LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhuna dhe kushtet e punës, infermierët paralajmërojnë protestë: Shteti na ka harruar

Infermierët deklarojnë se ka mungesë stafi, medikamentesh dhe shërbimesh në spitalet ku punojnë.

4 Shtator 2022, 08:03 Nga A.B
Dhuna dhe kushtet e punës, infermierët paralajmërojnë
Infermier

TIRANË- Shoqata e Infermierëve në Shqipëri paralajmëron protestë. Shkak është bërë dhuna ndaj tyre, mungesa e stafit dhe e vëmendjes së institucioneve si dhe kushtet e punës. Përmes një deklarate publike, Shoqata ngre si problem dhunimin e dy infermiereve në QSUT dhe mungesën e përgjigjes së institucioneve për këtë rast, të cilët e kanë trajtuar si gjë normale. 

Në deklaratë theksohet se ka mungesë stafi, medikamentesh dhe shërbimesh sidomos të atyre bazë që i nevojiten çdo pacienti.

'Mungese e theksuar stafi duke mbingarkuar personelin që punon i cili nuk përballon fluksin e shtuar të pacienteve. Mungesa e theksuar e mjekeve specialist- ku në shumicën e rasteve shërbimet mbulohen nga mjeke specializant të rinj pa eksperience e ku në shumicën e rasteve dhe jo profesionist. Mungese e theksuar e mendikaneteve të ndryshme edhe ato baze për të cilat familjarët detyrohen t’i blejnë neper farmacitë e ndryshme që ndodhen rreth QSUT.'- deklarojnë infermierët. 

Ato bëjnë të ditur se janë harruar dhe abuzuar nga vetë shteti, nga Sindikatat, nga institucionet ku punojnë. Të vetmen zgjidhje, infermierët shikojnë protestimin për të drejtat e tyre. 

DEKLARATA e plotë e Shoqatës së Infermierëve

Lajmi për dhunimin e dy infermiereve tek spitali i Pediatrisë nga familjaret e një fëmije që ishte paraqitur pranë Pediatrisë në QSUT e dërguar si çështje dhe në prokurori nga denoncimi i bërë nga dy infermieret e dhunuara ka kaluar si një ngjarje normale nga të gjithë institucionet. Një fenomen i përsëritur shpesh në çdo kohe ,dhe që nuk mungoj as në kohen e pandemisë. Një fenomen që ndodh në forma të ndryshme jo vetëm në Tiranë por në çdo spital në Shqipëri. E çuditshme është fakti që nuk shqetësohen as për largimin masiv të infermierëve që ndodh çdo ditë duke shkaktuar mungesë personeli në shumë spitale dhe qendra shëndetësore sërish dhuna nuk ndalet ndaj bluzave të bardha e sidomos ndaj Infermierëve duke qenë se janë kontakti i parë me pacientët. Një lum mesazhesh kane ardhur në drejtim të Shoqatës së Infermiereve duke deklaruar që ky fenomen i dhunës ndodh rëndomte në Shqipëri. Edhe pse fajtorë të këtyre ngjarjeve nuk janë Infermieret por janë mungesat e shumta që ndodhin në institucionet shëndetësore në vend si: Mungese e theksuar stafi – duke mbingarkuar personelin që punon i cili nuk përballon fluksin e shtuar të pacienteve. Mungesa e theksuar e mjekeve specialist- ku në shumicën e rasteve shërbimet mbulohen nga mjeke specializant të rinj pa eksperience e ku në shumicën e rasteve dhe jo profesionist

Mungesat e theksuara të medikamenteve apo shërbimeve – ku prej vitesh sidomos në QSUT shërbimi i Pediatrisë pas orës 16:00 shërbimet për echo ,grafi dhe analiza duhet ti marrin tek spitali i Urgjencës Polivalente apo siç njihet ndryshe Spitali i Sëmundjeve të Brendshme

Mungese e theksuar e mendikaneteve të ndryshme edhe ato baze për të cilat familjarët detyrohen t’i blejnë neper farmacitë e ndryshme që ndodhen rreth QSUT. Përtej këtyre shumica e pacienteve dhe familjarëve përballen me situata të ndryshme ku dhe për analiza apo ekzaminime të tjera rekomandohen nga mjekët që të behën në klinika apo spitale private pasi aty punojnë pikërisht këto mjekë pas orarit të punës që mbarojnë në shtet. Fatkeqësisht në asnjë situate nuk ka pasur reagime as nga QSUT apo sidomos të harruar dhe prej Sindikatave të ndryshme të krijuara në emër të këtyre profesionistëve por që përveç kuotave dhe lekëve që marrin asnjë mbrojtje nuk kanë bërë kurrë ndaj personelit shëndetësor.

Të gjendur në këtë situatë dhe dilemës për të lëne punën apo për tu larguar nga Shqipëria pasi nuk vlerësohen siç duhet, nuk paguhen etj e së fundmi të gjendur dhe të pambrojtur e të pasigurtë gjate orarit të punës shumë infermiere ënga Spitalet me të mëdha në vend kërkojnë përfaqësimin e tyre nga Shoqata në nisjen e një sërë protestave në vend deri në zgjidhje të kërkesave të tyre. Ndërsa çdo dite jemi në kontakt me gjithë personelin në vend se shpejti do të dalim në një date të caktuar për të protestuar për të drejtat e çdo infermieri në Shqipëri. Fatkeqësisht të harruar dhe abuzuar nga vete shteti, nga Sindikatat, nga institucionet ku punojnë e nga çdo parti politike në qeveri apo opozite e vetmja zgjidhje mbetet që ti dalin për zot vetes përmes protestave për të drejtat e tyre.

infermiere protesta e infermiereve

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri