Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Nga verifikimet rezultoi se njëri prej tyre kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata për krime në fushën e narkotikëve.
HIMARË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre të rinjtë në Himarë, të cilët dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë çakmak 70-vjeçarin në banesën e tij. Me datë 12 korrik ata kishin hyrë në banesën e tij, e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kanosur me një imitues arme zjarri, me qëllim vjedhjen e një shume parash.
Nga verifikimet rezultoi se njëri prej tyre kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata për krime në fushën e narkotikëve. Nga hetimet rezultoi se 3 të rinjtë kishin mbajtur banesën e 70-vjeçarit në vëzhgim për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për të kryer krimin.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një 70-vjeçari, se më datë 12.07.2026, në fshatin Borsh, 3 shtetas kishin hyrë në banesën e tij, e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kanosur me një imitues arme zjarri, me qëllim vjedhjen e një shume parash, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin policor të koduar "Shuma".
Në kuadër të operacionit u identifikuan, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:
E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë;
K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë;
A. C., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata për krime në fushën e narkotikëve.
Nga hetimet rezultoi se 3 shtetasit kishin mbajtur banesën e 70-vjeçarit në vëzhgim për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për të kryer krimin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Pamje FIER- 104 të dënuar në burgun e Fierit, mes tyre edhe 2 persona me masa të larta dënimi dhe 2 të huaj jan&eum...
Martin Cani TIRANË- Gjykata e Apelit ka shpallur ditën e sotme vendimin për Mario Perlleshaj, i akuzuar për vrasjen e të miturit, ...
Burgu i Rrogozhinës RROGOZHINA- 94 të burgosur kanë lënë ambientet e burgut të Rrogozhinës, pas zbatimit të amnisti...
Pamje LUSHNJE- 127 të dënuar kanë përfituar nga amnistia penale në Kosovë të Lushnjes. Të burgosurit e liruar, ishi...
Foto ilustruse TIRANË- Aminstia penale ka bërë të mundur lirimin e shume të burgosurve në vend. Falë saj kanë p&eum...
Ish i burgosuri FIER- Një i burgosur i cili ka përfituar lirimin nga burgu i Fierit, ka deklaruar se në Shqipëri nuk jetohet pa s...
Igli Muhameti SHKODËR- Një i burgosur i cili është liruar nga burgu i Reçit, falë amnistisë penale ka falenderua...
Pamje LEZHË- Policia ka zbuluar ditën e sotme pesë parcela me kanabis në territorin e fshatit Velë, njësia administrative Kol...
Rozeta Dobi TIRANË- Rozeta Dobi e cila është dënuar për vjedhjen e 500 mijë eurove në banesën e Alda Klosit ka...
Besmir Gjezari DRENOVË- Ditën e sotme ka nisur zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 54...