Viktima e tretë për sot! Gjen vdekjen në spital 33-vjeçari në Elbasan, Policia: Qëlloi veten me thikë në zemër
Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, Policia nxjerr një tjetër version: Hajdari e qëlloi veten me thikë në zem&...
Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, Policia nxjerr një tjetër version: Hajdari e qëlloi veten me thikë në zem&...
Zbulohen identitetet e viktimave, kush u vra brenda lokalit në Kavajë 29 Mars, 19:31 Thellohet bilanci në Kavaj...
Lajçak vizitë në Berlin e Londër, bisedime për dialogun Kosovë-Serbi 29 Mars, 18:00 'Nuk do t&...
Sulmi ndaj Top Channel, gazetarja: ‘Range Rover’-i pësoi defekt dhe i la në mes të rrugës, pjesa përpara s&...
Qindra kuintalë grurë i kanë mbetur në thasë dhe makineritë bujqësore pa punë.
Një vit më parë, Bilal Kasmi, një fermer në Durrës, mbolli 20 hektarë grurë. Sot, prodhimin nuk e shet dot.
Qindra kuintalë grurë i kanë mbetur në thasë dhe makineritë bujqësore pa punë.
“Kur e mbollëm ishte ureja 36 mijë lekë/kv, kur e prashitëm shkoi 125 mijë lekë dhe ku ta çojmë ne”, thotë Kasmi.
I pyetur se sa kv i ka mbetur stok, ai thotë se “janë rreth 800 kv grurë këtu brenda. Vetëm me e fal se nuk na del kosto. Unë mjetet, djali i tezes futi lekët dhe pa asnjë përkrahje e nafte. Na rroftë mundi”.
Në një treg kaotik dhe pa asnjë mbështetje nga skemat për bujqësinë, ndonëse ka aplikuar që në mars, këtë vjeshtë e ka lënë tokën djerrë. Si ai dhe shumë fermerë të tjerë.
“Patëm gjetur treg, po lëvizën çmimet. Asnjë gram s’e mbjell më se ku ta çoj?! Edhe tokën që e mora e kam lënë. S’kemi asnjë lloj interesi”.
“Fshatarët shqiptarë po çajnë në botë, jo më këtu në vend të vet. Këtu nuk ka asnjë mbështetje, asnjë gjë. Ku të shkosh këtu, ku të mbytesh. S’ke asnjë të drejte.…Alamet toke, alamet prodhimi ka mbet djerrë”.
“Ose punoje ose jepe me qira ta punojë dikush tjetër, ndryshe do paguash qimet e kokës siç e bën gjithë bota.”
“Gruri është këtu. Punoj që të fitoj 5 lekë dhe t’i fus prapë e të punoj dhe nesër. Ku të mbytem tani. Të vras veten. Çfarë të ngrejë më taksa ai?! Më mirë të na verë litarin. Ja ku është fakti, s’po e fsheh”, shprehet Bilali.
” Ai ka llafe, nuk ka punë. Kujton se nuk marrin vesh katunarët. Katunarët janë më të mençur se ai. Bën ashtu që t’u mbushë mendjen njerëzve, po hajde shihe. Ja ku është fakt. -Po ju do e punoni nëse rritet taksa për tokën? – Po ne s’jemi duke e punuar me këto taksa që lëvizin njëherë në tre ditë. Çfarë thashë unë? Ç’të bëjmë ne?! … na ka ngel të lëshojmë qetë si dikur e të punojmë për një copë bukë. S’ka ngel gjë tjetër këtu”.
Mungesa e politikave mbështetëse për prodhimin vendas është një tjetër problem për fermerin.
“S’ke asnjë lloj garancie dhe ai tjetri tallet me mundin tënd. Ke ç’ti thuash këtij gruri?! Shko e merr atë që vjen nga Serbia me pluhur e mbetje. Shkarkohen këtu dhe e marrin tonin dhe e çojnë atje.”
Në këto kushte, ai ndjehet i pashpresë dhe i pasigurt për të nesërmen.
“Te kalamajtë do të shkojmë. Na rroftë mundi që kemi bërë shtëpitë që të rrisim fëmijët e për një jetesë më të mirë. Nuk i them dot fëmijëve që hajdeni këtu, se s’po jetoj dot vetë më gruan. Jam 20 e ca milion lekë brenda”, shprehet fermeri./Marre nga Topchannel
Rruga TIRANË- Roxhesa Klironomi, 24 vjeç, është viktima e dytë e aksidentit tragjik në Durrës, e cila deri më...
Droga e kapur GREQI- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar dje paradite në zonën e Kozanit, nga efektivë të...
Arber Tivari TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e viktimës dhe të plagosurit nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e...
Dua Lipa TIRANË- Presidenti Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të...
26-vjecari shqiptar GREQI- Vajza 21-vjeçare nga Chania, e cila mbeti e plagosur rëndë pasi u përplas nga 26-vjeçari ...
Ismali Qemali Vlorë, pasdite 28 Nëntor 1912 /…/ Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pasho...
Elton Kikia TIRANË- Me një fermë të rrallë, vetëm të dytën të tillë në Shqipëri, Elton Kikia th...
Makina TIRANË- Kjo është makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë në Durrës, dy prej të cilëv...
Shqiptaret BRITANI- Shqiptarët janë kthyer në problem për autoritetet britanike mirëpo nuk po ndalojnë synimin e tyre: Emigri...
Aksidenti TIRANË- Dy vajza humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Durrë...