LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në Durrës e u vra! Dalin pamjet nga hoteli, 'blindi' iu gjet te Rruga e Kombit

• Ervis Martinaj, i shumëkërkuari që rezulton të jetë zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit është nxjerrë në pritë. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë grupi hetimor që merret me zhdukjen e të shumëkërkuarit, i cili është zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht. Në emisionin “Në Shënjestër”, Klodiana Lala publikoi pjesë nga dosja hetimor dhe tha se Martinaj është nxjerrë një pritë nga një vajzë, identiteti i të cilës nuk është bërë ende me dije. Dyshimet janë se Martinaj është rrëmbyer në Durrës, e më pas të jetë vrarë. • Në të njëjtin program, janë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë Martinajn teksa futet në një hotel në Durrës, më datë 5 gusht. Veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra dhe një kapele, Martinaj u fut në hotel me efektivin e Operacionales Jeton Lami dhe një vajzë. Lami doli pak minuta më vonë për tu kthyer të nesërmen në mëngjes për të marrë Martinajn e vajzën në fjalë. • Një tjetër material i ri i publikuar këtë mbrëmje është edhe pamja e mjetit të blonduar të llojit “Mercedes Benz”, me të cilin dyshohet se ka lëvizur Martinaj. Mjeti është gjetur në Rrugën e Kombit, në korsinë që të çon drejt Kosovës. Makina është në duart e hetuesve, por ende nuk dihet nëse brenda tij është gjetur ndonjë gjurmë që mund t’i çojë prokurorët e Laçit drejt zbardhjes së misterit që mbulon atë që ka ndodhur me Martinajn pas nxjerrjes në pritë. • Denoncimin në polici e bëri Faik Martinaj, xhaxhai i të shumëkërkuarit, në momentin që mori ‘lajmin’ nga një i afërm nga Dubai se me nipin e tij kishte ndodhur diçka. Me dëshmitë e dhëna, familjarët kanë hedhur dyshime se Indrit Dokle ka gisht në zhdukjen e Martinajt. Ata fajësojnë Nuredin Dumanin për këtë rrjedhë të fatit të 40-vjeçarit pasi shprehen se gjithçka ka ardhur vetëm pas dëshmisë të të penduarit të drejtësisë, i cili shprehej se Martinaj i ka ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të kokës së Dokles. Familja shton se e gjitha kjo është një shpifje, por nuk dinë të thonë asgjë në lidhje me lëvizjet e fundit të Martinajt. • Vetë Dokle ka mohuar gjithçka. Në pyetje është marrë edhe vajza që e shoqëronte Martinajn mbrëmjen e 5 gushtit, e cila ka deklaruar se deri më datë 7 ka qenë në kontakt me të shumëkërkuarin, por më pas nuk kanë folur dot më. Tashmë prokuroria e ka të sigurtë që Martinaj është shitur e vrarë.

12 artikuj për këtë temë.

5 DITE ME PARE

Transfertat e Ervis Martinajt/ Të besuarit ishin familjarët, tezja invalide bleu 137 mijë euro “Porsche Cayenne”, çfarë zbuloi hetimi për katër akuza

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Ervis Martinaj

TIRANË- Por ndërsa dukej i paprekshëm dhe gjithmonë e më i fuqishëm, Ervis Martinaj do të ishte edhe vetë subjekt i plumbave, ku do të mbetej edhe vetë i plagosur, ngjarje që do të tronditnin fort mitin e tij pavdekshmërisë. E tillë do të ishte edhe përplasja e madhe me armë, në ish-Bllok, mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në brendësi të një lokali luksoz, ku gjatë një sherri që nisi si verbal, grupi i Ervis Martinaj u ndesh me armë me atë të Ervin Matës, ky i fundit një biznesmen i njohur, skenë krimi, ku mbeti i vdekur Fabian Gaxha dhe ku u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon alias Esmeraldo Hato.

Përplasja thuhet se erdhi për shkak të prishjes së pazareve mes grupeve, por zyrtarisht u shënua si një sherr që lindi për ngacmimin e një këngëtareje të njohur, por ku edhe këtë herë, Ervis Martinaj, i cili mbante dhe dokumente me identitetin e rremë Admir Koça, i lindur në Leposaviq dhe me adresë banimi në Plemeti, Komuna e Obiliqit-Kosovë, ia hodhi paq t’i shpëtonte drejtësisë për masakrën.

Ndërkohë që drejtësia e vendosi në vend nderin e kësaj ngjarje të rëndë, me një vendim që mund të konsiderohet skandaloz, duke i dënuar përfundimisht, protagonistët e tjerë të kësaj përplasje me armë, me 100 orë punë, në interes të publikut, por ndërsa kjo ngjarje u pa si një përplasje më se e zakonshme midis bandave, një hetim financiar i nisur për Ervis Martinaj zbuloi se ai ishte përfshirë në tregun ilegal të lojërave të fatit, nëpërmjet një rrjeti kompanish pa licencë dhe fitim, përmes të cilave kishte kryer transaksione multimilionëshe.

Më 1 gusht 2018, Departamenti i Policisë Kriminale referoi një kallëzim penal për një rrjet kompanish, pas të cilave mendohej se fshihej Ervis Martinaj. Rrjeti i kompanie, të cilat shërbenin si një skemë e pastrimit të parave me origjinë të dyshimtë, ku pjesa më e madhe e të ardhurave vinin nga lojërat e fatit. Kallëzim, që u vu në lëvizje, dhe u shndërrua në një dosje hetimore, menjëherë pas skenës së përgjakshme të ndodhur në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut. Ngjarja çoi në arrestimin e Martinaj mesnatën e 4 tetorit në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, i dyshuar si organizatori i përplasjes me armë, që shkaktoi një të vrarë dhe dy të plagosur. Vetëm disa ditë pasi u vu në pranga, krahas kësaj ngjarje, Prokuroria ngriti ndaj Martinaj edhe disa akuza të tjera, si ‘Pastrim parash’, ‘Organizim të lotarive të palejuara’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Ndërkohë që Gjykata, vendosi lënien e tij në masën e arrestit me burg për 30 ditë, pasi arsyetoi se nuk ishte faktuar që celulari i ekspertuar në Izrael i përkiste Martinajt. Celulari u zbërthye nga ekspertët në Izrael, ku thuhet se u zbuluan shumë audio, video, kontakte, por edhe mesazhe që dëshmonin për lidhje te tij, me njerëz të fuqishëm. Por, ndryshe nga Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli e ashpërsoi masën e sigurisë ndaj Ervis Martinajt, vendim që u duartrokit nga Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një mesazhi të postuar në Facebook me hashtag “Kush e ka radhën”

“Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë”.

Pavarësisht duartrokitjes së amerikaneve, Martinaj doli sërish në liri, ndërkohë hetimi për lojërat e fatit vijonte. Po çfarë zbuloi ky hetim i prokurorisë? Cilat ishin kompanitë përmes të cilave ishin kryer transaksionet? Ervis Martinaj debutoi fillimisht në biznes me një pikë servisi kompjuterësh. Ai u regjistrua si person fizik ne Qendrën Kombëtare të Biznesit, më 10 korrik 2006 për të shfaqur më tej ambiciet e tij në tregun e bixhozit. Më 28 tetor 2011 ai themeloi kompaninë “King Casino”, ku anëtarë bordi në këtë kompani ishin dy xhaxhallarët e tij, Faik dhe Rakip Martinaj. Në 20 maj 2015, me vendim të aksionerit të vetëm u vendos pezullimi i aktivitetit, por hetimi pasuror zbuloi transaksione të shumta bankare në emër të kësaj kompanie por edhe të kompanisë ‘Mati Union’, e regjistruar në emër të Mustafa Martinajt, babait të Ervis Martinaj, para të derdhura në 3 banka të ndryshme.

Referuar dosjes hetimore, pjesa më e madhe e parave kishin kaluar në sistemin bankar në emër të kompanisë së të atit “Mati Union”, e themeluar në vitin 2000, me objekt: ‘Agjent për trasfertë të parave për llogari të një subjekti jo banke, këmbim valute”. Të ardhurat në njërën nga këto llogari bankare të Martinaj, ishin kredituar nga persona të ndryshëm me përshkrimin “të ardhura nga lotot”. Në vijim, ai që filloi të njihej si ‘Mbreti i Kumarit’, e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”, të cilën e themeloi me 4 prill 2012, ku aksioner i shoqërisë ishte Ervis Martinaj.

Dy vite më vonë, me anë të një kontrate shitblerje, Ervis Martinaj ia shiti 100 për qind të aksioneve shtetasit Kol Paluka, kundrejt çmimit 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. Pas shitjes se aksioneve, Ervis Martinaj, vendosi të largohej si aksioner, ndërsa Kol Paluka u bë aksioner i vetëm i shoqërisë. Vlera është paguar në CASH dhe blerësi ka deklaruar se të ardhurat vinin nga biznesi i tij dhe të ardhurat e akumuluara gjatë viteve. Por informacionet e marra në sistemin Tatimor, rezultuan se Kol Paluka nuk kishte kryer kurrë asnjë aktivitet tregtar dhe kishte qenë regjistruar vetëm si punonjës i shoqërisë ‘Albania Baste Live’ për një periudhë prej 5 muajsh. Kol Paluka ndërroi jetë për shkak sëmundjeje në spital vetëm 5 muaj pasi mori shoqërinë tregtare nga Ervis Martinaj. Hetimi zbuloi se shitblerja e kompanisë ishte kryer në mënyrë fiktive me qëllim heqjen nga detyrimet të shtetasit Ervis Martinaj. Bashkëshortja e Kol Palukës tregoi se i shoqi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk kishte pasur asnjëherë aq para sa të blinte një shoqëri.

Hetimi zbuloi gjithashtu se kompania në fjalë nuk kishte qenë e pajisur me licencë për ushtrim aktiviteti. Në vitin 2013, një kompani e tretë lojërash fati u regjistrua në QKB në emër të nënës së 36-vjeçarit, nën emrin tregtar “Eurovis”. Në dhjetor të 2012, Martinaj regjistroi gjithashtu një kompani telekomunikacioni me ortak sicilianin Prospero Albelice.

Sipërmarrja nuk zgjati, për shkak të arrestimit të sicilianit nën dyshimet për mashtrim. Shoqëria ITSGA e pajisur me leje për ushtrim të aktivitetit ‘Lojëra Fati’ kategoria ‘Baste Sportive’ nr. 44, datë 09.04.2014 me afat 10-vjeçar. Nga hetimi u provua se kjo shoqëri ka pasur dhe ka operuar me 2 450 adresa sekondare në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Pronari i një pike basti iu tha hetuesve se “procedura e punës funksiononte në mënyrë të tillë që pasi bëhej një shumë prej 50 000 lekësh të reja, shkonte tek zyrat që ndodhen prapa E*** kati parë, ku lekët i jepeshin një personi me emrin Beni”.

Këto ambiente evidentoi prokuroria administroheshin nga shtetasi Ervis Martinaj. Në filtrin e hetuesve kaluan edhe kompani të tjera në emër të familjarëve të Martinajt, ndërsa u sekuestruan 12 kontrata noteriale të kryera në vitet 2009-2013 për blerje automjeti apo pasurish të paluajtshme. Shit-blerjet me përfitues Martinajn sipas prokurorisë janë kryer me persona me precedentë të ndryshëm penalë. Mënyra e shlyerjes, sipas Prokurorisë ka qenë gjithmonë CASH dhe burimi i të ardhurave i papërcaktuar, por që hetuesit mendojnë se nuk justifikohet nga burimet e ligjshme të Martinajt. Një nga kontratat lidhej me shitblerjen e një automjeti “Porche Cajene” (Fuoristradë) ngjyrë e zeze me vlerë 137 mijë euro në vitin 2018.

Blerëse e automjetit luksoz rezultonte të ishte tezja e Ervis Martinajt. Automjeti ishte blerë në Gjermani. Por hetimi zbuloi se tezja e Martinajt ishte invalide dhe merrte pagesë për invaliditetin përmes Postës Shqiptare dhe ishte në pamundësi financiare për të blerë një automjet të tillë. Për të gjitha këto, Martinaj u dënua me 3 vjet e 8 muaj burgim për ‘Krijim të kushteve për të kryer vrasjen’, ‘Falsifikim dokumentesh’, ‘Organizim i lotarive të palejuara’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’.

Më herët, përgjatë viteve 2003-2013, ishte dënuar ne 3 raste për organizim të lotarive të palejuara. Në një rast pas kallëzimit të një qytetari që ankohej se i ishte ulur koeficienti pas ndeshjes Tajikistan-Kirgistan U-17, referuar vendimit gjyqësor, rezulton se pika e basteve e cila ishte denoncuar kontrollohej nga Ervis Martinaj përmes kompanisë pa licencë “Albania Baste Live”.

Marrë nga Balkanweb

5 DITE ME PARE

Kush ishin armiqtë e Martinajt, të betuar deri në eliminimin e ushtarit të fundit të tij, i gjurmonin hap pas hapi 'fluturimet'

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Ervis Martinaj

TIRANË- Në Shënjestër/ Një industri miliona dollarëshe, e kapur fort nga krimi. Një fenomen, i përhapur për kohën, në të gjitha rrugicat e Shqipërisë. Ku në çdo cep lagje, do të kishte një pikë bastesh. Luftë për sundimin e lojrave të fatit që do të shënonte viktimën e parë më 23 tetor 2013. Ku në pasdrekën e kësaj dite, Elvis Doçi, sipërmarrës i njohur lojrash fati, i njohur edhe për miqësinë me ministrin e Brendshëm të kohës, Saimir Tahiri, do të qëllohej bashkë me kushëririn e tij, Ali Doçi,  ndërsa qëndronin në makinë, në pritje të semaforit, pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ në kryeqytet.

Elvis Doçi, humbi jetën vetëm disa orë më pas në spital si pasojë e plumbave të marrë, ndërsa për fat të mirë, kushëriri i tij mbijetoi. I dyshuari kryesor për këtë ngjarje u tha se ishte Ervis Martinaj, por asnjëherë ndaj tij nuk u ngrit një akuzë zyrtare. Vrasja e mikut të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që vinte vetëm pak ditë, pasi qeveria socialiste e sapoardhur në pushtet kishte nisur një operacion të gjerë të quajtur ‘Fundi i Marrëzisë’ për konfiskimin e të gjitha makinerive dhe pikave të bastit të palicensuara në të gjithë Shqipërinë.

Dhe që duket se ishte një mesazh i qartë dhe i fortë i përplasjes së krimit të lidhur me bastet dhe pushtetit në fuqi. Por vrasja e Elvis Doçit do të ishte vetëm fillimi i CV-së së pasur së Ervis Martinaj, si eksponent i dalluar i krimit ndonëse ai asnjëherë nuk u akuzua zyrtarisht. Në kulmin e aksionit “Fundi i Marrëzisë”, Ervis Martinajt, u denoncua për për kërcënimin e shefin e repartit “Shqiponja” në Tiranë. Përplasje kjo për bllokimin e rreth 400 makinetave të lojërave të fatit në një magazinë që zotërohej prej tij.

“Do të ishin këto dy momente, ku emri i tij do të nënvizohej gjithmonë e më shpesh në ngjarje të ndryshme kriminale… Një ndër këto ngjarje do të ishte edhe vrasja e Enton Nikës, më 11 nëntor 2015. Ngjarje e ndodhur në parkingun e një restoranti në zonën e Linzës në Tiranë. Ku i plagosur mbeti edhe pronari i restorantit, Ismet Gaxheri. Ngjarje, ku edhe këtë herë, protagonist kryesor, do të rezultonte të ishte, Ervis Martinaj. Personi që shfaqet edhe në këtë foto, gjatë momentit të përplasjes që përfundoi në viktima”.

Më datë 11 Nëntor 2015, rreth orës 14:10 në një lokal në Linzë, janë konfliktuar në ambjentet e parkingut të makinave te pandehurit Ervis Martinaj, Bujar Hasani, Mirsad Kuçana, dhe Emiljano Tasho me shtetasit Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, ku si pasojë e këtij konflikti të armatosur është vrarë shtetasi Enton Nikaj dhe është plagosur me mjete të forta në kokë pronari i lokalit Ismet Gaxheri.

Edhe pse ishte i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, Ervis Martinaj, vazhdoi të bënte jetën e tij i lirë. Emri i tij do të dilte sërish në skenë, në një prej proceseve më të bujshme të zhvilluara në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Atë kundër Emiljano Shullazit dhe grupit të tij kriminal, të cilët po gjykoheshin për gjobëvënie. Proces, ku në mars 2017, Ylvi Beqja, dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, deklaroi se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia kundër Emiljano Shullazit.

Beqja tha gjatë këtij procesi se ai refuzoi të tërhiqej nga dëshmia, Ndaj për këtë arsye, Martinaj, e kishte kërcënuar me jetë. Prokuroria deklaroi atëkohë se kishte nisur hetime, Por e vërteta është se Martinaj, nuk u mor kurrë i pandehur për këtë çështje. Madje, ai do të vazhdonte të ishte edhe më i dhunshëm, tanimë në skenat e krimit që prodhonte. Ndërkohë që për Martinaj kishte edhe hetime të mëparshme, të cilat mesa duke ai kishte mundur ti mbyllte falë lidhjeve të tij të fuqishme në drejtësi.

Por siç e theksuam edhe më herët, do të ishte pikërisht ngjarja e rëndë në ish-Bllok, që u shënua në një nga orët dhe zonat më të frekuentura, dhe që dukej të ishte një plumb në zemër për vetë kryeqytetin, që solli edhe vendimin e prerë të qeverisë Rama për të mbyllur më 1 janar 2019, të gjitha pikat e basteve në Shqipëri. Baste të shpërndara si kërpudha kudo nëpër çdo cep të lagjeve të qyteteve. Mbyllja e të cilave dukej sikur do të shënonte edhe dobësimin e krimit vendas, të lidhur me lojrat e fatit. Por që në fakt, nuk rezultoi kështu, pasi paratë që viheshin publikisht në pika llotoje, tanimë kaluan ilegalisht online”.

Ku krimi tashmë mund të gjeneronte para të shumta dhe të pafundme në botën e nëndheshme. Një dukuri e cila mesaduket e bëri edhe më të dhunshme luftën për posedimin e basteve. Një histori sa e re aq edhe e vjetër, që duket se ravijëzoi përplasje të reja me grupe të padukshme kriminale. Por që ndërkohë kishin filluar të fuqizoheshin dhe të sulmonin njëra-tjetrën. Por edhe viktima të shumta në radhët e miqve të Martinaj.

Që dukej se ishte në shënjestër të armiqve të tij. Një nga këto përplasje që ngritën krye ndaj grupit të Ervis Martinaj, ishte edhe ajo me klanin e vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka. Një përplasje e vjetër që kulmoi me eleminimin e ish-policit Santiago Malko. Një prej miqve më të afërt të Martinaj. Vrasje e cila u krye nga Klani Duka, mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në Tiranë.

Santiago Malko, që kishte qenë i pranishëm edhe gjatë përplasjes me armë që Ervis Martinaj, kishte pasur disa muaj më parë, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Vrasje që vinte pasi Klani Duka kishte dështuar në ekzekutimin e Martinaj. Përplasja mes Martinajt dhe Dukëve, që duket se kishte nisur për lojërat e fatit. Por ku thuhet se Martinaj, mori peng dhe dhunoi babain e vëllezërve Duka.

Gabim të cilin Klani Duka nuk ia fali kurrë Martinajt. Klan që thuhet se tashmë ishte betuar deri në elemiminin e ushtarit të fundit të Martinaj dhe vetë kundërshtarit të tyre më të madh. Ku një hetim i prokurorisë së Tiranës, zbuloi se Vëllezërit Duka ishin investuar fuqishëm me të gjithë mjetet për të ditur lëvizjet e Martinaj me objektivin për të kryer eleminimin e tij. Hetim që ndër të tjera, zbuloi se Klani Duka, kishte rekrutuar punonjësen e një agjensie turistike, me qëllim që kjo e fundit kundrejt pagesës tju vinte ne dispozicion lëvizjet dhe vendet ku do të akomodohej Ervis Martinaj.

N.SH.ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj. Nga deklarimet e N.Sh, ka rezultuar që përmes të pandehuri Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvison Serjani, kanë krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni. njohur me pseudonimin ‘Doqja’. Këta dy shtetas kanë patur në plan eleminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes u është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.

Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar ‘Në shënjestër’, e pandehura, pranoi se i ka servirur vëllezërve Duka, informacion mbi fluturimet e Martinaj. Madje, tregoi edhe shumat që kishte marrë për të dhënë këtë informacion, nga kundërshtarët e Martinaj. Në deklarimet e saj, e pandehura N.Sh ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para.

Rezulton se në dy raste është dhënë informacion lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj. Një herë informacioni i është përejellë shtetasit Fatmir Hyseni për një fluturim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll- Dubai, ndërsa herën tjetër informacioni i është përejellë Leonard Dukës për një fluturim të objektivit Martinaj, me itimerar Athinë-Stamboll-Valencia).

Sipas deklarimeve të N.SH, Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30 000 euro. Por gjuetia e Klanit Duka, ndaj Ervis Martinaj, duket se ka filluar shumë herët. Ku ashtu edhe si rivali i tyre që kishte lidhje të fuqishme në Policinë e Shtetit, edhe vëllezërit Duka, duket se kishin rekrutuar oficerë policie për të ndjekur gjurmët e gjahut të tyre.

Ky oficer policie që do të siguronte informacione për lëvizjet e Martinaj, do të ishte Ardjan Ahmeti. Që kishte punuar gjatë viteve 2015-2019, si specialist IT, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga deklarimet e Ardjan Ahmetit, ka rezultuar që ka qenë Daut Elmazi, ai që e ka lidhur me Fatmir Hysenin, i njohur si Doqja.

Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet tek Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lèvizjet jashtë territorit të Shqipërisë të Ervis Martinaj. Dauti i ka premtuar shpërblim në para për këtë shërbim. Gjatë kësaj kohe Ardjan Ahmeti është takuar me Fatmir Hysenin dhe ka komunikuar sipas porosisë së Dautit. I gjendur përballë këtyre dëshmive, grupi hetues vendosi të mbajë në përgjim, dy të fejuarit Dejvison Serjani dhe shtetasen N.Sh.

Për të parë nëse deklarimet e tyre ishin të vërteta dhe përputheshin me lëvizjet e Ervis Martinaj, shënjestrës tashmë të Klanit Duka. Ku zbulimi do të ishte surprizues edhe për vetë grupin e hetimit. Nga transkriptet e përgjimeve telefonike rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh, dhe Ardjan Ahmeti. Në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto).

Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njejtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend. Hetuesit dolën në përfundimin se Dukët nuk mundën ta ekzekutonin Martinajt, ndaj për këtë vendosën të hakmarreshin duke vrarë mikun e tij, Santiago Malko. Mbi këtë të fundit, SPAK thotë se qëlloi vlonjati Fatmir Hyseni, i njohur si DOQJA.

Por vrasja e Malkos, do të ishte vetëm fillimi i fundit të pandalshëm të eleminimit të grupit të Ervis Martinaj. Një tjetër vrasje brenda radhëve të grupit të Martinaj, që do të shënjonte sinjalin se ditët e arta të një perandorie kishin nisur perëndimin e tyre. Më 30 maj 2020, një tjetër atentat, këtë herë brenda një hoteli, në aksin Mamurras-Lezhë, do ti merrte jetën biznesmenit Bujar Lika dhe mikut të tij, Paulin Gjergji. Lika, që ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj. Atentat që shpejt do të pasohej nga i radhës. Dhe që do të trondiste edhe njëherë fuqishëm grupin e Martinaj.

Viktimat këtë herë brenda këtij grupi, do të ishin Erigers Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani. Të cilët u ekzekutuan barbarisht më 13 nëntor 2021, në Tiranë, në zonën e Unazës së Re, brenda makinës së tyre. Eleminim i ushtarëve të Martinaj që do të kryhej publikisht, siç ka shfaqur edhe emisioni ‘Në shënjestër’ në sytë e dhjetra pasagjerëve që sapo zbrisnin nga urbani i linjës së Tiranës së Re. Por teksa viti kalendarik dukej se do të mbyllej pa humbje të tjera në radhët e grupit të Martinaj, një tjetër viktimë brenda këtij grupi do të përmbyllte ciklin vjetor të hakmarrjes së egër që tashmë ishte e dukshme.

Viktima e radhës do të ishte Can Karriqi. Edhe ky një ushtar i Ervis Martinaj. I cili u ekzekutua më 23 dhjetor 2021, në Kamëz, brenda një makine. Dyshimet për këto krime ranë mbi Klanin Duka. Por duket se Martinaj, nuk kishte llogari të hapura vetëm me këtë Klan. Por edhe me të tjerë grupe apo familje, me të cilat tashmë i ndante gjaku. Një nga këto përplasje të shpallura, ishte edhe ajo me familjen Reçi në Kurbin. Familje, e cila më 1 nëntor 2021, humbi në atentat në qytetin e Laçit, ish-policin, biznesmenin, Xhelal Reçi. Ngjarje, ku thuhet se një nga autorët që qëlloi ishte Brilant Martinaj, kushëriri tashmë i ndjerë i Ervis Martinaj. Ekzekutuar këtë verë, bashkë me dy miqtë e tij, tek mbikalimi i Fushë Krujës, mesditën e 17 korrikut 2022.

Por vrasja e kushëririt të tij Brilant Martinaj dhe miqve të tij, duket se nuk e ndali dorën e kundërshtarëve ndaj grupit të Martinaj. Vrasje e trefishtë e cila shpejt do të pasohej edhe nga një tjetër atentat i rëndë, brenda radhëve të grupit të Martinaj. Ku këtë herë shënjestër do të ishin dy miqtë e tij, Ylli Ibrahimi dhe Klisman Prençi. Të cilët u qëlluan me breshëri të shumta kallashnikovi, brenda makinës me të cilën udhëtonin.

Ngjarje kjo e ndodhur më 22 korrik 2022 në qendër të Milotit. Ku viktimë mbeti i riu Klisman Prençi, ndërsa i plagosur rëndë, Ylli Ibrahimi. Atentati i fundit në radhë, para se Martinaj të rezultonte edhe vetë i zhdukur. Ndërkohë që bashkë me Martinaj, që nga 17 maji rezulton i zhdukur edhe një nga ushtarët e tij. Ulvi Skana, shok me Can Karriqin mikun e vrarë të Ervis Martinaj. Fije të shumta të ngatërruara, që e bëjnë edhe më të komplikuar zhdukjen e atij që deri dje njihej si mbreti i lojrave të fatit.

Bosit të humbur të kumarit, gjuetia në kërkim të të cilit, duket se do të vazhdojë gjatë. Ndërsa fati i tij mbetet mister, çuditërisht pas shumë vitesh ndalimi, qeveria hodhi edhe njëherë zarët në shesh. Duke u shprehur qartë se lojërat e fatit do të rihapen. Ndoshta një përkim rastësor, me zhdukjen e bosit të lojrave të fatit, por që pashmangshmërisht nuk kishte se si këto dy ngjarje të mos i lidhte një sfond politik. Dhe një luftë që tashmë është bërë edhe më e ashpër politike.

Marrë nga Balkanweb

5 DITE ME PARE

“Kishte disa blinde që i ndërronte rrugës”, gazetari për Ervis Martinajn: Vrasja e Brilantit e bëri të hiqte eskortat

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Eni Ferhati

TIRANË- Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar se Ervis Martianj ka pasur disa makina të blinduara me të cilat udhëtonte, të cilat i ndërronte gjatë rrugës për të shmangur atentatet dhe kundërshtarët. I ftuar në emisionin “Shënjestër” në News24, Ferhati shtoi se që pas ekzekutimit të kushëririt të tij, Brilant Martinaj, ai ndërroi stil jetese dhe nuk lëvizte më me eskortë, por shoqërohej vetëm nga efektivi i operacionales.

“Fakti që çështja u bë kaq mediatike dhe përfshiu edhe reagime nga politika, edhe prokuroria është më shumë e angazhuar për zbardhjen e ngjarjes. Automjeti është më shumë i përdorur nga Martinaj. Ka patur disa makina të blinduara, i ndërronte rrugës për t’iu shmangur atentateve dhe kundërshtarëve. Mund të jetë një element që mund të ndidhmojë hetuesit. Sa i takon videos duhet të kemi parasysh se përderisa Martianj pas atentatit që i vranë djalin e xhaxhait, bëri të ndërroi stilin e mënyrës se si lëvizte. nuk lëvizte më me eskortë, por hoqi mjetet mbështetëse dhe shoqërohej vetëm nga efektivi që në fakt kishe për detyrë të kapte personat e shpallur në kërkim, por që punonte për Ervis Martinajn”, tha ai.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

5 DITE ME PARE

Njohës i disa gjuhëve të huaja, nga një familje e pasur dhe baba i 4 fëmijëve, shndërrimi i Martinajt në biznesmenin më të fuqishëm të lojërave të fatit

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Ervis Martinaj

TIRANË- Në Shënjestër/ Por ndërsa legjenda për zhdukjen e Ervis Martinaj tashmë ka marrë dhenë dhe po shëtit gojë me gojë, në teori konspirative gati nga më të pabesueshmet, Policia e Shtetit ka vendosur të heshtë. Një heshtje që e ngarkon me përgjegjësi, por njëherazi që dëshmon edhe dështimin e saj, në përpjekjet për të arrestuar apo gjetur njeriun më të famshëm të krimit në Shqipëri. Që tashmë rezulton i zhdukur që nga data 10 gusht 2022, në rrethana ende të paqarta. Siç e thamë një thriller vere, i denjë për titujt aperturë të kopertinave. Por kush janë grupet rivale apo individët e interesuar për të zhdukur Ervis Martinajn?

Cilët janë armiqtë e shumtë që ai krijoi kohë pas kohe? Si u eleminuan në dy vitet e fundit, miqtë e tij më të afërt dhe krahët e tij të armatosur? Si u shndërrua Ervis Martinaj në një një prej biznesmenëve më të fuqishëm të Lojërave të Fatit në Shqipëri dhe përse thirrej me nofkën “Mbreti i Bixhozit? Ervis Martinaj, ishte një emër jo shumë tërheqës për mediat, të paktën deri në vitin 2013. Kohë, kur emri i tij nisi të lakohej gjithmonë e më fuqishëm në skedat e krimit. Ai lindi në tetor të vitit 1982 në Burrel. Dhe shpejt, familja e tij u zhvendos në zonën e Kurbinit, aty ku edhe u rrit. Sipas të dhënave, familja e tij ishte me origjinë nga Mali i Zi dhe i kishte hyrë biznesit që herët. Ndërsa njihej si një familje me autoritet dhe me zë në zonën ku banonte.

Ervisi, si djalë i vetëm i familjes Martinaj, pati privilegjin që të kryente një pjesë të shkollimit në Itali. Por pavarësisht këtij bagroundi dhe cilësisë si njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe të një ekonomie të mirë familjare, askush nuk do të mund ta besonte që një ditë ai do të mund t’i hynte botës së krimit.

Dhe për më të tepër të shndërrohej në një nga personazhet më ikonik të saj. Sipas të dhënave, familja e tij e ka origjinën nga Martinajt e Malit të Zi, por u zhvendos në Kurbin që herët. I martuar që në moshë të re, baba i katër fëmijëve të mitur, sikundër e theksuam edhe më herët, shfaqja e tij e parë publike në skenën e krimit, do të datojë në vitin 2013. Koha, kur ai nis të krijojë armiqësitë e para të mëdha. Aty ku emri i tij nis të lakohet edhe më fort në botën e krimit. Në një nga ngjarjet kriminale, e cila mbetet ende e pazbardhur, por që atëkohë dyshimet ranë direkt mbi Ervis Martinaj. Ngjarja e cila, do të niste edhe ciklin e përgjakshëm të dhunës, ku në sfond do të jetë gjithmonë emri i tij dhe lufta për sundimin e lojërave të fatit.

Marrë nga Balkanweb

5 DITE ME PARE

Pamjet e fundit të Ervis Martinajt/ Një vajzë e njohur e ekranit e shoqëron gjithë kohës, dëshmia: Deri më datë 7 gusht kam pasur kontakte me të, më pas…

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në

TIRANË- Orë të tëra filmime zbardhën ndërkohë të gjithë dinamikën e lëvizjeve të Ervis Martinajt në arrati, por edhe të personazheve që e shoqëronin. Një personazh që padyshim do ta kishte të vështirë të lëvizte dhe t’i ruhej armiqve të shumtë pa ndihmën e miqve të tij. Këtë herë, edhe brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Efektivë policie të inkriminuar të cilët i kishin shërbyer me besnikëri, edhe kundrejt pagesave të majme me të cilat Ervis Martinaj, i doroviste kohë pas kohe. I tillë do të ishte edhe zbulimi i Jeton Lamit. Agjenti i Forcave Operacionale, i cili thuhet se shoqëroi, ndihmoi dhe transportoi Ervis Martinajn, gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim nga policia. Agjenti që bënte një rol të dyfishtë, por që u zbulua në praninë e Ervis Martinaj dhe të një vajze të re, teksa hynin në një hotel në Durrës, natën e 5 gushtit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga ‘Në shënjestër’, Ervis Martinaj shfaqet në kamera në praninë e oficerit të Operacionales më datë 5 gusht në orën 21:15 të mbrëmjes në një nga hotelet e njohura në zonën e bregdetit. Bashkë me Martinajn, në pamje vihet re edhe një vajzë e njohur e ekranit e cila e shoqëron përgjatë gjithë kohës. Vajza që më pas u konfirmua se ishte një figurë publike, fituese në një nga ekspozetë më të mirënjohura të bukurisë në Shqipëri. Siç do të tregojnë edhe më tej filmimet e kamerave të sigurisë në hotel, fillimisht, gjatë kësaj kohe oficeri Lami, hyn në hotel dhe rezervon një dhomë me emrin e tij, ku lë dhe numrin personal të telefonit.

Pas këtij momenti, oficeri i policisë, largohet nga hoteli dhe kthehet aty të nesërmen, ku dallohet teksa merr me makinë Martinajn dhe vajzën që e shoqëronte. Zbulime që do të çonin grupin hetues në një tjetër rrjedhë ngjarjesh, të cilat përmbysnin njëra-tjetrën.

“Hera e fundit që jemi takuar ishte mbrëmja e datës 5 gusht, ku kemi shkuar në një hotel në Durrës. Atë mbrëmje kemi qëndruar ne hotel dhe jemi larguar të nesërmen. Edhe në dy ditët në vazhdim, pra deri më datë 7 gusht kam pasur kontakte me të. Më pas kemi shkëputur çdo komunikim.

Me Ervisin jam njohur në fillim të vitit 2022. Nuk kam asnjë informacion se çfarë ka ndodhur më të dhe për cilat arsye”.

Data 7 gusht duket se ka qenë edhe kontakti i fundit i Ervis Martinajt me vajzën që shoqërohej. Ndërkohë që familjarët e Martinajt, japin datën 9 gusht në mbrëmje, si kontaktin e tyre të fundit me të afërmin e raportuar të zhdukur. Por ndërsa grupi hetues kishte në duar prova të reja mbi fatin e Martinaj, paralelisht nisi punën edhe për ngushtimin e darës së rrethit miqësor me të cilin personazhi më i shumëkërkuar i momentit ishte parë të lëvizte së fundmi. I pari që u ndalua ishte agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami. Personi i fundit që u pa në të gjallë me Ervis Martinaj, disa ditë para se ky i fundit të raportohej i zhdukur. Jeton Lami u arrestua më 23 gusht 2022. Atij iu vendosën prangat në zyrën e shefit të tij.

Në fillim ai u pyet për lëvizjet e fundit që kishte bërë dhe ndër të tjera nëse kishte qenë në Durrës, gjatë muajit të fundit. Lami pranoi se kishte qenë në këtë qytet me familjarë të tij, por mohoi të ishte shoqëruar me persona të shpallur në kërkim nga policia. Po kështu ai iu përgjigj në mënyrë mohuese pyetjes, nëse kishte pasur kontakte me Ervis Martinaj. Është ky momenti, kur agjentit të operacionales iu vu në dispozicion një video, ku ai shfaqet brenda një hoteli në qytetin e Durrësit, në praninë e të shumëkërkuarit nga Prokuroria e Posaçme, ne kuadër të Operacionit ‘Plumbi i Artë’.

“Policia ka bërë këqyrjen e pamjeve filmike të hotelit në Durrës ku rezulton se në datat 5 dhe 6 Gusht 2022 në këtë hotel ka qenë Ervis Martinaj i cili shoqërohet nga shtetasi Jeton Lami dhe një e njohur e tij. Jeton Lami në ambientet e këtij hoteli rezervon dhomën për shtetasit Ervis Martinaj dhe të njohurën e tij.

Ashtu siç e theksuam edhe më herët, ajo që do ta fundoste dëshminë e efektivit Jeton Lami, do të ishin pamjet filmike të hotelit ku shfaqej në praninë e Ervis Martinaj”.

Teksa Jeton Lami, ndodhet pas hekurave të qelisë, ky i fundit nuk ka pranuar të flasë më shumë për ditët e fundit të kaluara me Ervis Martinaj.

“Nga veprimet e kryera vlerësojmë se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Jeton Lami me funksion N/Specialist në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale për Hetimin dhe Kërkimin, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Jeton Lami ka vepruar në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, për kapjen  e personit në kërkim ndërkombëtar, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti mbi bazën e vendimit të Gjykatës.

Lami ka kontaktuar fizikisht personin në kërkim ndërkombëtar Ervis Martinaj, nuk ka marrë asnjë masë për kapjen e tij dhe nuk ka vënë në dijeni eprorët e tij për këtë fakt, madje e ka shoqëruar, ka qëndruar me të, e ka ndihmuar të strehohet në hotel etj”.

Por ndërsa grupi hetimor kërkon të gjejë shtigje të reja drejt zbardhjes të së vërtetës për zhdukjen e Ervis Martinaj, duket se humbja e tij pa gjurmë, është e mbuluar nga një tis mjegulle që vazhdon të qëndrojë pezull mbi ngjarjen. Ndërsa Policia është në kërkim të autorëve të mundshëm të rrëmbimit dhe zhdukjes së tij., një ndër këto dyshime lidhet edhe me hasmëritë që Ervis Martinaj, kishte krijuar kohë pas kohe.

Marrë nga Balkanweb

5 DITE ME PARE

“Në këtë histori është edhe Indrit Dokle”, kë akuzojnë të afërmit për zhdukjen e Ervis Martinaj, çfarë deklaroi i dyshuari

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Indrit Dokle, Ervis Martinaj dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Por ndërsa grupi hetimor kërkon të gjejë shtigje të reja drejt zbardhjes të së vërtetës për zhdukjen e Ervis Martinaj, duket se humbja e tij pa gjurmë, është e mbuluar nga një tis mjegulle që vazhdon të qëndrojë pezull mbi ngjarjen. Ndërsa Policia është në kërkim të autorëve të mundshëm të rrëmbimit dhe zhdukjes së tij, një ndër këto dyshime lidhet edhe me hasmëritë që Ervis Martinaj, kishte krijuar kohë pas kohe.

FAIK MARTINAJ, xhaxhai i Ervis Martinaj

“Unë dyshoj se zhdukja e nipit tim Ervis Martinaj ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Nuredin Dumani. Në këtë histori është edhe Indrit Dokle, i cili mund te ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit”.

Mbështetur në dëshmitë e familjarëve dhe të akuzave që ata ngritën, grupi hetues mori në pyetje edhe Endrit Doklen. Personi që sikundër del edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit, ka qenë objektiv i shënjestrës së Ervis Martinaj. Por Dokle, ashtu siç pritej, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen e zhdukjes së Ervis Martinaj.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj”.  

Sipas dosjes hetimore të siguruar ‘Në Shënjestër’, shfaqja e fundit publike e Martinaj, daton të jetë më 9 gusht në Tiranë, në ambientet e një qendre tregtare pranë Zogut të Zi. Vetëm disa ditë pasi ai ishte parë të lëvizte i lirë në Durrës. Ndërkohë që nga data 9 gusht, koha kur ai shfaqet në Tiranë dhe deri më 10 gusht që përkon me kallëzimin për zhdukjen e tij, nuk ka asnjë provë të ekzistencës së tij.

Për fatin e një personazhi jo të zakontë, por për atë, të të ashtëquajturit Mbreti shqiptar i ‘Lojërave të Fatit’, ‘mbretit’, të cilin tashmë të gjithë janë vënë në kërkim, të etur për të ditur fundin e tij, për të cilin tanimë, që nga data 11 gusht 2022, ka të regjistruar edhe një vepër penale për rrëmbim personi. Ndërkohë që në të gjithë këtë histori, ato që nuk kishin si të mungonin, janë padyshim, teoritë konspirative. Ato që rrethojnë gjithmonë personazhe të tillë, në të gjallë dhe në ikje të tyre nga kjo botë, ku një ndër këto teori është edhe ekzistenca e një video, në pamjes e së cilës shfaqet trupi i copëtuar i Ervis Martinaj.

Një video që thuhet se qarkullon dorë më dorë, por që askush deri më sot nuk e ka parë, as vetë autoritetet ligjzbatuese, që të mund të konfirmonin vërtetësinë e saj. Por ndërkohë që politika heshti gjatë, për zhdukjen misterioze të Ervis Martinaj, i pari që do të rihapte këtë temë do të ishte kryeministri Rama, i cili mesa duket i lodhur nga saga e përgjakshme e verës së atentateve nëpër rrugët e Shqipërisë dhe telenovela më e fundit me në qendër personazhin e Ervis Martinaj, u kërkoi drejtuesve të policisë ta gjenin të gjallë ose të vdekur personazhin më të shumëpërfolur të momentit në Shqipëri.

“Është e papranueshme që për javë të tjerë ekranet shqiptare janë bërë si BB i kronikës së zezë, jo u vra jo nuk u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga Drejtësia, dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj-lloj legjendash me luanë, bamirësia, oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar dhe Policia e Shtetit nuk di ta thotë ore u vra apo nuk u vra, kush e ka penguar ta thotë Policia e Shtetit nuk di ta thotë akoma u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë të vërtetën. Nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”. 

Marrë nga Balkanweb

5 DITE ME PARE

Zhdukja e Ervis Martinajt/ “SPAK nuk e ka vënë ujin në zjarr”, gazetari: Kryeministri di shumë! Në korridoret e policisë thuhet se Martinaj…

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Në shënjestër

TIRANË- Gazetari Eni Ferhati, ka deklaruar se faktorët që SPAK nuk po heton në lidhje me Ervis Martinajn, është sepse ka shumë dosje tashmë që janë në proces hetimi, dhe se prokuroria e Kurbinit duhet të shpallë moskompetencën. I ftuar në studion e "Në Shënjestër", Ferhati tha se në korridoret e policisë thuhet se Martinaj është rrëmbyer dhe më pas vrarë.

“Kemi ndjekur dje seancën që ai nuk u paraqit që domethënë që mbase nuk dëshiron të bashkëpunojë me drejtësinë, kryeministri di shumë, sepse çdo ditë merr raportime konfidenciale nga shërbimi informativ që duhet të ketë pasur rol në këtë ngjarje. Në korridoret e policisë flitet për një skenar që Matinaj është rrëmbyer e më pas vrarë. Kryeministri ka një qendrim të butë krahasuar me të parin që kishte më i ashpër me policinë. Kishte ndodhur fakti kur po flitej hapja e basteve të cilat edhe pse të mbyllura me ligj funksiononin online. Martinaj zotëronte pothuajse 100 në veri këtë treg ilegal. Kryeministri thotë duhet të kemi durim, është e pamundur të kemi një provë për të përmbyllur dosjen që vijon të hetohet nga prokuroria e Kurbinit ndërsa SPAK nuk e ka vënë ujin në zjarr. SPAK nuk do të ngatërrohet me ngjarjen se është i mbytur me dosje që po heton dhe duhet të jetë prokuroria e Kurbinit ajo që duhet të shpallë moskompetencën”, tha ai.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

5 DITE ME PARE

Zhdukja e Ervis Martinajt/ “Mund të jetë rrëmbyer në Durrës e më pas të jetë vrarë”, zbulohen detaje nga dosja

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Ervis Martinaj

TIRANË- Një triller vere, apo fundi tragjik i një personazhi ikonik të botës së krimit në Shqipëri, i një perandorie, që ka sunduar krimin në 20 vitet e fundit, zhdukja e të cilit, nëse hamendësimet rezultojnë të vërteta, mund të ketë sjellë njëherë e mirë edhe rokadën e madhe në hierarkinë e malavitas shqiptare; lajmit më të bujshëm të kronikës së zezë, së verës; atë të zhdukjes së pa gjurmë të Ervis Martinaj, të ashtëquajtuarit ‘Mbretit të Lojërave të Fatit’ në Shqipëri.

Por cili është fati i patriarkut shqiptar të kumarit? A është vrarë ai në të vërtetë nga armiqtë e tij, apo kemi të bëjmë me një inskenim nga po ai vetë, në një tërheqje përfundimtare nga skena? Për t’i dhënë kohë vetes për të rimarrë forcat, pas humbjeve të shumta që pësoi në dy vitet e fundit? Cilat ishin orët e tij të fundit, dhe cili ishte mesazhi që mbërriti nga Dubai i çunave problematikë shqiptarë?

Pse askush deri më tani, nuk e ka ekspozuar trofeun më të madh të gjahut të verës, nëse në të vërtetë është vrarë nga armiqtë e tij? Ku fillon dhe përfundon legjenda e zhdukjes së personazhit, që tashmë me humbjen e gjurmëve të tij, mund ta kthejë atë në një mit të pavdekshëm të botës së krimit.

10 Gushti, nuk do të ishte një ditë e qetë për Policinë e Kurbinit. Pa e marrë veten ende, nga atentatet e rënda që kishin trazuar jo pak këtë komunitet të vogël policor në mesin e veriut të vendit, një tjetër lajm, ai i rrëmbimit dhe zhdukjes nga rivalët të Ervis Martinaj, vuri në alert edhe njëherë këtë komisariat dhe bashkë me ta edhe zyrtarë të policisë së Lezhës.

Informacion që thuhet se erdhi nga një burim konfidencial dhe që pasonte një sërë atentatesh të rënda që kishin trazuar keq verën, ku në shënjestër të plumbave kishin qenë miqtë dhe njerëzit e afërt të Martinaj, burim konfidencial, që linte të dyshohej se një femër misterioze, kishte nxjerrë në pritë njeriun më të famshëm të krimit në Shqipëri, ndërsa rrëmbimi mendohej se ishte kryer në Durrës.

“Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar”.

Ky ishte informacioni i parë që lajmësi sekret u ofroi drejtuesve të policisë së shtetit. Emri i të cilit me shumë gjasa nuk do të bëhet i ditur kurrë, por që do të vinte në lëvizje policinë. Në përpjekje për të hedhur dritë mbi atë çfarë mund të kishte ngjarë me Martinaj, orë të ethshme telefonatash mes të zyrtarëve të lartë të policisë dhe zbarkimit të forcave të shumta operacionale në Fushë Kuqe të Kurbinit, aty ku deri më parë jetonte bosi tashmë i humbur i lojërave të fatit.

Orë të gjata, ku në dyert e policisë së Kurbinit, trokiti edhe Faik Martinaj. Xhaxhai i Ervis Martinaj, që po vajtonte ende humbjen në atentat të nipit të tij, Brilantit, kohë kur mori në telefonin e tij, një tjetër lajm tronditës, atë të zhdukjes së nipit tjetër të tij, Ervis Martinaj. Lajmi e shtyu që më 10 gusht, t’i drejtohej komisariatit të policisë Kurbin për të kallëzuar mesazhin, që linte të tregohej se diçka e keqe i kishte ndodhur djalit të vëllait të tij, të famshëm në botën e krimit. Sipas Faik Martinaj, ajo që e bënte edhe më komprometues mesazhin, ishte fakti se lajmi vinte nga Dubai.

Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinaj- 10 gusht 2022

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme kundër krimit, dje rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka dhe jeton në Dubai, i cili më ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë. Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me Ervisin, por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen dhe gjendjen e tij”.

Faik Martinaj, tha ndër të tjera në dëshminë e tij, se nuk kishte pasur kontakte me nipin e tij, qoftë edhe telefonike, që nga koha kur ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia. Pas deklarimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, se Martinaj, i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen, edhe ky, një tjetër eksponent i rrezikshëm i krimit, ish-kreu i një prej fraksioneve më të rrezikshme të bandës së Durrësit, tashmë në liri me kusht, denoncimi i familjes rriti edhe më shumë alarmin te Policia e Shtetit.

Policia kishte dështuar disa herë në aksionet e saj për arrestimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Kjo për shkak se çdo lëvizje e forcave speciale RENEA, dyshohej se dekonspirohej nga vetë brenda radhëve të saj. Ndërkohë që në radhët e drejtuesve të policisë, debatet ishin të forta, se si do të hetohej çështja, të cilët këtë herë ishin të sigurt që nuk ishin përpara një largimi nga banesa të Martinaj. Ndaj pas shumë debatesh çështja u regjistrua për rrëmbim dhe zhdukje personi.

Marrë nga Balkanweb

5 DITE ME PARE

DETAJE/ Makina e blinduar me të cilën lëvizte Ervis Martinaj u gjet e braktisur në Rrugën e Kombit

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Makina e Ervis Martinajt

TIRANË- Mjeti i blinduar i llojit ‘Mercedes Benz” me të cili dyshohet se ka udhëtuar për herë të fundit i shumëkërkuari Ervis Martinaj është gjetur pranë një karburanti në Rrugën e Kombit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në studion e emisionit “Në shënjestër” se makina ka qenë e braktisur në rrugën që të çonte drejt Kosovës dhe është sekuestruar nga autoritetet.

“Shikoni mjetin, kjo është makina e blinduar me të cilënlëvizte Martinaj. I kemi mbuluar targën, është gjetur në Rrugën e Kombit,”- tha Lala ndër të tjera.

Ende nuk dihet nëse brenda mjetit në fjalë mund të jetë gjetur ndonjë gjurmë që të mund t’i çojë hetuesit drejt zbardhjes së fatit të Martinajt.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

5 DITE ME PARE

Zbardhet DOSJA hetimore: Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në Durrës dhe u vra

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Ervis Martinaj

TIRANË- Ervis Martinaj është nxjerrë në pritë nga një femër, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur! Ky është përfundimi në të cilin ka dalë grupi hetimor që merret me zhdukjen e të shumëkërkuarit, i cili është zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht.

“Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar,”- thuhet në dosjen hetimore të publikuar “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala.

Pista e nxjerrjes së mundshme në pritë është raportuar nga Dosja.al që më 26 gusht. Duke mos marrë përsipër konfirmimin e asnjërës prej pistave, Dosja.al theksontese nxjerrja në pritë ishte pista e parë që kishte Prokuroria mbi tavolinë.

“Edhe pse rasti “Martinaj” i ka “magjepsur” hetuesit sesi një i shumëkërkuar lëviz para syve të Policisë dhe shtetit pa i hyrë gjemb në këmbë, Prokurioria dyshon se Martinaj në pistën e parë, atë që është zhdukur, është nxjerrë në pritë nga njëri prej këtyre 3 personave. Missi, shoku ose polici gabuan. A u shit Martinaj nga bukuroshja? Prokuroria është ende e dyzuar. Pistat zyrtare janë vetëm dy, ndërsa faktet për njërën apo tjetrën ende mungojnë. Sot, organet shtetërore flasin me supozime dhe copëza dëshmie. Askush nuk ka një version zyrtar të bazuar në prova materiale. Dosja sjell dy versionet duke mos marrë përsipër konfirmimin e asnjërës, ndërsa informacionet e redaksisë janë të shumta. Ajo që po kemi mundur të verifikojmë është vargu i grupeve kriminale që kanë patur shënjestër Martinajn. Polici Jeton Lami dyshohet se tradhtoi jo vetëm shtetin dhe uniformën por edhe “shefin”. Prokuroria beson se ai do të thyhet dhe do të nisë të tregojë për njohjen e tij me Martinajn, rekrutimin si pjesë e grupit që kujdesej për sigurinë e 39-vjeçarit, dhe në rast se ka patur një zhdukje të tij fizike, nga kush dhe se a u nxorr prej tij në pritë Martinaj,”- shkruhej në artikullin e publikuar një muaj më parë.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

5 DITE ME PARE

VIDEO/ Ky është mjeti i ‘blinduar’ që lëvizi Ervis Martinajn, mister çfarë ndodhi pas ndalesës në hotel

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Makina e Ervis Martinajt

TIRANË- Makina që po shikoni është mjeti me të cilin ka lëvizur i shumëkërkuari Ervis Martinaj, i cili është zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit. Bëhet fjalë për një mjet të blinduar me ngjyrë të zezë, i llojit “Mercedes Benz”, tip “C Class”.

Me këtë makinë, Martinaj, efektivi Jeton Lami dhe një mikeshë e të shumëkërkuarit kanë udhëtuar në drejtim të Durrësit. Aty kanë parkuar pranë një hoteli, brenda të cilit janë futur të tre, por Lami ka dalë pas pak minutave.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

5 DITE ME PARE

VIDEO/ Kërkohej në gjithë vendin, Ervis Martinaj lëvizte me Lamin e mikeshën e tij, momenti kur futen në hotel

DOSJA/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në
Ervis Martinaj, Jeton Lami dhe modelja

TIRANË- Janë publikuar për herë të parë pamjet që tregojnë të gjallë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili prej 9 gushtit është zhdukur pa gjurmë. Në videon e publikuar nga emisioni "Në Shënjestër", Martinaj duket se është nën shoqërinë e fektivit të Operacionales Jeton Lami, i cili aktualisht është pas hekurave. Bashkë me ta është edhe një vajzë, mikeshë e Martinajt. Veshur me një bluzë të thjeshtë me krahë të shkurtra e pantallona të shkurtra, Martinaj duket mjaft i qetë teksa futet në hotel me Lamin e vajzën që i shoqëron. 

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra