LIVE UPDATES
Aktualitet

Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”, Malltezi: Berisha s'ka gisht! Procesin e nisi PS në 2005 me firmë të Angjelit e Klosit

Ai gjithashtu shton se në procesin e kthimit të hapësirës së ish-kompleksit “Partizani” te pronarët e vërtetë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pasur aspak gisht, pasi procesit i ishte dhënë drita jeshile nga qeveria e PS në vitin 2005, me firmë të Anastas Angjelit dhe Blendi Klosit.

22 Shtator 2022, 15:15 Nga F.M
Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”, Malltezi: Berisha
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas lajmeve se aid he kryedemokrati Sali Berisha do të thirren në gjyq për  sa i përket procesit të shpronësimit të ish-pronarëve për kompleksin “Partizani”. Në një postim në rrjetet sociale, bashkëngjitur dokumenteve, Malltezi shkruan se sipas dekretit të Jakomonit lidhur me shpronësimin e realizuar në 1940 nga Italia, rezulton se janë shpronësuar 9 familje që s’kanë asnjë lidhje me pronarët e vërtetë të kësaj hapësire toke. Ai gjithashtu shton se në procesin e kthimit të hapësirës së ish-kompleksit “Partizani” te pronarët e vërtetë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pasur aspak gisht, pasi procesit i ishte dhënë drita jeshile nga qeveria e PS në vitin 2005, me firmë të Anastas Angjelit dhe Blendi Klosit.

“Procesi i kthimit te prones ka filluar qysh para 30 vitesh nga Nexhat Llagami, Jalldiz Sefa-Begeja, Haki Begeja, Luan Saliaga, Fiqiri Ali-Mehmeti, etj., pra nga pronaret qe ishin gjalle kur komunizmi ju vodhi token dhe e kerkuan per se gjalli qysh ne 1992. Kthimi i pronave ka vijuar nga 1993 deri ne 2007, pra mbi 14 vjet, permes nje procesi te gjate dhe skrupuloz. Qysh ne 1994 e me pas ne 1996, 1998, 1999, 2000, 2001, 2006 dhe 2007 jane me dhjetra vendime te ish komisionit te kthimit te pronave qe njohen dhe pjeserisht kthyen pronen tek pronaret legjitime.  Brezi i pronareve te gjyshes sime ndoqen proceset dhe moren vendimet e njohjes dhe pjeserisht te kthimit te prones,”- shkruan ndër të tjera Malltezi.

Ç’po ndodh me dosjen ‘Partizani’?

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'.

Reagimi i plotë i Malltezit:

Pergenjeshtrim inceneRames dhe mediumeve te dirigjuara me rregji nga Edvin Rama. Sot mediumet e dirigjuara nga Edvin Rama dhe shume prej tyre te paguara nga parate mafioye te inceneratoreve kane hedhur shashken e Sport Klub Partizanit per te sfumuar vjedhjen galopante te 430 milion eurove nga Rama-Ahmetaj-Veliaj-Agaçi. Ne respekt te publikut sqaroj sa me poshte:

Genjeshtra e pare e Rames dhe lepiresve te tij eshte kur deklarojne se toka e 5 familjeve, pronareve te vjeter ishte shpronesuar nga Italia dhe per kete citojne dekretin e dates 25.01.1940 te Jakomonit, konfirmuar me dekretin 09.11.1940 nga Shefqet Verlaci. Bazuar mbi kete mashtrim, lepiresit e paguar nga inceneratoret si mjero, bolino, si edhe disa vullnetare thone se “Jamarber Malltezi ka perdorur dokumente te fallsifikuara”! Ky mashtrim publik perben shpifje dhe do te marre pergjigje ligjore.

Genjeshtra I ka kembet e shkurtra, sic duket nga dekreti I Jakomonit qe vete mashtruesit citojne (bashkangjitur) I cili shproneson 9 familje krejt te tjera nga ato qe kishin token aty ku hajdutet komuniste e vodhen per interesat e tyre. Sic shihet nga dekreti (por edhe nga dokumentet me firme te pronareve te shpronesuar) te shpronesuara jane familjet Xhepa, Kurdari, vellezerit Qoraliu, etj. dhe asnje nga 5 familjet pronare tek ish klubi qe ishin Begeja, Llagami, Vaqari, Ali-Mehmeti dhe Saliaga. 

Mjafton ky mashtrim i trashe i botuar ne gjithe fletushkat e majta per te kuptuar se kemi te bejme me shashken e rradhes qe synon te zhurmoje aferen e inceneratoreve dhe skandalet e tjera te Edi Rames.

Procesi I kthimit te prones ka filluar qysh para 30 vitesh nga Nexhat Llagami, Jalldiz Sefa-Begeja, Haki Begeja, Luan Saliaga, Fiqiri Ali-Mehmeti, etj., pra nga pronaret qe ishin gjalle kur komunizmi ju vodhi token dhe e kerkuan per se gjalli qysh ne 1992. Kthimi i pronave ka vijuar nga 1993 deri ne 2007, pra mbi 14 vjet, permes nje procesi te gjate dhe skrupuloz. Qysh ne 1994 e me pas ne 1996, 1998, 1999, 2000, 2001, 2006 dhe 2007 jane me dhjetra vendime te ish komisionit te kthimit te pronave qe njohen dhe pjeserisht kthyen pronen tek pronaret legjitime. Brezi i pronareve te gjyshes sime ndoqen proceset dhe moren vendimet e njohjes dhe pjeserisht te kthimit te prones.

