LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Dimri i madh i çmimeve’ ka mbërritur në Tiranë, gjalpi shitet me 17 mijë lekë kilogrami

Ndonëse ushqimet janë kategoria që prej më shumë se një viti po mban gjallë inflacionin, në vend të konsumit, po rriten çmimet. Që në krye të herës, fillimi i luftës në Ukrainë paralajmëroi që tregjet globale do të prekeshin nga një ‘dimër i madh çmimesh’, me rritje të vazhdueshme që do të rëndonin xhepat e konsumatorëve.

27 Nëntor 2022, 15:44 Nga DOSJA
‘Dimri i madh i çmimeve’ ka mbërritur në
Tregtarë

“Në kaq shumë vite punë, nuk e mbaj mend herën e fundit kur blerjet e qytetarëve në tregjet me pakicë ishin aq të pakta”. Kështu thotë për Gazetasi.al Viktor Kondatçiu, referuar krizës së çmimeve, një tregtar që shet në krye të tregut te ish-Uzina Dinamo, aty ku ditët tashmë duken krejt pa humor me blerjet e vakëta. Shtrenjtimi i çmimeve po vazhdon zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët.

Ndonëse ushqimet janë kategoria që prej më shumë se një viti po mban gjallë inflacionin, në vend të konsumit, po rriten çmimet. Që në krye të herës, fillimi i luftës në Ukrainë paralajmëroi që tregjet globale do të prekeshin nga një ‘dimër i madh çmimesh’, me rritje të vazhdueshme që do të rëndonin xhepat e konsumatorëve. Dhe për këta tregtarë, ky “dimër” mbërriti që në tetor. Kondatçiu thekson për Gazetasi.al se blerjet prej shumë kohësh vijojnë të jenë të ulta, me njerëzit që kalojnë andejpari vetëm për perimet më të domosdoshme. 

“Prodhimi i pakët vendas i ka mbajtur të larta çmimet e fruta-perimeve. Nga ajo që shohim çdo ditë, qytetarët janë në krizë. Ritmet e blerjes kanë ardhur vetëm në ulje dhe të njëjtën ecuri parashikojmë edhe për festat e fundvitit”, vijon mandej ai.  Thuajse të njëjtën gjë, pohoi për Gazetasi.al edhe një tregtar tjetër i cili shtoi se është krejt pesimist për fitimet që pritet të marrë gjatë festave. 

Nga ana tjetër, konsumatorët ndihen krejt të pambrojtur karshi kësaj rritje çmimesh. Tregjet e pakicës në kryeqytet janë lajmëruar nga grosistët se gjatë dhjetorit do të ketë një rritje të mëtejshme çmimesh kryesisht për bulmetin dhe mishin e nënproduktet e tij. Kjo valë e re do diktohet edhe nga kërkesa e shtuar në treg nga emigrantët që pritet të rikthehen për periudhën e festave.

"Kuzhina shqiptare është e bazuar te mishi, ndaj konsumi i tij pritet të rritet ndjeshëm edhe nga rritja e numrit të vizitorëve. Por reduktimi i prodhimit dhe kjo kërkesë më e madhe nga restorantet do ndikojë shpejt në rritjen e çmimeve", tha për Gazetasi.al një tregtar mishi. Gazetasi.al tha se që tani çmimi i gjalpit në supermarketet shqiptare është rritur 30-35% duke arritur në 1700 lekë/kg nga 1200 lekë që ishte në tetor.

“Në dhjetor mund të ketë sërish një rritje të lehtë çmimesh për shkak se atëherë janë edhe përgatitjet më të mëdha për bakllavanë, për të cilën gjalpi është ingridient kryesor”, tha një tregtar.

Edhe produktet e tjera të bulmetit kanë ndjerë rritje, kryesisht gjiza edhe djathi. Kjo për shkak të rënies së numrit të krerëve të bagëtive, shtrenjtimit të kostove, energjisë e gazit. Në buletinin e tetorit ku inflacioni arriti nivelin 8.3%, INSTAT raportoi se brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 24.3 %, “bukë dhe drithra” me 17.1%, “mish” me 12.4 % dhe “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 11.8 %. Prodhuesit dhe tregtarët vendas thonë për Gazetasi.al se janë të shqetësuar se, ndërsa do vazhdojnë të furnizohen me çmime shumë të larta, në tregun e brendshëm do vijojë të ushtrojë presion ulja e konsumit.

Marrë nga GazetaSi

viktor kondatçiu kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare

‘Shpërthen’ Shehi: Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani, turp për qeverinë e para vitit 2013

"Zemërohet" Vjosa! Pamjet e rrjedhës pas reshjeve të dendura, apel për të monitoruar situatën

Terren i VËSHTIRË- Momenti kur shpëtohet 43-vjeçari që po kërkonte thesarin në Gramsh

Proteste per Luiz Ejllin

Protesta per Luiz Ejllin te Top Channel

Momenti kur peshkarexha “Geni” kapet duke u furnizuar me naftë nga anija libiane

Shpërthimi me tritol në banesën e Shefit të Krimeve, babai: Ishte i fuqishëm

Ministri Çuçi: Në 2022 kemi pasur 49 viktima

Rruga e Krastës, zyrtari i PS: Do të bojkotojmë zgjedhjet lokale

Banorët e Mamurrasit në protestë: Mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë orar pa orar na shqetësojnë

U helmuan nga uji në lokal, flet administratorja e hotelit në Shkodër: Uji ka qenë i ambalazhuar

Rrethohet nga FNSH dhe RENEA shtepia e Ervis Martinajt

Telefonata URGJENTE! Noka i ka bllokuar Foltoren, Nikolla harron mikrofonin hapur: Po e përjashtoj