Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia informon se dy mjekët kanë qënë në hetim për një kohë të gjatë.
TIRANË- Mjeku Nazmi Metaliu dhe tekniku i imazherisë në QSUT, Astrit Mansaku, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke përfituar para nga pacientët të cilët donin të bënin skanerin. Policia informon se dy mjekët kanë qënë në hetim për një kohë të gjatë. Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se dy personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.
NJOFTIMI I POLICISE:
Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Skaneri”, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. U morën para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për bërjen e skanerit, vihen në pranga 2 shtetas (mjeku dhe tekniku i Shërbimit të Imazherisë në QSUT). Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Skaneri".
Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:
- N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek;
- A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.
Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
QSUT TIRANË-Arrestohen në flagrancë dy mjekë në ambientet e brendshme të Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë ...
Mallrat TIRANË- Një 44-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar 'Shitje...
TIRANË-Policia ka dhënë më shumë detaje për aksidentin tragjik ku humbi jetën mbrëmjen e kaluar Enjo Saliaj. Sipas for...
Bulqize BULQIZË- Moti i keq në Shqipëri ka sjell probleme në disa akse rrugore. Bëhet me dije se për shkak të ngricave n...
Foto Ilustruesee DURRËS- Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se ka humbur jetën 66-v...
Policia VLORË- Policia ka çmontuar 26 kamera të paligjshme në Vlorë dhe në Delvinë. Deri tani, janë iniciuar heti...
Foto Ilustruese KORÇË- Moti i keq në Korçë ka sjell probleme me energjinë elektrike. Bëhet me dije se rreth 300 fami...
Policia DURRËS- Policia ka zbuluar kamera të tjera të vendosur në mënyrë të paligjshme në Durrës. Shkon n...
Bore TIRANË- Reshjet e dëborës kanë qënë me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës, në Kuk&eu...
Policia TIRANË- Vijon operacioni i koduar “Fijet“. Policia bën të ditur se janë çmontuar edhe 23 kamera të...