LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita Kombëtare e Rinisë u përgjak/ Si u vra Klodian Rasha më 8 dhjetor, ia morën jetën pabesisht me plumb pas shpine

Çdo 8 dhjetor, sjell në vëmendje vrasjen e të riut.

8 Dhjetor 2022, 16:22 Nga F.M
Dita Kombëtare e Rinisë u përgjak/ Si u vra Klodian Rasha më
Nevaldo Hajdaraj, Klodian Rasha dhe protestat

TIRANË- 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë do të përkujtohet për çdo vit, por që pas 2020-s mbart me vete dhe një ngjarje tepër të rëndë që riktheu protestat e ndezura në emër të 25-vjeçarit Klodiana Rasha që u vra nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj.  

Si ndodhi vrasja

Rashës, të riut nga Puka, djalit më të vogël të familjes, iu mor jeta në lule të rinisë teksa po kthehej në shtëpi. Ai po ecte në rrugën “Dritan Hoxha”, në momentin që u pikas nga efektivi Hajdaraj, i cili po patrullonte me kolegun e tij nga Zogu i Zi në drejtim të sheshit “Shqiponja”. Mëkati i vetëm i Rashës ishte shkelja e orës policore dhe kjo rezultoi fatale për të.

Efektivët i thirrën, por Rasha nuk ndaloi dhe Hajdaraj e ndoqi nga pas. Kamerat e sigurisë që u publikuan më vonë treguan Hajdarin që ndjek nga pas Rashën, i cili u fut në rrugicën që lidh zonën e Laprakës me rrugën ‘Dritan Hoxha’. Në orën 02:02, Hajdaraj del krah Klodianit duke i drejtuar pistoletën e shërbimit. Pas tentativës për ta kapur efektivi Nevaldo Hajdaraj rrëzohet në trotuar, kurse Klodiani vijon të vrapojë me shpinë nga efektivi. Dhe pikërisht në këtë moment, Hajdaraj ngre dorën dhe e qëllon Klodian Rashën me pistoletën e shërbimit pas shpine. Pas Hajdarajt, në vendin e ngjarjes, mbërriti dhe kolegu i tij, por Rasha ishte tashmë i plagosur. Policët njoftojnë ambulancën, por hemorragjia dhe vendi ku ishte qëlluar bënë që 25-vjeçari, origjinë nga Puka të mos mbijetonte.

Ai ndërroi jetë, ndërsa ambulanca u nis drejt Spitalit të Traumës në orën 02:10 minuta e 40 sekonda. Klodian Rasha kishte mbërritur i pajetë në spital.

Mbulimi i krimit solli protestat

Ngjarja e rëndë u përpoq të mbulohej duke hapur ‘kartoketën’ e Policisë së Shtetit, duke gjetur ‘cene’ në të shkuarën e 35-vjeçarit, a thua se inkrimi i të riut do justifikonte faktin që ia morën jetën pabesisht ata që patrullonin pikërisht për të ruajtur sigurinë.

Fillimisht u fol se Rasha ishte i inkriminuar pasi ishte ndaluar nga policia në vitin 2016. Për t’i mëshuar më shumë të njëjtës teori, në media u gjet vend për të raportuar dhe se 25-vjçari kishte një pistoletë në dorë. Por, kur u pa se asnjë nga këto të dyja alternative nuk u pranuan në publik, u tha se pistoleta ishte gjetur rastësisht në rrugë e se po hetohej për të zbuluar se kujt i përkiste.

Hajdaraj u arrestua, por ndërkohë që autoritetet përpiqeshin të mbulonin diellin me shoshë, rinia u ngrit në protesta të fuqishme. Qindra e mijëra të rinj marshuan në të gjithë qytetet e Shqipërisë, por kulmuan në Tiranë, ku shpërthyen dhe përplasjet me efektivët e policisë.

Në total u protestua për 7 ditë me rradhë dhe u mbyllën me ‘prerjen e kokës’ së Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Ai dha dorëheqjen duke i pasuar detyrën Bledi Çuçit dhe ishte i vetmi që u ‘sakrifikua’, pasi Drejtorin e Policisë së Shtetit në atë kohë, Ardi Veliu, kryeministri Edi Rama 'nuk e lëshoi'.

Lutjet për drejtësi

Ditët kalonin dhe familja e Klodian Rashës kërkonte drejtësi. Babai i të riut, Qazim Rasha than ë përkujtimin e djalit të tij se uronte që atë që kishte përjetuar ai të mos e i ndodhte askujt.

“Lus zotin që të tilla tragjedi  të mos ekzistojnë në asnjë vend të botës, mua më plagosi shpirtin, mua më ndau zemrën, kjo ka qenë arsyeja që ditën e parë që iu kam kërkuar që këtë lloj plage të mos e imagjinojë askush. Të tilla tragjedi të mos ketë asnjë familje asnjë qenie njerëzore. Dua të shpreh mirënjohje për secilin që ka shprehur interes për familjen time. Besoj se nuk ka specie në botë që të imagjinojë që në 2020 një nënë një baba, aq më tepër një malësor si puna ime, të luajë apo të imagjinojë të shesë apo të blejë gjakun e fëmijës së vetë. Ky nuk është faji im është faji i asaj qenie që mund ti shkojë ndërmend. Në shtëpinë time kam pritur e kam përcjellë numër të madh njerëzish, jam mirënjohës për secilin, qoftë qytetarë apo pushtetarë. Shteti e ka për detyrë atë që se ka bërë deri tani ndoshta ta bëjë. Më esencialja që kërkoj është zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin ta inkriminojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vënë armën që fëmija të bëhet kriminel. Sot është momenti që ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit vendosjen e armës bën mirë që shteti ta gjejë personin sa unë nuk kam vendosur ta gjej vetë. Tragjedi e plagë të tilla lus zotin të mos i ndodhë askujt,”- tha ai një vit më parë.

Hajdaraj dënohet

Nevaldo Hajdaraj u dënua me 18 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të kryejë 12 vite burg. Prokuroria kërkoi dënim me 20 vite burg dhe heqje të gjykimit të shkurtuar, por Apeli vendosi të rrëzonte kërkesën e mbrojtjes për heqje të akuzës për “vrasje me dashje” për shkak se u vetëmbrojt, duke u shprehur se Klodian Rasha nuk kishte armë me vete dhe nuk përbënte rrezik për jetën e efektivit Hajdaraj.

Sot ka dhe një rrugë me emrin 'Klodian Rasha', por a e shlyen kjo fajin?

klodiana rasha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen