7 Korrik 2026, 21:11
Nga E.d
Pamje
TIRANË- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për konceritin e Kanye West, të cilin se ka zhbllokuar as kur ra tërmeti dhe as kur ka pasur përmbytje.
Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo u shpreh se do shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për biletën e koncertit, edhe pse nuk do të shkojë në këtë koncert. Ajo shtoi se Kanye West është një këngëtar me prirje antisemite dhe naziste dhe ka një këngë që quhet “Rroftë Hitleri”.
Në fund, ajo tha e revoltuar se Edi Rama, i cili pretendon se protestuesit janë antisemitë, antiizraelitë dhe antiamerikanë, po sjell në Shqipëri me 4 milionë euro një këngëtar antisemit.
Protestuesja: Sot Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës, fondin që nuk e ka zhbllokuar kurrë, as kur ra tërmeti, as kur ka pasur përmbytje çdo vit në çdo cep të Shqipërisë. E dini pse e kanë bllokuar këtë fond emergjence? Për të paguar biletat e koncertit të Kanye West, sepse ju e bojkotuat koncertin. Sot, çdo shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për biletën e koncertit, edhe pse nuk do të shkojë në këtë koncert. Sot, një foshnjë që pi qumësht në gjirin e nënës do të paguajë 2 euro për koncertin e Kanye ëest.
Sot, një plak pensionist në fshat, të cilit rritja e pensionit i ishte vetëm 2200 lekë të vjetra, do t’i paguajë këto para këtë herë për biletën e Kanye ëest. Një i sëmurë në spital, përveç 2 mijë lekëve që i jep pastruesit që t’i heqë plehrat nga dhoma, do të paguajë edhe biletën e Kanye West, edhe pse nuk do të shkojë në këtë koncert. Madje, edhe një i sëmurë në reanimacion, që mund të jetë në momentet e fundit të jetës, do të paguajë 2 mijë lekëshin e tij të fundit për koncertin e Kanye ëest, edhe pse nuk do të shkojë në atë koncert.
Sot, çdo njeri që na shikon nga divani, këtu në protestë, do të paguajë 2 mijë lekë të vjetra për koncertin. Qeveria zhbllokoi 4 milionë euro sepse koncerti ishte një dëshmi spektakli, megjithëse bëri një reklamë të madhe, duke filluar që nga Belinda Balluku çdo ditë. Atëherë, Kanye ëest është një këngëtar me prirje antisemite dhe naziste. Ai ka një këngë që quhet “Rroftë Hitleri”. Bluzat e tij janë të famshme. Sot mediat kanë nxjerrë një lajm ku Kanye ëest, jo më shumë se dje, ka performuar me një bluzë në koncert.
Edi Rama, që pretendon se jemi antisemitë, antiizraelitë dhe antiamerikanë, po sjell në Shqipëri me 4 milionë euro tuajat një këngëtar antisemit. Edhe ne, “sorrat dhe korbat e bulevardit”, siç na quan Rama, do të paguajmë edhe pse nuk do të shkojmë kurrë në koncert, sepse e kemi bojkotuar, sepse kemi ardhur këtu në protestë./Dosja.al
protesta
Aktualitet
7 Korrik 2026, 21:02
D.S
PAMJE NGA PROTESTA
TIRANË- Një protestues ka ngritur akuza gjatë protestës para Kryeministrisë, duke pretenduar se vaj...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 20:58
E.d
Pamje
TIRANË- Aktivisti Arbër Lleshi ka bërë me dije se familjarëve të protestuesve të cilët marin pjesë ...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 20:51
e,d
Pamje
TIRANË- Një qytetar tha në protestën e ditës së sotme se qeveria përbëhet nga njerëz të p...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 20:42
E.d
Pamje
TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se qeveria ka gjithë kët...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 20:31
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar për të 38-ën ditë radhazi, me qytetarë ...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 20:31
E.d
Sazan Guri
TIRANË- Aktivisti Sazan Guri ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka qeveri që nuk rrëzohet, por ka qytetarë që t&eum...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 20:20
E.d
Pamje
TIRANË- Aktivisti Arbër Lleshi tha se kryeministri Rama ka dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit s...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 19:55
D.S
pamje nga marshimi
TIRANË- Në ditën e 38-të të revoltës qytetare, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kr...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 19:42
E.d
Qytetari
TIRANË- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se e kanë pushuar nga puna, vetëm se nuk siguroi 5 vota nga diaspora....
Aktualitet
7 Korrik 2026, 19:35
D.S
pankarta
TIRANË- Një ndër mesazhet më të drejtpërdrejta të protestuesve sot në nisje të protestës ës...