LIVE UPDATES
Aktualitet

Djali i policit përndjek dhe shantazhon të renë, efektivët nuk i marrin denoncimin/ OPGJ-ja: Je krujt vetë! (VIDEO)

Denoncuesja shprehet se ka takuar edhe vetë policin Pal Bushgjoka dhe se ky i fundit i ka thënë se do e zgjidh ai këtë çështje, por shantazhet ende vazhdojnë. Me adresa false  të ndryshme Blerimi i shkruan familjarëve të denoncuese duke u kërkuar që ta bëjnë vajzën të flasi me të ose në të kundërt do nxjerri bisedat. Jo vetëm për vajzën por edhe për familjarët e saj situata është bërë shumë shqetësuese dhe nuk po gjejnë dot zgjidhje.

6 Mars 2023, 21:20 Nga DOSJA
Djali i policit përndjek dhe shantazhon të renë, efektivët
Fiks Fare

LEZHË- Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve sociale janë kthyer në një shqetësim të madh sot për shoqërinë tonë. I tillë është edhe rasti transmetuar në Fiks Fare mbrëmjen e së hënës,ku një e vajzë nga Lezha shantazhohet nga një djalë me të cilin kishte shkruajtur për një javë në  rrjetet sociale. Edhe pse kanë kaluar plot 4 vite nga ky komunikim përndjekja dhe shantazhimi ende vazhdon.

Për këtë arsye vajza i drejtohet Fiks Fare pasi e sheh të pamundur të gjejë drejtësi në policinë e Lezhës, pasi përndjekësi është djali i një polici.

“Para 4 vitesh kam komunikuar për rreth një javë në rrjetet sociale me këtë djalin dhe më pas i mbylla komunikimet me të, por sot e kësaj dite me këto biseda ai më shantazhon  duke ia dërguar familjes time dhe bashkëshortit“, shprehet denoncuesja.  Ajo pohon se që në momentin që ia kishte komunikuar që nuk do të flisnin më, ai e kishte kërcënuar se do të bënte publike bisedat e tyre nëse nuk do i jepte 2 mijë euro. Pyetjes së gazetarëve të Fiksit se pse nuk i është drejtuar policisë , vajza u shpreh se ka shkuar disa herë të bëjë denoncim.   Por denoncimi nuk i është mbajtur nga policia, pasi djali që ajo do të akuzojë të atin e ka polic. Bëhet fjalë për Blerim Bushgjokën  djali i policit  Pal Bushgjoka.

Denoncuesja shprehet se ka takuar edhe vetë policin Pal Bushgjoka dhe se ky i fundit i ka thënë se do e zgjidh ai këtë çështje, por shantazhet ende vazhdojnë. Me adresa false  të ndryshme Blerimi i shkruan familjarëve të denoncuese duke u kërkuar që ta bëjnë vajzën të flasi me të ose në të kundërt do nxjerri bisedat. Jo vetëm për vajzën por edhe për familjarët e saj situata është bërë shumë shqetësuese dhe nuk po gjejnë dot zgjidhje.

E pajisur me kamera të fshehtë denoncuesja i drejtohet Komisariatit Lezhë. Në prani të oficerëve të policisë gjyqësore  e reja shpjegon situatën dhe u thotë se personi në fjalë është djali i policit Pal Bushgjoni. Sapo  dëgjojnë emrin e kolegut njëra prej OPGJ-ve çohet dhe thotë se do e marri në telefon. Pra ndërkohë që është duke u bërë një denoncim, oficerja njofton kolegun  djali i të cilit po akuzohet. Por e keqa vjen pas telefonatës. Oficerja  pas komunikimit me kolegun Pal Bushgjoni, i drejtohet denoncueses se është faji i saj pasi ka komunikuar me djalin rreth një javë në rrjetet sociale.  Duke mohuar që shantazhuesi është djali i kolegut të tyre, ata i drejtohen të resë se këto janë adresa fallco dhe se ajo nuk kishte shkuar herë tjetër në komisariat për të bërë denoncim.

Me ton kërcënues oficerja i thotë se nëse vajza  do bënte denoncim do t’i sekuestrohej telefoni. Vajza  e kundërshton këtë gjë edhe pse u thotë që u vë në dispozicion çdo bisedë me djalin, por aparatin telefonik  që kishte aktualisht në përdorim ishte i ri dhe nuk kishin shkëmbyer me të biseda. Madje denoncuesja ka theksuar se bisedat nuk janë me të, por me shoqet dhe të afërmit e saj. Por as këto nuk u duken bindëse oficerëve për mos u lënë aty aparati telefonik. Në këto kushte vajza kërkon të konsultohet me të afërmit që e presin jashtë, por në këto momente njëra prej oficereve e mban me zor në ambientet e komisariatit dhe vendosin vetëm të kryejnë kqyrjen e aparatit celular.

Në moment që oficerja mban kallëzimin, vajzës i vjen një mesazh në telefon nga djali i policit i cili i shkruan “Dua të flas me vëllain tënd”. Vajza ia  tregon oficeres mesazhin dhe kjo e fundit i thotë që t’i shkruaj ta marri në telefon në ato momente. Vajza ashtu bën , por nga ana tjetër e ekranit të telefonin lexohet kundërshtimi i djalit me motivin se është në punë dhe do e telefonojë më vonë. Dhe në po këto çaste njëjta oficere merr telefonin e saj personal dhe sërish del jashtë dhome për të kryer një telefonatë. Me rikthimin e saj në zyrë vazhdohet me marrjen e kallëzimit.

Blerim Bushgjoka djali i policit e pranon edhe vetë në një bisedë me vajzën që e ka shantazhuar për 4 vjet. Dhe se ka qenë në dijeni se ajo është paraqitur disa herë në komisariat për ta denoncuar dhe se një nga këto herë ka takuar edhe të atin e tij.

Pas marrjes së kallëzimit nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, djali telefonon vajzën dhe i kërkon të flasë me vëllanë e saj, pasi ka vendosur  që ta zgjidhi problemin e krijuar me familjen e saj. Ai shprehet se këto kërcënime e shantazhime nuk i bën ai, por  në emrin e tij hapin femra dhe njerëz që i duan të keqen adresa false. Gjithsesi në fund ai e mbyll telefonatën duke i kërkuar të resë ta mbyllin familjarisht problemin dhe jo me shtet.

Marrë nga TOPCHANNEL

fiks fare policia e lezhes

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen