2 Tetor 2022, 11:17
Nga e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
KLOS- Detaje të reja kanë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Klos. Mësohet se 5 grabitësit kanë hyrë në banesë nga dritarja e pasme e shtëpisë.
Pasi kanë hyrë në banesë hajdutët kanë lidhur si fillim djalin e vogël të shtëpisë, që në ato momente ishte vetëm me nënën e moshuar, rreth 80 vjeçe. Të dy nënë e bir janë dhunuar me qytën e automatikut në kokë, duke iu krijuar fraktura të shumta. Pasi kanë kontrolluar nëpër dhoma, autorët kanë gjetur 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë, ndërkohë që nga jashtë mendohej se banesa ruhej nga persona të tjerë, dhe më pas të gjithë janë larguar në drejtim të rrugës kryesore që të çon në Klos.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit ku 5 persona të armatosur kanë hyrë me dhunë në banesën e Përparim Lleshit në fshatin Dom të Klosit ku pasi kanë dhunuar, torturuar e më pas lidhur familjarët kanë grabitur dhe 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë. Sipas dëshmive nënë e bir janë goditur disa herë me qyten e kallashnikovit ku për pasojë u janë shkaktuar dhe fraktura të rënda. Sipas informacione dyshohet se në këtë mgjarje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë të cilët mund të kenë qëndruar jashtë për të bërë roje. Deri më tani Policia ka bërë shoqërimin e 6 personave si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
grabitje me arme ne klos
Aktualitet
2 Tetor 2022, 11:03
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ishte marrë...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 10:46
e.k
Foto ilustruese
KLOS- 6 persona janë shoqëruar nga policia e cila po zhvillohen hetimet e para për ngjarjen e rëndë të n...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 09:58
e.k
I afërmi i familjes dukle folur për mediat
KLOS- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rën...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 09:32
e.k
Termocentralet lundruese Vlorë
TIRANË- Dy termocentrale lundrues, që kanë hedhur tanimë spirancat e tyre në Gjirin e Vlor&eum...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 09:29
e.k
Foto ilustruese
DURRËS- Një 65-vjeçar i identifikuar me inicialet M.SH është arrestuar nga Polica e Durrësit, pasi ka ...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 08:16
e.k
Titujt kryesorë të portaleve
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja....
Aktualitet
2 Tetor 2022, 08:05
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria, për të përballua...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 07:52
e.k
Shtëpia ku ndodhi grabitja
KLOS- Një grabitje me maska ka ndodhur pak pas mesnatës në Klos. Reth orës 2 të mëngjesit 5 p...
Aktualitet
2 Tetor 2022, 07:20
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e kushteve të q...
Aktualitet
1 Tetor 2022, 23:20
F.M
Aksioni i policisë
TIRANË- Moti i keq dhe reshjet e dendura nuk i dal drejtuesit e mjeteve që të tejkalojnë shpejtësinë ...