Ligji I kthimit te pronave te 2004 ne nenet 6 dhe 8 shprehej se pronat e Ministrise se Mbrojtes i kthehen pronareve, dhe se deri ne perfundim te privatizimit shteti detyrohet te paguaje qera! Pra, ligji detyron shtetin qe ka token e pronarit privat ose (i) te rrije me qera, ose (ii) privatizim ose (iii) shpronesim per interes publik. Nese ka nje shkelje eshte se shteti nuk ka paguar qera per 3 vjet qe zgjati procesi!

Ata qe therrasin se u shkaterrua klubi, genjejne paturpesisht. Objektet e kishin dale jashte funksionit shume vite me pare, pasi ishin kthzer ne banesa per banore informale, sikunder provon shkresa e 2006.

Mashtrimi tjeter lidhet me pretendimin e perfshirjes se Berishes ne kete proces. Ne fakt Sali Berisha ska pasur asnje tager ne kete process dhe nuk ka firmosur asnje segment te tij. Procesi i privatizimit ka fillesat tek qeveria e PS. Qysh ne 2005 Anastas Angjeli, Blendi Klosi e Pandeli Majko konfirmuan me shkresa se ishin dakort qe te privatizohej.

Vec kesaj terrenet kerkoheshin te privatizoheshin nga uzurpatore te klubit, te cilet pa asnje titull kishin zaptuar si klubin ashtu edhe terrenet sportive ne kundershtim me ligjin. Procesi I privatizimit te objekteve te rrenuara dhe me mbi 40 familje informale brenda ketyre objeketeve zgjati thuajse 3 vjet! Mbi 8 zyrtare te bashkise se Edi Rames firmosen cdo flete te gentplaneve te privatizimit, pikerishte sepse procedura ishte detyrim ligjor. Pati persona te korruptuar qe kishin interes qe te vijonte vjedhja e prones private, gje qe vonoi procesin per 3 vjet por ligji prevaloi.

Krahasoni keto proceseve te stergjata me ate sesi bolino behet pronar i 5000 m2 toke dhe ndertese 2 kateshe caktuar per gjimnaz mes tiranes! Vec 3 copa letra nga edi rama dhe dikush pa asnje lidhje vjen dhe behet pronari me i madh ne Tirane!

Mashtrimi I rradhes vijon sikur une kam marre prokure perfaqsimi nga 5 familjet e Tiranes. Nje praktike e tille do te qe fare normale, si nje marredhenie private midis ish pronareve, por serish eshte krejt e pavertete, per te provuar edhe nje here se e gjithe zhurma e prodhuar eshte vecse nje genjeshter. Une kam prokure perfaqsimi vec nga familja ime, sic kane pasur edhe 3 persona te tjere te familjes sone.

Ka edhe mashtrime te tjera te trasha sikur leja e zhvillimit te prones eshte leshuar nga Basha, por ne fakt lejet jane leshuar nga te tre kryebashkiaket, perfshi Rama, Basha dhe Veliaj.

Per te marre token e tyre bosh, si dhe disa objekte te uzurpuara e me banore informale brenda, ish pronaret u detyruan te paguanin per privatizimin rreth 800,000 USD dhe perseri, pronaret fisnike te Tiranes nuk nxorren ne rruge asnje nga 40 familjet informale qe jetonin aty, por ju dhane apartamente banimi ose kompensim sipas rastit. Kjo dha nje kosto shtese per ish pronaret, por fisniket nuk nxorren njeri ne rruge. A tregon dot Incene-Rama nje rast te vetem ku nje projekt zhvillimor i ka bere pjese te zhvillimit edhe banoret informale? Kemi te fresket rastet e Astirit, Shkozes, rruges 5 Maji. Jemi vite drite larg.

Kthimi i prones tek familjet pronaret eshte detyrim ligjor per kthimin e sendit te grabitur nga komunizmi, ndersa dhoro e tokave publike per Xhacken, Gaz Pajen, Bollinon dhe krimin e organizuar eshte veper penale se nuk mund te dhurosh pa perfunduar kthimi i pronave tek pronaret.

Ndaj ne respekt edhe te familjeve pronare qe ju cenohet nderi dhe dinjiteti nga keto mashtrime me rregji per te hequr vemendjen, do te vijohet me padi ndaj lepiresve te Rames. As vonesat e drejtesise me rregji dhe as shashkat e Rames per te zhurmuar inceneratoret nuk na impresionojne. Ligji, e verteta dhe e drejta e Zotit jane te thjeshta dhe plotesisht ne anen e pronareve fisnike te Tiranes.

sali berisha jamarber malltezi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen