7 Maj 2023, 15:36
Nga DOSJA
Elvis Hila
LEZHË- Dy autorë të dyshuar janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për dhunë. Bëhet fjalë për Paulin Përgjinin dhe Indrit Amerin, të cilët kanë goditur për shkak të detyrës gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij. Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi dhunuan fizikisht më 25 janar gazetarin.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lezhë/Goditën për shkak të detyrës, një gazetar, ndalohen 2 autorët e dyshuar që ishin shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës policore për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, gjatë ditës së sotme, kanë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim: I.(E). A., 35 vjeç, banues në Zejmen dhe P.(L). P., 32 vjeç, banues në Manati. Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 25.01.2023, në Lezhë, kanë dhunuar fizikisht, për shkak të detyrës, shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe bashkëshorten e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
elvis hila dhunohet elvis hila paulin pergjini indrit ameri
Aktualitet
7 Maj 2023, 15:25
F.M
Karabinierët
ITALI- Nënë e bir, 74 dhe 48 vjeç, nga Shqipëria kanë ndërruar jetë në një aksident t...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:48
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se makina ka qenë...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:34
F.M
Myrteza (Zani) Çaushi
TIRANË- Myrteza (Zani) Çaushi, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm kërkon rishiki...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:21
F.M
Dhunimi
TIRANË- Një qytetar është dhunuar nga policia ditën e sotme. Ngjarja është dokumentuar me video nga dëshmit...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:11
I.A
Kapsola
TIRANË- Shoferi i autobusit që transportonte tifozët e Kukësit në ndeshjen Partizani-Kukësi është proc...
Aktualitet
7 Maj 2023, 14:08
I.A
Policia
SARANDË- Një 52-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Sarandë pasi u kap duke transportuar ...
Aktualitet
7 Maj 2023, 12:53
I.A
Gjergj Luca
ELBASAN- Biznesmeni Gjergj Luca ka deklaruar se është në pritje të përgjigjes së Kiarës dhe Luzit p&eum...
Aktualitet
7 Maj 2023, 12:50
F.M
Vendi ku ndodhi vrasja
ITALI- Fotot që po shikoni tregojnë pamjet nga vendi ku jetonte familja shqiptare Malaj, që një natë më...
Aktualitet
7 Maj 2023, 12:44
F.M
Vendi ku jetonte familja shqiptare
ITALI- Mediat italiane kanë zbardhur emrin e 16-vjeçares shqiptare që u fut të ndante prindër...
Aktualitet
7 Maj 2023, 12:21
F.M
Karabinierët
ITALI- Taulant Malaj është shqiptari që vrau të bijën, një italian dhe plagosi bashkëshorten e tij. Ng...