LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-EKSKLUZIVE/ "Investo tek bonot e thesarit", si ia mbushi mendjen Milena Deraj shoqes për ta zhvatur, ndërhyrja e burrit: Genci kërkonte pak më shumë kohë!

Për 6 muaj i ka dhnë 225 000 Euro, para që ia ka kaluar me bankë dhe pretendon se i kishte marrë borxh tek të afërmit e saj. Por ka hasur në probleme në kthimin pas të parave, kështu që gjatë kontakteve për problemin e saj me Milenën, ka njohur edhe bashkëshortin e saj i cili quhet Genci Deraj.

26 Maj 2023, 14:08 Nga k.m.
DOSJA-EKSKLUZIVE/ "Investo tek bonot e thesarit", si ia mbushi mendjen
Milena Deraj

TIRANË- Detaje të tjera janë mësuar nga dosja e Prokurorisë së Tiranës e siguruar nga Dosja.al lidhur me mashtrimin e Milena Derajt. Në këtë pjesë të dosjes diskutohet këllzimi që i ka bërë shoqja e saj, Elira Shyti që gjithashtu pretendon se është mashtruar nga Milena. Në rrëfimin e saj në Policinë e Shtetit, ajo tregon se takimi me të ka qenë rastësor dhe miqësor dhe Milena është prezantuar si punonjëse e Bankës së Shqipërisë. Pak kohë pasi e ka njohur, Milena i ka propozuar të investojë në bono thesari, si një mundësi që do t'i silltë fitime. Për 6 muaj i ka dhnë 225 000 Euro, para që ia ka kaluar me bankë dhe pretendon se i kishte marrë borxh tek të afërmit e saj. Por ka hasur në probleme në kthimin pas të parave, kështu që gjatë kontakteve për problemin e saj me Milenën, ka njohur edhe bashkëshortin e saj i cili quhet Genci Deraj.

"Genci në të gjitha kontaktet që ajo ka pasur i ka thënë të ketë besim pasi do t'i merrte lekët e saj dhe madje edhe fitimin që i kishte premtuar edhe Milena. Pasi kaloi shumë kohë dhe Milena vazhdonte i shtynte afatet që do i kthente lekët, pas shumë insistimeve të saj, ka arritur të bindë Milenën që t'i njihte detyrimin që i kishte para një noteri në mënyrë që të kishte një dokument zyrtar për gjithë paratë që ajo i kishte marrë,"-thuhet në dosje.

Më pas, tregon sesi njohur Adërdita Ferracakun me Milenën (çështje që Dosja.al e ka trajtuar në artikuj të tjerë), ndërsa me të mbërritur emri i saj, Policia zbuloi se më herët, po Deraj është proceduar penalisht nga Krimi Ekonomik, po për mashtrim me bono thesari. Pa e ditur që shoqja e kishte kallëzuar, edhe Milena Deraj shkon në Polici për të denoncuar kërcënimet që pretendon se ka marrë nga familja Verracaku nga Shkodra, duke shtuar volumin e dosjes për të.

PJESË NGA DOSJA:

Në vijim të veprimeve hetimore është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja Elira Shyti pasi është mashtruar nga shtetasja Milena Deraj. Fillimisht prezantimi ka qenë rastësor dhe miqësor dhe Milena është prezantuar si punonjëse e Bankës së Shqipërisë. Pak kohë pasi e ka njohur, Milena i ka propozuar të investojë në bono thesari, si një mundësi që do t'i silltë fitime. Për një periudhë prej 6-muajsh (gjashtë) ajo i ka dhënë Milenës në total shumën prej 225 000 Euro (dy qind e njëzetë e pesë mijë). Këtë shumë parash shtetasja thotë se e ka marrë nga të afërmit e saj. Ajo ka kryer transaksione në bankën Union Bankë ku bashkë me Milenën kanë takuar punonjësen e Union Bank (drejtoreshë), Aurora Xhaxhiu dhe një pjesë të shumës ja ka dhënë Milenës në dorë. Pasi kaloi periudha që Elira priste të merrte kthimin e investimit të saj, Milena ka filluar të shtyjë datat duke i thënë se vonesat ishin për shkak të procedurave të Bankës. Në një nga herët e shumta që i ka kërkuar Milenës që t'i kthentë paratë, Milena ka kryer një transaksion në shumën prej 20 000 Euro (njëzetë mijë) në bankën C*, para të cilat shtetasja thotë se nuk i janë kredituar kurrë në llogarinë e saj. Gjatë kontakteve për problemin e saj me Milenën, ka njohur edhe bashkëshortin e saj i cili quhet Genci Deraj. Genci në të gjitha kontaktet që ajo ka pasur i ka thënë të ketë besim pasi do t'i merrte lekët e saj dhe madje edhe fitimin që i kishte premtuar edhe Milena. Pasi kaloi shumë kohë dhe Milena vazhdonte i shtynte afatet që do i kthente lekët, pas shumë insistimeve të saj, ka arritur të bindë Milenën që t'i njihte detyrimin që i kishte para një noteri në mënyrë që të kishte një dokument zyrtar për gjithë paratë që ajo i kishte marrë. Shtetasja thotë se Milena e ka mashtruar vazhdimisht duke e mbajtur me shpresa dhe duke përdorur pozicionin e saj si punonjëse e Bankës së Shqipërisë. Transaksioni i parë që ka bërë thotë se ka qenë në shumën prej 47 000 Euro (dyzetë e shtatë mijë), transakionin e dytë nuk e mban mend tamam, por duhet të ketë qenë rreth 20 000 Euro (njëzetë mijë); këto dy transaksione i ka bërë në bankë. Të gjitha shumat e tjera, në varësi të kohës që arrinte t'i siguronte nga të afërmit e saj, ajo kontaktonte Milenën dhe ja jepte asaj në dorë. Shumat kanë qenë të ndryshme, 10 000 Euro (dhjetë mijë), 20 000 Euro (njëzetë mijë) dhe 30 000 Euro (tridhjetë mijë). Këto shuma Milena shkonte dhe i merrte në shtëpinë e saj. Persona të {jera nuk kanë qenë prezent kur ajo ja ka dhënë Milenës küto para. Ajo thotë se në të gjitha komunikimet që Milena ka pasur me të në telefon, edhe komunikime të shkruara me mesazhe, e ka pranuar këtë detyrim që në total shkon në shumën prej 225 000 Euro (dy qind e njëzetë e pesë mijë). Me Milenën thotë se nuk ka nënshkruar asnjë dokument për shumat e parave që i ka dhënë asaj për të investuaT, përvec aktit noterial për njohjen e detyrimit. Për bashkëshortin e Milenës thotë se di që ai punon në Kryeministri. Shtetasja thotë se Milena i ka dhënë vetëm dy herë para në dorë në shumën totale prej 5000 Euro (pèsü mijë). Shtetasen Aïërdita Ferracaku thotë se e njeh-pasi e ka mikeshë prej vitesh dhe e ka prezantuar këtë shtetase me Milenën. Ajo thotë se nl 4akimet që kanë pasur të treja janë bërë biseda të përgjithshme dhe beson se Afërdita me Milenën kanë pasur edhe kontakte të tjera pa prezencën e saj. Para rreth një viti kujton se kanë qenë te puna e Afërditës në Astir dhe aty Milena ka takuar një mikun e Afërditës vecmas. Ajo thotë se nuk e di se kush është ky person dhe pfarë bisede ka bërë ai me Milenën. Në një nga herët që do të takonte Milenën, shtetasja thotë se ka parë që ajo ka takuar një person te bar “Peti” te rruga e “Kosovarëve”. Ajo thotë se në biseda Milena i ka thënë se i detyrohej një shumë të konsiderueshme mbi 300 000 Euro (tre qind mijë) personave që kishte njohur nëpërmjet Afërditës. Me sa ka dëgjuar nga Milena, ata ja kishin dhënë lekët Milenës për të gjetur një avokat për një qështje gjyqi, por nuk di më shumë. Shtetasja thotë se ka pasur mesazhe nga numra të huaj në aplikacionin “Signal”, të cilët i kanë shkruar që të mos dalë nga Shqipëria as ajo dhe as djali i saj deri sa të mbyllej pështja e lekëve që Milena i detyrohet njerëzve. Ja ka përcjellë Milenës këto mesazhe dhe ajo i ka thënë që të rri e qetë pasi ajo do t'i kthente lekët qëju kishte borxh. Para rreth dy ditësh dy persona (jo më shumë se njëzetë vjep) të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk mund t'i identifikojë, e kanë ndaluar poshtë pallatit të saj dhe i kanë kërkuar pasaportën e saj. Nga frika është ngjitur në shtëpi, ka marrë pasaportën dhe ja ka dhënë këtyre dy personave. Ata kanë marrë pasaportën dhe janë larguar. U bë kqyrja e sistemit “Deepsee” per shtetasen Milena Deraj, nga e cila rezulton kjo shtetase eshtö proceduar penalisht dhe me pare nga ana e Seksionit per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar peı vepren penale “Mashtrim”, lidhur ne investimet ne bono thesare.

milena deraj dosja e milena derajt

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën