçare e Lames, djali një vjeç e gjysmë i çiftit dhe motra dhe vëllai i Shanes (11 dhe 9 vjeç). Lame duhet të përgjigjet për krimet e vrasjes së shumëfishtë në rrugë dhe drejtimit të mjetit nën ndikimin e drogës ( analizat e gjakut kanë zbuluar gjurmë të përzierjes së kokainës dhe drogës në trupin e tij).
Kushtet neurologjike të Lames nuk tregojnë shenja përmirësimi. Ai nuk mund të flasë dhe duket se nuk mban mend asgjë nga ajo mbrëmje. Pasi ju besoi dy ekspertëve detyrën e rindërtimit të aksidentit dhe nxjerrjen e kopjes mjeko-ligjore të përmbajtjes së telefonave inteligjentë të shoferit për të verifikuar nëse i përdorte në timon, javën e kaluar prokurori Marco Marano kërkoi dhe mori një ekspertizë të tretë.
Gjyqtari hetues, Andrea Rat, i dha një psikiatri detyrën për të vlerësuar aftësinë efektive të 32-vjeçarit për të marrë pjesë me vetëdije në gjykim. Raporti do të dorëzohet brenda nëntëdhjetë ditësh.Rezultati do të jetë vendimtar për të kuptuar nëse Lame do të mbajë përgjegjësi apo jo.
orjol lame shane hyseni
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 07:53
I.A
prokuroria
TIRANË- Në Shqipëri, policia ka arrestuar mbrëmjen e së premtes ish zyrtaren Alda Klosi në banesën e së ...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 07:45
I.A
Alda Klosi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme nga arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi. Mësohet se Klosi u ar...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 07:22
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- I gjithë territori shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jen&eum...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 23:13
k.m.
Alda Klosi, Rozeta dhe Havier Dobi
TIRANË- Ish-drejtoresha e koncesioneve Alda Klosi është arrestuar mbrëmjen e sotme, e gjitha p...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 20:56
k.m.
BILISHT- Vazhdon operacioni "Fije". Nga kontrolli i Komisariatit të Bilishtit, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan k...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 20:25
k.m.
Fishat e diabetit
Pacientët me diabet mbi 65 vjeç, kanë mbetur të zhgënjyer pasi kanë pritur që në muajin janar f...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 19:12
k.m.
Artan Gjinaj
LEZHË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e zhvilluar nga grupi i Forcave të Ndërhyjes së Shpejt...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 18:35
k.m.
Foto ilustruese
Kriza e mungesës së fuqisë punëtorëve ka prekur baret dhe restorantet. Aldo, prej vitesh merret me menaxhimin e ke...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 17:49
k.m.
Foto ilustruese
GRAMSH- Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Elbasan ka zbatuar vendimin e gjykatës duke pezulluar nga detyra një efektiv ...
Aktualitet
3 Shkurt 2023, 16:48
k.m.
Bledar Muça
TIRANË- Vrasja e Bledar Muçës, i konsideruar si njeriu i besuar i Florenc Çapjas, ka sjellë sërish n&e...