LIVE UPDATES
Aktualitet

"Disa festojnë, disa protestojnë", REL: Pak për të festuar, shumë për t'u brengosur në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, një në tri gra në botë përjeton dhunë, ndërsa çdo 10 minuta, një grua vritet. Situata nuk është e mirë as në shtetet ku ekzistojnë korniza ligjore dhe sisteme për mbrojtje.

8 Mars 2025, 07:44 Nga r.ll
"Disa festojnë, disa protestojnë", REL: Pak për të
foto ilustruese

TIRANË- Nisur nga sfidat me femicidin në rajonin e Ballkanit, lufta kundër mosndëshkimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Ukrainë, e deri te vendosja e detyrueshme e hixhabit në Iran, apo gërryerja e çdo të drejte të grave në Afganistan, duket se ngritja e zërit për një jetë më të dinjitetshme dhe të barabartë, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme për gratë.

Tradicionalisht, disa gra festojnë, tjerat protestojnë. Dita Ndërkombëtare e Gruas nuk e ka të njëjtin kuptim kudo, por sidomos në Afganistan, do të thotë asgjë.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, një në tri gra në botë përjeton dhunë, ndërsa çdo 10 minuta, një grua vritet. Situata nuk është e mirë as në shtetet ku ekzistojnë korniza ligjore dhe sisteme për mbrojtje.

Kuraja për të ecur përpara

“Do të doja që asnjë grua të mos ndihet e vetme në betejën e saj“

Arjeta Gashi, e cila udhëheq Shoqatën për Prindër të Ndarë në Kosovë, thotë se sfidat për nënat vetushqyese janë të shumta dhe shpesh mbesin pa u dëgjuar. Dhuna dhe diskriminimi nuk janë gjithmonë të dukshme në publik, por ato lënë gjurmë në shpirt, thotë ajo. Prandaj Dita Ndërkombëtare e Gruas shërben si rikujtim për forcën dhe sakrificën që bëjnë gratë, shpeshherë në heshtje.

“Është një ditë që m'i kujton betejat e mia, por edhe triumfet e vogla që shpesh nuk shihen nga të tjerët. Është një thirrje për të mos u ndalur, për të kërkuar më shumë, për të mos pranuar më pak sesa që meritojmë”.

Sipas saj, çdo grua duhet të ndërtojë një jetë pa pengesa të padrejta, dhe të vlerësohet për atë që është dhe për atë që arrin.

“Do të doja që gratë ta mbështesin njëra-tjetrën, sepse vetëm të bashkuara mund t’i thyejmë barrierat që na vendosen”.

Gratë tjera kanë brenga tjera. Edhe kur arrijnë të largohen prej lidhjeve problematike, nuk iu shmangen dot sfidave.

Një grua nga Bosnjë dhe Hercegovina, që ka dashur të mbetet anonime, për shkak të gjithë përjetimeve të së kaluarës, tregon se si vuajtjet nuk i kanë përfunduar pas divorcit. Për të, 8 Marsi është ditë e veçantë suksesi, sepse e ka çliruar veten prej barrës që ka pasur në shtëpinë e ish-burrit, prej së cilës kërcënohej që do të dëbohej.

“Në realitet nuk ekziston as 8 Marsi, dhe as ligjet për gratë dhe nënat. Betejat me të cilat përballen gratë si unë, qofshin në situatë më të mirë, apo më të keqe, rrallë na lënë hapësirë që të ndihemi të sigurta. Aq më pak të respektuara“.

Aktivistja hungareze, Vera Mero, bën thirrje që 8 Marsit t'i kthehet kuptimi i ditës së parë, deri në ditën kur të mos jetë e nevojshme të potencohet.

“Dita e Gruas njihej për kërkesën e grave për të kërkuar të drejta të barabarta, por pas shumë dekadave punë të burrave, ajo u kthye në ditë të luleve dhe sheqerkave“.

Dhuna dhe stigma

Fytyra e Bernadett Oroszit është e gdhendur në kujtesën e Hungarisë.

Më 2019, ajo është rrahur nga ish-bashkëshorti dhe fotografia e saj ka përfunduar në rrjetet sociale. Sot, ajo lufton kundër dhunës në familje dhe beson që 8 Marsi është ditë për respektim, dhe mbështetje për të gjitha gratë.

“ Është e rëndësishme që të promovojmë barazi për gratë dhe të luftojmë kundër diskriminimit dhe dhunës, në këtë ditë dhe të gjitha ditët tjera“, ka thënë Bernadette.

“Uroj që gratë të kenë kurajën dhe vetëbesimin që të përballen me sfidat e jetës dhe të gjejnë komunitete që i mbështesin, për t'iu ndihmuar që të avancohen dhe zhvillohen“

Ajo beson se të gjitha gratë duhet të ndihen të vlerësuara çdo ditë.

“Dua që të gjitha gratë të respektohen dhe kenë trajtimin që meritojnë, dhe që të gjitha të gjejnë lumturinë dhe balancën në jetën e tyre“. Batmakan Zholboldueva, blogere nga Kirgizia, do të festojë këtë ditë me dy vajzat e saj.

“Në këtë ditë, lutem vetëm për të mira për veten dhe të gjitha gratë tjera. Lutem që të mos ketë kurrë abuzime apo dhunë ndaj grave, që ato do të jenë të lumtura, që mos të ketë lot, dhe që askush të mos jetë mbrapa grilave“.

Mirëpo, Sevda Kadiq nga Bosnjë dhe Hercegovina nuk do ta kalojë 8 Marsin e këtij viti me bijën e saj, Almën, e cila është vrarë më 2021 nga ish-burri i saj, edhe pas mbi 100 herëve që e kishte raportuar tek autoritetet.

“Do t'iu thosha grave që të kujdesen për veten dhe të jenë të kujdesshme me kë takohen. Dhe të mos jenë të heshtura“, ka thënë Sevda Kadiq.

“U bëj thirrje të gjitha grave që të mobilizohen që të gjitha ta dinë që asnjë grua nuk duhet të vritet më“.

Lufta dhe persekutimi

Përjetimet bëhen edhe më dramatike kur bëhet fjalë për gratë që jetojnë në zona lufte. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, vetëm brenda një dekade, numri i grave që jetojnë brenda 50 kilometrave të një konflikti të armatosur, ka shkuar në 612 milionë, një rritje shqetësuese prej 50 për qind.

Në mesin e tyre janë gratë nga Ukraina. Lufta, e cila ka qenë prezente në këtë shtet prej vitit 2014, ka pasur ndikim të prekshëm te shumë prej tyre. Në mesin e tyre është Lyudmila Huseynova.

Me origjinë nga Donjecku, Ludmilla është burgosur nga forcat ruse të sigurisë më 2019 dhe është akuzuar për aktivitete pro-ukrainase. Përgjatë ndalimit të saj, ajo është përballur me lloj-lloj abuzimesh.

“Ne duhet të japim shpresë që gratë të mos ndihen vetë në çfarëdo situate“

Ajo thotë se gratë që janë duke u përballur me luftën, sidomos gratë që janë përballur me torturë dhe abuzime, kanë harruar ndjenjën e çasteve të lumturisë.

“E kam përjetuar këtë vetë në dy vjetët e fundit. Dua që të gjitha gratë të përjetojnë ndjenjën e lumturisë. Të paktën për një moment, të paktën për disa minuta. Të kuptojnë se mund të jenë të lumtura edhe pasi të përjetojnë momente të tmerrshme në jetë“.

Si është të raportohesh tek autoritetet vetëm sepse je kundër luftës?

Lydia Prudovskaya, me kombësi ruse, e ka përjetuar në lëkurë këtë ndjenjë. Kur ka nisur lufta në Ukrainë, Lydia ka nisur të publikojë mesazhe kundër luftës në rrjete sociale.

Ndaj saj është ngritur kallëzim penal, ka nisur të kërcënohet që do t'ia marrin djalin e adoptuar, prandaj Lydia ka vendosur të largohet nga Rusia.

Sot ajo jeton në Francë dhe tregon se për të, 8 Marsi ka qenë gjithmonë i lidhur me fillime të reja.

“Gjithë jetën time kam jetuar në veriun e largët, dimrat kanë qenë shumë të gjatë. Pranvera është gjithmonë diçka e re, dhe 8 Marsi për mua do të thotë që dimri përfundoi, dhe vetëm të mira, gëzime dhe lumturi kemi përpara“.

Ajo uron që të gjitha gratë të jenë të lira, të respektohen nga liderët shtetërorë, kolegët dhe familjarët.

“Asnjëherë mos toleroni asgjë, ndryshojini vendet e punës dhe përjashtojini njerëzit toksikë nga ambienti juaj, mos u frikësoni që të ndryshoni jetën tuaj dhe të nisni nga e para, sepse do t’ia dilni“.

Sikur ajo, edhe Julianna është larguar nga Rusia. Ajo jeton tani në Spanjë dhe tregon se si pas zhvendosjes i ka ndryshuar perspektiva për 8 Marsin. Për të, kjo ditë është rikujtim se sa të brishta janë të drejtat e grave.

“Në thelb të kësaj dite është mbështetja për gratë dhe të drejtat e barabarta, për të cilat gratë kanë luftuar prej fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Disa e kanë paguar me jetën e tyre“.

Vendlindjen e ka lënë edhe Nasta Bazar. Aktiviste për të drejta të njeriut dhe nënë e dy vajzave, ajo është larguar nga Bjellorusia në Ukrainë, dhe pas nisjes së luftës, ka ikur në Poloni, ku mbështet gratë që janë përballur me dhunë seksuale apo dhunë në familje.

Ajo thotë se pabarazia gjinore dhe diskriminimi ekzistojnë ende dhe gratë duhet të luftojnë për të drejtat e tyre – prandaj është e rëndësishme Dita Ndërkombëtare e Gruas.

“Në të njëjtën kohë, është një ditë për të festuar për veten, për arritje, për rezultatet e mira të punës sonë, për fuqinë e motërisë“.

“Na duhet ta vendosim veten në plan të parë“

Ajo flet se si gratë janë mësuar për kohë të gjatë që të kenë prioritet nevojat e të tjerëve. Mirëpo, tani ka ardhur koha që ato të kujdesen për veten.

Para kthimit të talibanëve në pushtet, më 2021, gratë në Afganistan e kanë shfrytëzuar 8 Marsin për t'i diskutuar problemet dhe arritjet, derisa burrat u kanë blerë lule grave dhe nënave të tyre.

“Kjo nuk ndodh më“, ka thënë Katash, pronare e një lulishteje në Kabul.

“Fatkeqësisht, pas ndryshimeve të bëra, dyqani nuk ka punë dhe situata ekonomike është e rëndë“.

Në këtë vend nuk ka më as diskutime për problemet e grave, të paktën në publik. Një grua që jeton në Kandahar thotë nuk e di më pse është i rëndësishëm 8 Marsi për të.

“E kuptojmë prej televizionit dhe radios se kjo është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Gratë nuk janë në situatë aq të mirë, andaj nuk e festojnë 8 Marsin. Në Afganistan ka varfëri të madhe dhe jeta është e vështirë, sidomos për gratë. Shpresoj të ndryshojë situata në të cilën gjenden gratë“.

Në ditët e sotme, gratë në Afganistan nuk mund të lëvizin ku të duan, nuk i gëzojnë të drejtat themelore dhe as të drejtën për edukim.

“Nëse talibanët mbesin në pushtet, është e vështirë të besojmë që situata e grave do të ndryshojë për të mirë“, ka thënë gruaja nga Kandahari.

Afganistani mbetet vendi i vetëm në botë ku grave dhe vajzave u ndalohet shkolla e mesme dhe fakulteti, dhe ndërkohë përballen edhe me plot sfida tjera.

Heather Barr, zëvendësdrejtore e departamentit për të drejtat e grave në organizatën ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të gjithë duhet të mendojnë thellë për krizën më serioze për të drejtat e grave në botë – atë të Afganistanit.

“Gratë afgane me të drejtë ndihen të harruara nga bota. Por, ne mund të gjejmë shpresë dhe inspirim në vështirësitë e tyre, për shkak të kurajës së jashtëzakonshme, dhe për shkak se është e qartë që ato nuk do të dorëzohen kurrë, derisa të drejtat e tyre të respektohen plotësisht“, ka thënë Barr për Radion Evropa e Lirë.

“Të jesh grua në këtë vend është krim“, ka thënë një grua nga Irani, në kushte anonimiteti.

Autoritetet e Iranit i kanë intensifikuar përpjekjet për të zbatuar rregullin për vendosjen e mbulesës në kokë, përmendet në raportin e fundit të organizatës Human Rights Watch, ndërkohë që vazhdon persekutimi i grave që nuk veprojnë sipas rregullave në publik.

Në rritje janë edhe rastet e femicidit, ndërsa shteti nuk ka ligj kundër dhunës në familje që mbron viktimat dhe i mban përgjegjës fajtorët.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas është ditë e mirë për mua, por jo sikurse për të gjitha gratë në botë. Kjo për faktin se nuk jemi në situatë të njëjtë sikurse gratë në botë, dhe nuk e kemi lidhjen e njëjtë me to. Më duket sikur të jemi të ndara“.

Kjo grua nga Irani thotë se do të dëshironte që grave t'iu njihej barra e pabarabartë që bartin në supe.

Kur Sara Vujisiq ka folur publikisht për ngacmimin seksual që ka përjetuar në shkollën e mesme në Mal të Zi, ajo nuk e ka imagjinuar kurrë që do t'i inkurajonte edhe shumë persona tjerë që të raportojnë diçka të ngjashme. Sot, ajo beson se gratë kanë shumë punë përpara.

“Për mua, 8 Marsi nuk është dita e luleve, dhuratave apo urimeve. Është ditë për të na rikujtuar se sa shumë punë kemi përpara“.

"8 Marsi shënon fillimin e një revolucioni të grave, që vazhdon edhe sot e kësaj dite"

Ajo dëshiron që gratë të jenë të sigurta, të dëgjohen, të respektohen, dhe nëse janë viktima, të mos ketë dilema dhe pikëpyetje për vërtetësinë e përjetimeve të tyre.

“Do të dëshiroja që të mos ishim më kurrë të heshtura dhe që më në fund të mbledhim forcën për të luftuar për veten tonë“.

Ndonëse dëshmitë e grave, sikurse edhe raportet e përpiluara nga shumë organizata për të drejta të grave, tregojnë se ka pak vend për festë dhe shumë vend për brenga, kjo nuk do të thotë që duhet harruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Nëse për asgjë tjetër, të paktën për gratë që kanë jetuar para neve.

Siç thotë edhe profesoresha për studime gjinore, Tereza Jiroutova Kynçlova nga Univeristeti i Karlit në Pragë, "nëse nuk do të luftonin gratë përgjatë historisë, ne nuk do të kishim të drejtë për t'u edukuar askund, jo vetëm në Afganistan, dhe as nuk do të kishim të drejta sa i përket riprodhimit".

“Mendoj që është e rëndësishme të festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të kujtuar historinë dhe për të parë se sa shumë kemi përparuar dhe sa të rëndësishme kanë qenë disa gra në të kaluarën, sa shumë kanë kontribuuar në liritë që gëzojmë sot“.

Megjithatë, ajo vëren se të drejtat e grave po përjetojnë kthim mbrapa dhe që vërehet rritje e lëvizjeve kundër feminizmit.

“Na duhet ta vazhdojmë atë që gratë e kanë bërë për shumë vjet, 200 apo më shumë vjet, dhe t'i rezistojmë kësaj lëvizjeje në drejtim të injorancës, mungesës së empatisë, bërjes së shakave me të dobëtin, apo me ata që kanë nevojë për ndihmë“.

Shembujt e shumtë të diskriminimit kundër grave, sfidat e vazhdueshme për liri, dhe krizat e vazhdueshme globale në fushën e demokracisë, e bëjnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas – ndoshta më shumë se kurrë në historinë tonë moderne - një moment reflektimi dhe rivlerësimi.

Një gjë është e qartë, që deri te barazia e plotë gjinore, është një rrugë e gjatë./REL

8 marsi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës