4 Shtator 2023, 09:29
Nga A.B
Arme
TIRANË- Ronald Bebja është vënë në pranga pasi dyshohet se dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij.
Pas informacioneve që mori policia se një person ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe mbante armë zjarri në banesë, në Burrel, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Bashkëpunimi".
Si rezultat, u bë arrestimi i 25 vjeçarit, banues në Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
25-vjeçari dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në fshatin Fullqet, Burrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, operacioni policor i koduar "Bashkëpunimi". Dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Burrel, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe mbante armë zjarri në banesë, në Burrel, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Bashkëpunimi".
Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit R. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 25-vjeçari dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në fshatin Fullqet, Burrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
operacioni bashkepunimi ronald bebja
Aktualitet
4 Shtator 2023, 09:12
A.B
Mato Glluçaj
TIRANË- Mato Glluçaj, 23-vjeçari i cili vrau babanë e tij në Selenicë duke i vendosur tritol në ...
Aktualitet
4 Shtator 2023, 09:01
A.B
Policia
TIRANË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte kallëzuar se i kishin vjedhur çan...
Aktualitet
4 Shtator 2023, 07:43
A.B
Adriana Prendi
SARANDË- Aksident me pasojë vdekjen në aksin Sarandë-Qafe Bote në afërsi të Konispolit. "Balkanweb" rapor...
Aktualitet
4 Shtator 2023, 07:14
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në ...
Aktualitet
4 Shtator 2023, 07:05
A.B
Teksa janë me mijëra qytetarët që nuk po arrijnë dot të zgjidhin problematikën e pronësisë së pasurive t&eum...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 22:18
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Një pushues grek ka mbetur i dëmtuar pasi ra aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 21:24
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Bandat po ofrojnë pasaporta të rreme për 12,500 £ me foto që ngjajnë me migrantin ose krimi...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 20:54
k.m.
Foto ilustruese
Bumi turistik që përballoi dhe vazhdon të ketë ende Vlora, duket se ka reflektuar edhe në të ardhurat financi...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 18:50
k.m.
Foto ilustruese
Kontrata koncesionare e sterilizimit më vlerë gati 100 mln euro nuk i ka nxjerrë jashtë funksioni autoklavat e vjetra n...
Aktualitet
3 Shtator 2023, 17:39
k.m.
Artjon Taçi
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia drejtorin e zjarrfikëses së Cërrikut dhe 4 të arrestuarit e tjer&eu...