8 Dhjetor 2022, 15:28
Nga DOSJA
Rruga e Arbrit
TIRANË- Rruga e Arbrit, koncesioni i rrugës Thumanë–Kashar, koncesioni për rrugën Lekaj–Fier, tuneli i Llogorasë, rruga Dukat–Llogora janë disa nga projektet shumë të mëdha me një faturë të jashtëzakonshme. Por a duhen shpenzuar kaq shumë para për koncesione për ndërtim rruge edhe në rrugët që janë të ndërtuara si ajo Lekaj – Fier?
Ministria e Infrastrukturës justifikohet me faktin se do jenë koncesionarët që do e ndërtojnë me paratë e tyre. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse në fund faturën do e paguajnë shqiptarët ndërsa koncesionarët vetëm do të marrin fitimet e kësaj pune. 1.3 miliardë në Lekaj – Fier, 1.3 miliardë në Thumanë -Kashar, qindra miliona euro për tunelin e Llogorasë e cila të çon drejt drejt bregdetit fluksin sezonal të vizitorëve.
Tuneli shkurton kohën e udhëtimit për të shkuar drejt Himarës, por në të gjithë bregdetin, nga Palasa deri në kufi me Sarandë, nuk ke të garantuar një shërbim shëndetësor cilësor. Spitali i Himarës, është vetëm një qendër e thjeshtë shëndetësore me mjek të përgjithshëm dhe infermierë në një kohë që gjatë kulmit të sezonit veror, rritet me 100 herë numri i personave që qëndrojnë atje.
Në Fier, sot nuk ka shërbim shëndetësor të plotë, as në Durrës, Kavajë, Lushnjë apo Rrogozhinë. Ndërkohë që pranë qyteteve pa spitale dinjitoze do kalojnë rrugët e florinjta. Qytetarëve më shumë se sa koncesionet për rrugë ku të fituar janë vetëm një grusht i vogël personash me lidhje klienteliste me politikën, ju duhen spitale të reja, qytete të rregullta dhe shkolla cilësore për fëmijët. Investimet për rritjen e standardit të jetesës së shqiptarëve, shëndetësi dhe arsim më të mirë, janë mundësia e vetme që të ndalet shpopullimi masiv i fshatrave dhe qyteteve të cilat do kenë rrugë të florinjta, por jo më banorë.
Marrë nga TOPCHANNEL
rruget ne shqiperi
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 15:17
I.A
Gjela
ELBASAN- Shitjet e gjelave të detit për fundvit duket se kanë këtë vit. Tregtarët e paktë që kanë mbetur...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 15:23
A.B
Rezart Taci
TIRANË-Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit çështjen ndaj Rezart Taçit, i cili u dërgua si i pand...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 15:17
A.B
Dora
TIRANË- Një pikë në trup, me matjet e duhura shkencore, mund të tregojë gjendjen shëndetësore të nj&...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 14:58
I.A
Emigrante
"Është një e dielë e ngadaltë në Kukës, në Shqipërinë e Veriut dhe po përpiqem të bin...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 15:15
A.B
SPAK
TIRANË Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkon ekstradimin e Gentian Funiqit. Ky i fundit u arrestua më ...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 14:48
A.B
Autori Qamil Taja dhe viktima Kristjana Brakaj
GREQI- Qamil Taja, i akuzuar se ka qëlluar dy herë në kokë dhe ka vrarë partneren e...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 14:45
A.B
Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet në Europë me normë të lartë të parave që dërgohen nga emigra...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 14:32
A.B
Hena
TIRANË- Sonte do të shohim në qiell Hëna e plotë, ose siç njihet ndryshe ’Hëna e Ftohtë”, e cila...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 14:23
A.B
Gerti Shehu
TIRANË- Gerti Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, është përfshirë d...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 13:26
f.g
JTI
Reporterët pa Kufij, një ndër organizatat më prestigjoze të gazetarëve të gjithë Botën, ka krijuar një...