LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA- Talo Çela donte vrasjen e Arben Çeta, Dumani ndoqi aksionin mbi një pishë

Teksa rrëfehet, Dumani tregon me detaje skemën e ngjarjes, nga hipja në pishë, deri tek frikësimi i shënjestrës që përdorte një grua për të mbrojtur trupin e tij. 

20 Maj 2022, 13:31 Nga DOSJA
DOSJA- Talo Çela donte vrasjen e Arben Çeta, Dumani ndoqi aksionin
Pamje nga vendi ku Çeta u vra në 2014

TIRANË- Kamber Mehja jepte 60 mijë euro për të vrarë Arben Çetën, i cili s’kishte as një muaj që kishte dalë nga burgu. Në dëshminë e tij për SPAK, Nuredin Dumani tha se  Talo Çela që i ka kërkuar të vriste Çetën, ndërsa si ndihmës ka marrë edhe Tom Çelën, i njohur si Tom Qorri. Edhe pse iu premtuan 30 000 Euro, Dumani thotë se nuk ka marrë asgjë, madje dhe është plagosua pa dashje nga Qorri. Teksa rrëfehet, Dumani tregon me detaje skemën e ngjarjes, nga hipja në pishë, deri tek frikësimi i shënjestrës që përdorte një grua për të mbrojtur trupin e tij. 

“Kanë shkuar tek lokali dhe Talo me makinë qëndron jashtë ndërsa Nuredini hypi në një pishë që ndodhej në anësoren e parkingut te lokalit. Makinën e personit e kishte rreth 15 metra larg dhe e shikonte. Tomi ishte jashtë parkingut dhe do të ndërhynte nëse do të rrezikohej jeta ime. Pas rreth 1 orë e 20 min del personi nga lokali dhe ishte i shoqëruar me persona te tjerë. Zbres nga pisha dhe shkoj në drejtim të tij me armë në dorë. Ai më pa por jo vetëm ai edhe personat që ishin së bashku me të. Pasi më pa tentoi të nxirrte një grua para tij dhe u largua duke u fshehur nëpër makina. Unë e ndiqja dhe e qëlloja. E kam plagosur në këmbë. Kur ai donte të hynte në lokal e ndoqa nga pas por mua më mbaruan fishekët dhe ia vura pistoletën tek koka por shoh qe pistoleta s’kishte me fishekë. Ai më thotë çfarë ke me mua? Unë nuk i them asnjë fjalë. Në këtë ngjarje kam qenë i maskuar me kapuç në kokë ku dukeshin vetëm sytë dhe goja dhe me rroba peshkimi. Largohem në drejtim të makinës ku më priste Talo dhe në atë moment Tom Çela qëllon mua pa dashje pasi ngatërroi objektiv dhe plumbi kap xhamin e makinës së atij që do të vrisnim,”-tregon Dumani.

PJESË NGA BISEDA: 

Shtetasit e dëmtuar Arben Çeta i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pantallonat që kishte veshur në momentin që ka ndodhur ngjarja. Këto pantallona janë dërguar për ekspertimin kimik. Nga akt eskpertimi kimik nr. 12080 datë 27.11.2013, ndër të tjera ka rezultuar, se në pantallonat objekt ekspertimi marrë shtetasit Arben Ceta, nuk u evidentua prania e nitriteve dhe nitrateve, të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes. I dëmtuari Arben Çeta ndër të tjera ka deklaruar se: .....Ai ka rreth një muaji që ka dalë nga burgu, pasi është dënuar për vjedhje. Në datë 14.11.2013, ai ka shkuar për darkë së bashku me kushëririn e tij Armand Hoxha nga Lushnja dhe të fejuarën e këtij të fundit Erisa Hasanaga tek restorant “Balla” rrugës për në Labinot. Pasi kanë darkuar ata kanë dalë nga lokali rreth orës 22:00. Ai është përshëndetur me Armandin dhe Erisën dhe është drejtuar për nga makina e tij, e cila ishte e parkuar në parkimin para hyrjes së lokalit, në krah të majtë. Ndërkohë, Armandi me Erisën kanë shkuar për nga makina e tyre, të cilën e kishin në anën tjetër të parkingut. Në momentin që ai ka hapur derën e makinës për të hyrë, ka dëgjuar një zë që i tha Ndal. Menjëherë ka kthyer kokën dhe ka vënë re, që është një distancë rreth 12 m ishte një person i maskuar me maskë të zezë, i veshur me një si palë kominoshe ngjyrë gri dhe në dorë mbante një armë pistoletë. Pak më poshtë tij ishtë një person tjetër me maskë dhe kishte veshur një xhup ngjyrë të zezë. Personi që ishte më afër dhe që kishte armën në dorë ka qëlluar me pistoletë dy-tre herë. Ai është spostuar, duke u mbrojtur te makina dhe ka shkuar drejt hyrjes së lokalit, ndërsa personi me pistoletë e ka ndjekur nga mbrapa. Ai është futur brenda lokalit dhe ka shkuar deri tek banaku. Personi me armë e ka ndjekur dhe është afruar deri tek dera, ku ka qëlluar edhe disa herë të tjera tek xhami i derës, duke e dëmtuar atë. Ai nuk e ka parë se nga ka shkuar personi, pasi u fsheha dhe u frikësova tek banaku. Ai ka parë se ishte plagosur në këmbën në djathtë sipër gjurit dhe po më rridhe gjak. Personeli i lokalit ka njoftuar policinë dhe ambulancën. Ai ka qëndruar aty deri sa ka ardhur policia. Ai nuk e njeh personin që e ka qëlluar me armë, për arsye se ai ishte me maskë në fytyrë dhe nuk ka arritur që ta shikoj. Ai nuk ka ndonjë dyshim, se kush mund të jenë ata. Ai ka vrarë shtetasin Astrit Stambollxhiu dhe familja e tij jeton në Elbasan. Që nga koha e daljes nga burgu, ai nuk ka pasur ndjonjë problem me familjarët e viktimës apo të afërm të tyre.

2.2  Në interes të hetimit të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 ka dhënë shpjegime edhe shtetasi Nuredin Dumani, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se ka qenë shtetasi Talo Çela që i ka kërkuar të vriste këtë shtetas, ka qenë Talo që i ka treguar se cili ishte personi që do të vritej, se si ka studiuar lëvizjet e këtij shtetasi për disa ditë. Talo i ka dhënë si ndihmës shtetasin Tom Çela i njohur si Tom Qorri i cili do të ishte edhe ai në vrasje, Talo i ka thënë se këtë porosi e kishte marrë nga shtetasi Kamber Mehja, se për këtë vrasje do të merreshin 60 000 Euro, ndërsa vetë Nuredini do merrte 30 000 Euro. Në këtë ngjarje do të vinte dhe Talo si shofer. Nuredini shpjegon se ka takuar Kamberin i cili i ka dhënë një armë si dhe i ka treguar se ku ishte personi që do të vritej. Kanë shkuar tek lokali dhe Talo me makinë qëndron jashtë ndërsa Nuredini hypi në një pishë që ndodhej në anësoren e parkingut te lokalit. Makinën e personit e kishte rreth 15 metra larg dhe e shikonte. Tomi ishte jashtë parkingut dhe do të ndërhynte nëse do të rrezikohej jeta ime. Pas rreth 1 orë e 20 min del personi nga lokali dhe ishte i shoqëruar me persona te tjerë. Zbres nga pisha dhe shkoj në drejtim të tij me armë në dorë. Ai më pa por jo vetëm ai edhe personat që ishin së bashku me të. Pasi më pa tentoi të nxirrte një grua para tij dhe u largua duke u fshehur nëpër makina. Unë e ndiqja dhe e qëlloja. E kam plagosur në këmbë. Kur ai donte të hynte në lokal e ndoqa nga pas por mua më mbaruan fishekët dhe ia vura pistoletën tek koka por shoh qe pistoleta s’kishte me fishekë. Ai më thotë çfarë ke me mua? Unë nuk i them asnjë fjalë. Në këtë ngjarje kam qenë i maskuar me kapuç në kokë ku dukeshin vetëm sytë dhe goja dhe me rroba peshkimi. Largohem në drejtim të makinës ku më priste Talo dhe në atë moment Tom Çela qëllon mua pa dashje pasi ngatërroi objektiv dhe plumbi kap xhamin e makinës së atij që do të vrisnim. Më pas jemi larguar të tre në drejtim të Cërrikut. Unë në kthesën e Cërrikut afër stacionit të trenit marr A Clasin tim dhe i ndjek nga pas, Talon dhe Tomin deri në Cërrik. Aty e lëmë benzin e ngjarjes në një parking pallati dhe atë benz e ka hequr Talo të nesërmen. Tek ura e zezë kemi hedhur armën e ngjarjes dhe rrobat dhe jemi larguar. Me makinën time kam çuar Talon dhe Tomin në lokalin e Talos që ndodhet përballë burgut në Metalurgjik. Për këtë ngjarje nuk morëm lekë pavarësisht se Talo më premtoi. Më vonë rashë në burg dhe skisha kontakte më me ta.

2.3  Lidhur me këtë ngjarja prokuroria arsyeton se: Deklarimet e dhëna nga shtetasi Nuredin Dumani përputhen më së miri edhe me gjithë provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit parprak të procedimit penal nr.75 të vitit 2022. Në lidhje me këtë episod kanë elementë të përgjegjësisë penale shtetasit Talo Çela, Kamberr Mehja, Nuredin Dumani dhe Tom Çela (alias Tom Qorri), për veprën penale të “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Por edhe pse nuk ia dolën ën 2013, në vitin 2014, Arben Çeta u vra në Elbasan. Arben Çeta ishte akuzuar e dënuar më parë për vrasje, madje kishte kryer 13 vjet burg. Pas daljes nga burgu, viktima në vitin 2013 u akuzua për vjedhje, e duke marrë parasysh të shkuarën e tij, e vendosën sërish pas hekurave të burgut.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare