LIVE UPDATES
Aktualitet

Gratë në Shqipëri po lindin më pak se sa dëshirojnë

Praktikat e vendeve të tjera, që kanë përjetuar rënien normave të fertilitetit para nesh, tregojnë se mjeti më efektiv ishte mbështetja e familjeve të reja të martuara. Franca është modeli më i mirë në Europë për politikat pro-fertilitetit. Të dhënat zyrtare nga burimet vendase tregojnë se Franca aplikoi lejen me pagesë për gratë që në vitin 2013.

8 Mars 2025, 07:39 Nga N.F
Gratë në Shqipëri po lindin më pak se sa
Foto

TIRANË- Me gjithë ndryshimet ekonomike dhe sociale, shoqëria shqiptare ruan ende vlerat e traditës dhe familjes. Gratë shqiptare duan ende të lindin fëmijë më shumë se sa kanë. Para gjashtë vitesh, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre. Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.

Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.

Praktikat e vendeve të tjera, që kanë përjetuar rënien normave të fertilitetit para nesh, tregojnë se mjeti më efektiv ishte mbështetja e familjeve të reja të martuara. Franca është modeli më i mirë në Europë për politikat pro-fertilitetit. Të dhënat zyrtare nga burimet vendase tregojnë se Franca aplikoi lejen me pagesë për gratë që në vitin 2013.

Në vitin 1939, Franca miratoi Kodin e ri të Familjes. Aktualisht rregulloret franceze të pronatalizmit janë ndër më të suksesshmet në Europë. Ato përfshijnë, ndër të tjera, përfitime financiare për fëmijët, mbështetje financiare për familjet, një shtesë për prindin e vetëm, një shtesë për birësim dhe disa lehtësi strehimi për familjet me tre ose më shumë fëmijë.

Çiftet gjithashtu marrin leje të konsiderueshme gjatë lehonisë, kjo përfshin edhe burrat. Gjithashtu Franca ka një rrjet të gjerë objektesh publike për kujdesin ndaj fëmijëve (një nga më të mëdhenjtë në Europë), duke ofruar kujdes të plotë ditor sapo fëmija mbush moshën dy ose tre vjeç.

Ndërmjet viteve 1995 dhe 1998, Franca shpenzoi 2.3% të Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto për familet me fëmijë. Masat bujare franceze pronataliste nuk e kanë rikthyer lindshmërinë në nivelin e zëvendësimit, megjithatë Franca kryeson Europën dhe po ecën më mirë se shumica e vendeve europiane.

Qeveritë konservatore po shtojnë presionin mbi politikat pronataliste. Elon Musk, njeriu më i pasur i botës, tani pjesë e administratës së presidentit Trump në SHBA, e konsideron rënien e lindjeve më të rrezikshme se ndryshimet klimatike. Disa qeveri konservatore në Europë kanë marrë masa për përmirësimin e lindjeve.

Hungaria është e fundit që ka miratuar masa radikale në përpjekje për të trajtuar problemin. Kryeministri Viktor Orban i ka shpallur klinikat e fertilitetit si një sektor strategjik. Familjeve të reja tashmë u ofrohet një kredi që nuk kanë nevojë ta kthejnë, nëse kanë një fëmijë të tretë. Gratë që kanë katër fëmijë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat për gjithë jetën. Gjithashtu Qeveria konservatore e Polonisë prezantoi pagesa për të nxitur familjet më të mëdha.

Programi i tij “Family 500+” shpërndan 118 euro në muaj për familjet me të ardhura të ulëta për fëmijën e tyre të parë dhe për çdo familje për fëmijët pasardhës. Në fakt, masat më të suksesshme synojnë t’ua bëjnë jetën më të lehtë nënave që punojnë: zakonisht kur detyrohen të zgjedhin midis rritjes së fëmijëve ose karrierës, gratë kanë zgjedhur të punojnë.

Pas Francës, Suedia vjen e dyta, falë edhe politikave pro familjes, si dhe nxitjes për burrat që të kujdesen më shumë për fëmijët. Politikat kanë treguar se është e mundur të ndryshohet tendenca e normave të ulëta të lindshmërisë.

Gjermania, ku masat për promovimin e lindshmërisë dikur ishin tabu, ka arritur të rrisë normën e lindjeve gjatë dekadës së fundit. Deri më tani, disa qeveri në Europë kanë shpallur në një “emergjencë kombëtare” nivelet e ulëta të lindjeve, ndërsa të tjera kanë mbyllur sytë. Sido që të jetë, politikëbërësit janë në një situatë të ndërlikuar: politikat e fertilitetit që funksiononin në shekullin XX mund të mos jenë më efektive.

Fatmirësisht ekziston tashmë një grup studimesh demografike dhe politikash familjare që tregojnë se cilat taktika ia vlen të ndiqen dhe cilat jo. Studimet e fundit tregojnë se aspiratat për të pasur fëmijë nxiten nga besimi social dhe qëndrueshmëria individuale dhe dobësohen nga polarizimi politik dhe vuajtjet e tjera moderne, duke përfshirë edhe ndikimin e mediave sociale.

Faktori demografik, me rënien e lindjeve, emigracionin e lartë të të rinjve dhe plakjen e popullsisë është duke ndikuar negativisht të gjitha aspektet e jetesës në vend. Rënia e lindjeve në një shoqëri si Shqipëria ka pasoja të thella ekonomike, sociale dhe demografike.

Rënia e fortë e lindjeve po ndikon negativisht në strukturën e popullsisë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite duke u rritur me 7 vite nga viti 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.

Një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001. Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Duke analizuar grupmoshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.

Pas viteve ’90, normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë. Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.

Sistemet e pensioneve, ato shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale do të përballen me shpenzime të larta në vijim. Me më pak kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore dhe më shumë pensionistë, shteti do të përballet me vështirësi në financimin e pensioneve, duke rrezikuar stabilitetin e skemës.

Më pak lindje do të thotë më pak familje dhe më pak konsum në ekonomi. Kjo ndikon drejtpërdrejt në sektorët si arsimi, tregtia dhe ndërtimi, pasi kërkesa për produkte dhe shërbime bie. Në vendin tonë, aftësia blerëse është e përqendruar në grupmoshën 20-45 vjeç, pasi kjo ka të ardhurat më të larta dhe për rrjedhojë dhe shpenzimi është më i lartë.

Një popullsi më e plakur priret të kursejë, të mos konsumojë, të mos investojë, të mos marrë kredi. Tkurrja e lindjeve, në anën tjetër, do të çojë në mbylljen e shkollave dhe mbylljen e shërbimeve arsimore Në shumë zona të Shqipërisë, shkollat janë mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve.

Në të ardhmen, kjo mund të prekë edhe shërbime të tjera si spitalet dhe transporti publik, duke e bërë jetën më të vështirë në qytete të vogla dhe fshatra. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit referojnë se nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013.

Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%. Plakja e popullsisë do ta bëjë më të shtrenjtë kujdesin për të moshuarit. Në një shoqëri tradicionale si Shqipëria, familja luan një rol kyç në kujdesin për të moshuarit.

Me më pak lindje, më pak fëmijë do të jenë në gjendje të kujdesen për prindërit e tyre në pleqëri, duke krijuar nevojë për institucione të posaçme për të moshuarit. Për shumë të moshuar, jeta do të lehtësohej po të funksiononin azilet, të cilat sot mungojnë në raport me nevojat që ka vendi për këto shërbime.

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) evidentoi pak vite më parë se popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe 91 mijë persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë, ndërkohë që vetëm 1.6% e tyre përfitojnë mbrojtje.

Azilet publike mungojnë, ndërsa nismat për hapjen e shtëpive të kujdesit për të moshuarit gjithashtu mungojnë. Një popullsi e plakur nuk mund të ofrojë stimuj për të rinjtë, duke u bërë kështu shkak për rritje edhe më të fortë të emigracionit. Nëse ky trend vazhdon, Shqipëria mund të përballet me një krizë të thellë demografike dhe ekonomike në dekadat e ardhshme.

Për ta parandaluar këtë, mund të nevojiten politika si mbështetja për familjet e reja, rritja e pagave dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës, u shprehën ekspertët dhe demografët./ Monitor

“Emigrojnë” edhe bebet. Të rinjtë në emigracion po lindin më shumë

lindjet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend