LIVE UPDATES
Aktualitet

DETAJE nga atentati në Fushë-Krujë/ “Babi ishte me ne në makinë”, nga dëshmia e djalit të Bejtjas tek ajo e kundërshtarit të tij

Por ndërsa Gentjan Bejtja është zhdukur pa gjurmë që nga nata e krimit ndaj familjes së tij, burime pranë grupit hetues, bëjnë me dije se së fundmi ai po bëhej gati të zhvendosej jashtë Shqipërisë.

5 Korrik 2023, 21:07 Nga m.s
DETAJE nga atentati në Fushë-Krujë/ “Babi ishte me ne
atentati ne Fushe-Kruje

TIRANË- Këtë të mërkurë, emisioni “Në Shënjestër”, ka zbardhur detaje të reja nga atentati në Fushë-Krujë. Dyshimet e para të policisë, ishin se Bejtja ndodhej në makinë me kunatin dhe djemtë e tij, natën para atentatit, teksa mendohej se ai kishte zbritur nga aty, disa minuta para krimit.

Këto dyshime u vërtetuan si të vërteta nga grupi hetues, pas marrjes në pyetje të djalit të vogël të Gentjan Bejtjas. Ai pohoi para tyre, se babai kishte qenë me ta në makinë, pak minuta para atentatit.

“Babi ka qenë në një makinë me ne, para atentatit. Ai zbriti vetëm pak metra para se të mbërrinim në shtëpi. Nuk e di se ku shkoi”, ka thënë ai.

Por ndërsa Gentjan Bejtja është zhdukur pa gjurmë që nga nata e krimit ndaj familjes së tij, burime pranë grupit hetues, bëjnë me dije se së fundmi ai po bëhej gati të zhvendosej jashtë Shqipërisë.

Kjo me qëllim për të fituar qetësinë e munguar, në vendin ku jo vetëm kishte hapur shumë telashe, por edhe ishte futur në shumë të tilla, dhe që tashmë po kërcënonin hapur edhe sigurinë e familjes së tij. Ashtu sikurse edhe në të vërtetë ndodhi. Ndërsa lidhur mbi viktimën, Ramazan Sino, ai thuhet se kishte punuar për një kohë të pacaktuar si shofer në Prokurorinë e Apelit në Tiranë. Punë nga e cila nuk dihet se kur ishte tërhequr, ashtu si edhe arsyet.

Hetimi

“Gentjan Bejtja prej më shumë se një viti kishte ikur në Hollandë, por autoritetet nuk kanë informacion që ka kërkuar azil politik atje. Ndërkohë që janë duke u kryer një sërë veprimesh hetimore për të zbuluar vendndodhjen e tij”.

Por cila është e shkuara e errët e Gentjan Bejtjas? Pse ai është bërë shpesh pre e disa atentateve të rënda? Çfarë e lidh atë me vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj dhe zhdukjen e Enver Stafukës? Po me dy ngjarje të tjera të rënda?

Ngjarja e parë në të cilën Gentjan Bejtja, del se u përfshi është ajo e vrasjes së komisarit të Policisë, Dritan Lamaj.

Ai u qëllua për vdekje më 24 shkurt 2013, në Tiranë, brenda makinës së tij, vrasje për të cilën u mor në akuzë, biznesmeni Arben Frroku. Në atë kohë vëllai i deputetit Kristiandemokrat, Mark Frroku. Gentjan Bejtja, që thuhet se bashkë me Enver Stafukën, i siguroi Arben Frrokut, makinën me të cilën kreu krimin ndaj shefit të komisariatit Nr. 6 në Tiranë, Dritan Lamaj, pas një përplasje fizike që dy të fundit, kishin pasur më herët.

Por, si Bejtja ashtu edhe Stafuka, do të shpalleshin më vonë të dy të pafajshëm, lidhur mbi këtë ngjarje, pasi gjykata vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të provuar akuzën ndaj tyre. Por emri i Gentjan Bejtjas, shpejt do të dilte në një tjetër ngjarje. Këtë herë në atë të zhdukjes së mikut të tij, Enver Stafuka, mbrëmjen e datës 8 shkurt 2015.

Bejtja, ishte i pranishëm në takimin që Stafuka pati me disa eksponentë të rëndësishëm të krimit në Fushë-Krujë, por jo vetëm. Ai nuk foli kurrë se çfarë ndodhi me mikun e tij, i cili vetëm pak minuta pasi doli atë natë nga lokali në qendër të Fushë-Krujës, u rrëmbye nga një togë e maskuar policësh.

Rrëmbimi dhe zhdukja pa nam e nishan e mikut të tij, duket se do të ishte edhe prologu i atentateve të vazhdueshme që do të kryheshin ndaj Gentjan Bejtjas. Në shtator 2016, ai i shpëtoi mrekullisht një shpërthimi me lëndë eksplozive të vendosur poshtë automjetit të tij. Atentat nga i cili mbeti i plagosur në njërin nga këmbët, por që fatmirësisht nuk i mori jetën.

Në janar të vitit 2022, ai u bë pre e një tjetër atentati. Këtë herë në Fushë-Krujë, ndërsa po udhëtonte me makinë së bashku me Klodian Stafukën. Aty Bejtja mbeti i plagosur në krah dhe për pasojë makina që drejtonte përfundoi në kanal,  jashtë rrugës.

Por ish-polici i burgjeve, që sot po kërkohet me ngulm të vritet, del edhe në dy ngjarje të tjera. Ai thuhet se ishte ndërsa personat e fundit që komunikoi me biznesmenin Iljas Çali, para se ky të vritej mbrëmjen e 3 Prillit 2022, ndërsa po kthehej me makinën e tij nga Rinasi në drejtim të Tiranës.

“Tri apo katër ditë përpara se të vritej, kam qenë në shtëpinë e Iljas Çalit për vizitë bashkë me gruan dhe fëmijët. Flisja me të vazhdimisht. Për herë të fundit kam shkëmbyer mesazhe me të, një orë përpara se të vritej.

Iljasi me dërgoi një video fetare dhe më shkroi: ‘Dëgjoji se janë fjalë të mëdha’. Unë i shkrova: ‘Jam tu nejt në shtëpi’ dhe i dërgova një foto nga telenovela e Ertugrulit”, deklaronte Bejtja.

Në dëshminë e tij, Gentjan Bejtja, tregoi edhe arsyet përse nuk kishte shkuar në varrimin e Iljas Çalit. Çali ndërkohë i kishte thënë se minierën e kishte marrë sërish në zotërim.

“Ai më tha që ‘e kam marrë vetë minierën’. Lajmin e vrasjes e mësova nga televizori. Në varrimin e Iljasit nuk shkova, sepse unë kisha miqësi me të, por nuk kisha lidhje aq të forta me familjen e tij”, shprehej ai.

Alibia e tij për të mos shkuar në varrimin e mikut, me të cilin kishte pasur hyrje-dalje familjare, nuk iu duk edhe aq e besueshme hetuesve. Ai mendohet se nuk shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Iljas Çalit, me qëllim për të shmangur kontaktet me disa personazhe të tjerë nga Nikla, që gjendeshin në atë varrim.

Personazhe me të cilët Bejtja thuhet se kishte krijuar konflikte dhe përplasje të lindura kohët e fundit. Po kështu Bejtja ka dhënë dëshmi edhe për atentatin ndaj Marklen Hakës, një tjetër ngjarje për të cilën ai dyshohet se qëndron pas atentatit ndaj këtij të fundit. Personazh me të cilin ndan një urrejtje të gjatë.

Ndërkohë që Bejtja thuhet se është aktualisht një prej kundërshtarëve të përbetuar edhe i vëllezërve Valter dhe Durim Bami. Edhe këta të cilësuar si ‘Të Fortët’ e fshatit Nikël në Fushë-Krujë.

Personazhe, banesat e të cilëve ishin të parat që u kontrolluan nga policia, fill pas atentatit të mbrëmjes së 4 Korrikut. Valter Bami ishte një ndër të parët që u morën në pyetje nga policia në lidhje me atentatin e fundit ndaj familjes së Gentjan Bejtjas.

“Siç edhe më gjetët kam qenë në shtëpinë time në gjumë. Nuk e kuptoj përse më keni shqetësuar, pasi nuk kam përplasje apo konflikte me askënd”, ka deklaruar ai. /BalkanWeb

atentati në fushë-krujë gentjan bejtja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet