LIVE UPDATES
Aktualitet

SHIFRAT/ Karçanaj: Si u transformua shëndetësia falë digjitalizimit dhe e-Albanias

Karçanaj shtoi se siguria është rritur më tej falë sistemit të kontrollit elektronik të subjekteve shëndetësore dhe të depove farmaceutike dhe se sot, një bar kontrollohet lehtësisht nga momentin që hyn në Shqipëri deri sa konsumohet nga pacienti, duke garantuar origjinën, cilësinë dhe çmimin.

6 Mars 2023, 19:29 Nga DOSJA
SHIFRAT/ Karçanaj: Si u transformua shëndetësia falë
Linda Karçanaj

TIRANË- Përmes proceseve të digjitalizimit, 11.2 milionë aplikimeve online në e-albania, vetëm për shërbimet shëndetësore, qytetarët po marrim sot frytet e një sistemi shëndetësor më cilësor dhe më të shpejtë. Nuk ka më shpenzime në lekë e kohë, radhë e copa letrash të panevojshme në qendrat shëndetësore e poliklinika si më parë, falë shërbimeve të shumta, që ofrohen sot në e-Albania: si rezultatet e kontrollit shëndetësor bazë, regjistrimi i vizitave mjekësore, rekomandimet mjekësore, recetat e rimbursueshme apo raportet mjekësore që po jepen elektronikisht etj. Këto procese digjitalizimi dhe shfrytëzimi efikas i teknologjive të reja po mundësojnë prej vitesh uljen e informalitetit dhe evazionit në sektorin e shëndetësisë.

Ishin këto disa nga pikat kryesore të fjalës që drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj mbajti sot në Kongresin e Parë për Shëndetësinë, ku po diskutohen vizioni, politikat e duhura dhe mbështetja e domosdoshme financiare për bluzat e bardha. Pasi ndaloi në një analizë të detajuar në shifra e fakte: 3.9 milionë receta elektronike të lëshuara gjatë vitit 2022 në sistemin e-Receta; 5.8 milionë vizita të regjistruara në sistemin e-Vizita; 1.8 milionë referime për ekzaminime të avancuara mjekësore të regjistruara në sistemin e-Referimi, nga mjeku i familjes për te mjekët specialistë; 167,000 raporte mjekësore të implementuara që në vitin e parë të implementimit të sistemit e-Raporte, duke automatizuar procesin e dhënies dhe nënshkrimit të raportit mjekësor; 265 milionë transaksione të gjeneruara në total nga të gjitha sistemet dhe shërbimet online në e-Albania gjatë vitit 2022... etj, Karçanaj shtoi se siguria është rritur më tej falë sistemit të kontrollit elektronik të subjekteve shëndetësore dhe të depove farmaceutike dhe se sot, një bar kontrollohet lehtësisht nga momentin që hyn në Shqipëri deri sa konsumohet nga pacienti, duke garantuar origjinën, cilësinë dhe çmimin.

Emergjenca e krijuar nga pandemia Covid 19, duke garantuar kujdes dhe rimbursim ilaçesh për të sëmurët, regjimi të rregulluar të lëvizjes pa ndaluar asnjë moment të gjitha shërbimet e tjera online, implementimi në kohë rekord të vaksinimit ndaj COVID si dhe certifikatës së vaksinimit, testimit dhe shërimit, e cila shkarkohet në kohë reale nga e-Albania dhe validohet elektronikisht, duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit falë integrimit me sistemin “Green Pass” të BE-së, ishte një tjetër moment i përballuar me sukses.

Më tej Karçanaj shtoi se në sfidat e së ardhmes për të ulur edhe më tepër kostot, për të rritur cilësinë e shërbimit shëndësor dhe menaxhimit më të mirë të burimeve tona, do të aplikohen në hallka të ndryshme të sektorit teknologjitë e reja. “Nuk kemi përfunduar ende. Së shpejti edhe spitalet rajonale do aksesojnë online informacionin shëndetësor të pacientëve të tyre. Procesi i nisur për ngritjen e sistemit të informacionit spitalor për 4 spitalet rajonale do të shtrihet edhe në 7 spitale të tjera duke informatizuar gjithe proceset e punës dhe dokumentet mjekësore në spitalet rajonale.

Në fokus janë edhe përmirësimi i sistemit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekesore (QKUM), ngritja e site Business Continuity Center (BCC) dhe përmirësimi i infrastrukturës hardëare për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor dhe degët rajonale për të siguruar rritje të eficiencës së shërbimit ndaj qytetarëve. Jemi në përfundim të vënies në punë të sistemit e-Vaksina, sistemit kombëtar të vaksinimit dhe imunizimit por edhe të inventarit dhe shpërndarjes së vaksinave në qendra shëndetësore, bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për vaksinim. Kjo do të optimizojë ndjeshëm menaxhimin e stokut të vaksinave. Përmes sistemit të Bankës së Gjakut që po shtrihet në të gjithë vendin, dixhitalizohet tërësisht informacioni mbi proceset nga dhurimi i gjakut deri në ruajtjen dhe vënien e tij në dispozicion të pacientëve në nevojë”- tha Karçanaj, duke e mbyllur fjalën e saj me premtimin se gjithçka është bërë deri tani është vetëm fillimi i një ndryshimi të madh e të pakthyeshëm, se projekte të mëdha e transformuese e presin Shqipërinë dhe shqiptarët e në veçanti brezin e ri për të qënë gati në një ekonomi globale e cila po ndryshon çdo ditë.

linda karcanaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen