LIVE UPDATES
Aktualitet

DOKUMENTI/ "Punonjësi i arrestuar, gradohet drejtor", Tatimet përgenjështrojnë lajmin: S'është e vërtetë

Në një reagim të plotë sot, "Tatimet" pretendojne se ky lajm është i pavërtetë, madje sipas tyre Tarja është punonjës i Administratës Tatimore prej vitit 2014 dhe nuk rezulton i dënuar më parë. Duke publikuar edhe dokumentet. 

11 Gusht 2022, 11:28 Nga k.m.

DOKUMENTI/ "Punonjësi i arrestuar, gradohet drejtor", Tatimet

TIRANË- Drejtoria e Tatimeve ka reaguar pas një lajmi që ka publikuar një ditë më parë, duke përgënjeshtruar të dhënat ku pretendohej se drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi ka emëruar në krye të drejtorisë së Verifikimit në Terren dhe Koordinimit, Trëndafil Tarjen. Ai pretendohet se është i arrestuar më parë nga Policia për favorizim të bixhozit dhe shpërdorim detyre në 2015.

Në një reagim të plotë sot, "Tatimet" pretendojne se ky lajm është i pavërtetë, madje sipas tyre Tarja është punonjës i Administratës Tatimore prej vitit 2014 dhe nuk rezulton i dënuar më parë. Duke publikuar edhe dokumentet. 

“Lidhur me artikullin e publikuar dje, datë 10.08.2022, në portalin Balkanëeb me titull “Skandali/Tatimori i arrestuar për ryshfet me pikat e bixhozit gradohet nga Ceno Klosi drejtor i Verifikimit në Terren”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron qytetarët shqiptarë se lajmi i sipërcituar është i pavërtetë dhe i pabazuar. Me qëllim informimin korrekt të opinionit publik, Administrata Tatimore sqaron se zoti Trëndafil Tarja është punonjës i Administratës Tatimore prej vitit 2014. Emërimi i tij në pozicionin Inspektor Zbatimi, në Sektorin e Zbatimit (Task-Forcë), në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është kryer në zbatim të vendimit nr. 1324, datë 05.09.2014. Prej 8 vitesh nga emërimi i tij i parë, z. Tarja ka ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si: Inspektor, përgjegjës sektori dhe drejtor drejtorie, sipas procedurave që parashikon Kodi i Punës dhe legjislacioni në fuqi. Ky fakt dëshmohet nga vërtetimi i gjendjes gjyqësore, datë 10.08.2022, ku rezulton i pa dënuar! Lidhur me pretendimin në artikullin me të njëjtin titull, sipas të cilit punonjësi në fjalë akuzohet për shpërdorim detyre, DPT saktëson se kjo nuk është e vërtetë, duke vënë në dispozicion të opinionit publik dokumentet, që provojnë të kundërtën, si më poshtë: Vendimin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 2788, datë 15.09.2016, ku citohet se është pushuar çështja penale në ngarkim të zotit Tarja, për mungesë provash, duke e shpallur atë të pafajshëm, vendim i lënë në fuqi edhe në vendimin nr. 2120, datë 08.10.2018, të Gjykatës së Apelit Tiranë. Kjo konfirmohet edhe nga dëshmia e penalitetit, ku rezulton i pa dënuar! Theksojmë se Administrata Tatimore nuk intimidohet nga sulmet dashakeqëse mediatike dhe garanton qytetarët shqiptarë se mbetet e angazhuar në zbatimin e detyrave, që i ngarkon ligji duke vepruar drejt dhe me transparencë në përmbushje të misionit të saj për çdo tatimpagues, në mënyrë të barabartë,”-shkruhet në reagime. 

SHKRIMI I PLOTË:

Skandal me drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, i cili i ka emëruar në krye të një prej drejtorive më të rëndësishme një inspektor tatimor të arrestuar më parë nga policia për favorizim të bixhozit dhe shpërdorim detyre në 2015. Bëhet fjalë për drejtorin e Verifikimit në Terren dhe Koordinimit, Trëndafil Tarja, i cili nga përgjegjës sektori është graduar nga Ceno Klosi në krye të një prej drejtorive kryesore në Tatime. Në 2015 Trëndafil Tarja ishte arrestuar me bujë së bashku me 10 tatimorë të tjerë teksa u kapën duke favorizuar biznese të lojërave të fatit, dhe u akuzua për shpërdorim detyre. Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për operacion e policisë të koduar “Stop”, se si Trëndafil Tarja dhe tatimorët e tjerë kishin ngritur kundrejt ryshfetit një skemë favorizimi biznesesh, ku lajmëronin subjekte të ndryshme çdo ditë se ku do të bëheshin kontrolle në terren me qëllim që t’i shpëtonin kompanitë e basteve nga gjobat. Ndoshta kjo eksperiencë e Trëndafil Tarjes si njohës i mirë i terrenit, ka bërë që Ceno Klosi ta emërojë në krye të drejtorisë së Verifikimit në Terren dhe Koordinimit. Po ashtu Trëndafil Tarja është një militant i vijës së parë i Partisë Socialiste duke marrë pjesë në aktivitete fushate. Emërimet e Ceno Klosit në administratën e tatimore po degradojnë dita ditës me punësime me të shkuar kriminale, nepotike dhe në konflikt interesi. Klosi ka emëruar në drejtorin kyçe të Rimbursimit të TVSH kushëririn e tij Gjergji Smokthina, ndërsa pak ditë më parë u zbulua se Ceno Klosi kishte punësuar si këshilltar Mikel Lesaj, i cili deri në 28 janar 2022, rezulton të jetë ortak në biznes me vëllain e kreut të Tatimeve, Genti Klosi. Lidhjet nepotike të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve janë konsoliduar me emërimin si këshilltar të tij të Mired Reçit, i cili është djali i tezes i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Por përveç lidhjeve nepotike Mired Reçi rezulton se ka qenë aksioner në dy kompani të hapura në Shqipëri. Bëhet fjalë për kompaninë “XL MARKET” shpk, dhe “Hippo Tregu Elektrik”, shpk, ku Mired Reçi ishte aksioner deri vonë me 49%, ndërsa ortaku tjetër ishte Meland Qirko, kunati i zv. kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, si dhe bashkëshort i Pamela Qirkos, e motra Ballukut. Skandali thellohet, pasi dy kompanitë ku ka qenë pronar Mired Reçit janë subjekt i mundshëm kontrolli nga administrate tatimore, aty ku ai është i punësuar në një prej niveleve më të larta.

ceno klosi trendafil tarja

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit