LIVE UPDATES
Aktualitet

Dogji të gjallë 12-vjeçaren në Greqi pasi tentoi ta përdhunonte, 63-vjeçari shqiptar Adrian Zeko del para gjykatës 14 vite pas krimit të rëndë

63-vjeçari akuzohet për vrasje në gjendje të qetë shpirtërore, zjarrvënie me dashje, tentativë përdhunimi dhe joshje e të miturit nën 14 vjeç.

8 Shkurt 2025, 09:30 Nga N.F
Dogji të gjallë 12-vjeçaren në Greqi pasi tentoi ta
Shqiptari

GREQI- Shqiptari Adrian Zeko, i akuzuar për vrasjen e 12-vjeçares Zenaida Selimajt, e cila u dogj e gjallë në 23 shtator 2011 në shkallët e shtëpisë së saj, do të dalë para Gjykatës së Pireut në Greqi. Shqiptari do të dalë para gjykatës 14 vite pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën një vajze të mitur po me origjinë shqiptare.

63-vjeçari akuzohet për vrasje në gjendje të qetë shpirtërore, zjarrvënie me dashje, tentativë përdhunimi dhe joshje e të miturit nën 14 vjeç. Ngjarja e rëndë u regjistruar më 23 shtator 2011 ku vajza shqiptare u gjet me djegie që i mbulonin 80% të trupit në shkallët e pallatit ku banonte me prindërit dhe vëllain e vogël.

Ajo u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës dhe më pas në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku ndërroi jetë pas 13 ditësh. Në fillim u dyshua se Zenaida kishte bërë vetëvrasje për shkak të një shënimi të shkruar me dorë nga e mitura e gjetur në shtëpinë e saj.

Megjithatë, hetimet morën kthesë dhe u përqendruan tek rrethi i ngushtë familjar i vajzës, pasi u zbulua se e mitura ishte lyer me terpentinë dhe më pas iu ishte vendosur flaka duke përdorur një çakmak.

Kontradiktat në deklaratat e gjyshit të të miturës, i cili ishte personi i fundit që e kishte parë para se t’i vihej flaka, si dhe deklarata e babait të Zenaidës, rezultuan në ndjekjen e tij penale. Megjithatë, gjyshi i të miturës u shpall i pafajshëm. Rreth nëntë vjet më vonë, u zbulua tmerri përmes fotografisë së një burri që doli në publik për një krim tjetër që kreu ndaj një të miture.

Në aktakuzë thuhet: “Shtëpia e të pandehurit kishte një ballkon me hyrje të drejtpërdrejtë në ballkonin e të miturës. Nga deklaratat e dëshmitarëve, ai e kishte ngacmuar vajzën në periudhën e mëparshme. Për sa i përket pranisë së tij në shkallët ku iu vendos flaka të miturës, ai e ka njohur menjëherë Zenaidën pavarësisht se kishte djegie në 80% të trupit, në një kohë kur prindërit e saj nuk mund ta identifikonin përveçse nga thonjtë dhe vathët që mbante.

Më tej, i pandehuri ka pohuar që në fillim se 13-vjeçarja e ka ndezur vetë zjarrin, ndërsa familjarëve dhe të afërmve i ka pohuar se ka tentuar ta shuajë zjarrin me duar dhe i ka mbështjellë me garzë. Pas ngjarjes dhe gjatë shtrimit të të miturës, i akuzuari çdo ditë shkonte në shtëpinë e saj, duke pyetur vazhdimisht familjarët e saj nëse viktima kishte denoncuar ndonjë gjë në polici”.

“Ai po aktronte dhe po tallej me ne. Unë dua që ai të paguajë për atë që i bëri vajzës sime. E bëri dhe duhet të paguajë. Nuk e di nëse kam forcë të përballem me të në gjykatë. Ai po tallej me ne. Dua që ai të dënohet sepse fshiu përgjithmonë buzëqeshjen e vajzës sonë”, tha për protothema.gr nëna e Zenaidës.

Sipas aktakuzës, pasi i pandehuri e ka joshur Zenaidën dhe ka tentuar ta përdhunojë, më pas e ka ndjekur nga shkallët e shtëpisë së saj dhe e ka djegur të gjallë, teksa e mitura tentoi të shpëtonte.

“Pasi tentoi të kryente marrëdhënie të pavullnetshme me të miturën, ai kreu akte seksuale ndaj saj, por para se ajo të rezistonte fuqishëm në mbrojtje të lirisë së saj seksuale dhe të tentonte të ikte përmes shkallëve shtëpisë së saj, ai e dogji për të fshehur çdo provë inkriminuese në trupin e saj nga akti i tij i mëparshëm kriminal, duke përdorur një lëng të ndezshëm dhe më pas i vuri plakën”.

Në fund të dhjetorit 2020, Policia greke publikoi, pas një urdhri përkatës të Prokurorisë së Pireut, të dhënat e identitetit dhe foton e burrit. Ai eshte Adrian Zeko nga Shqipëria, i cili akuzohet për përdhunim të vazhdueshëm pa pëlqimin e viktimës dhe për veprime seksuale me një të mitur nën moshën dymbëdhjetë vjeç. 

adrian zeko vrasja e zenaida selimajt

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet