Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
FOTOT/ Dalin pamjet e para nga ngjarja me dy të vrarë në Itali, shkallët e mbuluara nga gjaku
E gjithë godina është e rrethuar dhe i është vendosur shiriti nga autoritetet.
7 Maj 2023, 12:50Nga F.M
Vendi ku ndodhi vrasja
ITALI- Fotot që po shikoni tregojnë pamjet nga vendi ku jetonte familja shqiptare Malaj, që një natë më parë, u kthye në skenë krimi. Në pamje duken shkallët e mbuluara nga gjaku, vend ku 45-vjeçari shqiptar, Taulant Malaj vrau italianin Massimo De Santis, 51 vjeç. E gjithë godina është e rrethuar dhe i është vendosur shiriti nga autoritetet.
Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s. Rreth orës 02:00, 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja.
51-vjeçarin, ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht dhe në momentin që shqiptari i drejtoi thikën gruas, 16-vjeçarja u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën. Për rrjedhojë, 45-vjeçari e qëlloi me thikë të bijën duke e lënë të vdekur në vend. I pajetë është gjetur dhe italiani në shkallë, që siç duket kishte humbur shumë gjak, ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. 45-vjeçari ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.