LIVE UPDATES
Aktualitet

DOKUMENTET/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë nga një vajzë, u rrëmbye në Durrës e më pas u vra

Dokumenti që jep versionin zyrtar të prokurorisë mbi fatin e 40-vjeçarit, shkruan se në kallëzimin penal, njësoj si xhaxhai edhe babai i Ervis Martinajt përmendin Indrit Doklen si të dyshuarin kryesor për ngjarjen.

22 Shtator 2022, 16:34 Nga F.M
DOKUMENTET/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë nga një vajzë, u
Ervis Martinaj

TIRANË- Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë. Në dokumentet e publikuara nga Lapsi.al konfirmohet edhe njëherë pista për vrasjen e Martinajt, dosje që ka mbajtur ‘peshë’ institucionet e drejtësisë shqiptare.

“Më datë 10.08.2022 shërbimet e policise giyqesore te DVP Lezhe, dhe të Komisariatit te Policise Kurbin, kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues ne Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij, pasi është tradhëtuar e nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj, mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë, nga persona të paidentifikuar “-shkruan prokurori në dosje.

Dokumenti që jep versionin zyrtar të prokurorisë mbi fatin e 40-vjeçarit, shkruan se në kallëzimin penal, njësoj si xhaxhai edhe babai i Ervis Martinajt përmendin Indrit Doklen si të dyshuarin kryesor për ngjarjen.

“Shprehet se dyshon se zhdukja e tij ka lidhje me grupe kriminale dhe individe qe i ka perfshire Dumani, ku ne kete histori eshte edhe Indrit Dokle, i cili mund te kene organizuar gjithcka lidhur me zhdukjen e nipit, Ervis Martinaj. Në vijim ne lidhje me kallzimin ne fjale eshte pyetur edhe vete babai i Ervisit, shtetasi Mustafe Martinaj. Ai ka deklaruar se per here te fundit me djalin ka kontaktuar nje njeriu i tij i afert, ne oren 19.30 te adtes 09.08.2022. Pas kesaj ore ai nuk ka qene ne linje. Zhdukja e tij sipas mendimit te tij, i takon ores 19.30 deri ne oren 22.00 te dates 09.08.2022. Deklaron se nuk ka dijeni per vendin dhe njerezit ge kane marre pjese dhe se ku. I afermi qe ka kontaktuar djali i tij, nuk ndodhet ne Shqiperi dhe me sa ka dijeni djali nuk ka numer shqiptar. Thekson se zanafilla e kesaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit ne kerkim per krime te trilluara nga Dumani. Sqaroj se nderprerjen e komunikimit dhe te zhdukjes se djalit time kam marre vesh nga i afermi im i cili jeton jashte shtetit. Shprehet se dyshon se Ervisit mund ti kete ndodhur dicka e keqe nga grupe kriminale” thuhet në dosje.

Kjo pistë u publikua një natë më parë në emisionin “Në shënjestër”. Pista e nxjerrjes së mundshme në pritë është raportuar nga Dosja.al që më 26 gusht. Duke mos marrë përsipër konfirmimin e asnjërës prej pistave, Dosja.al theksontese nxjerrja në pritë ishte pista e parë që kishte Prokuroria mbi tavolinë. Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

ervis martinaj mustafa martinaj zhduket ervis martinaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj