26 Janar 2023, 10:50
Nga I.A
Foto Ilustruese
FIER- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 42-vjeçar ka rënë në pranga pasi nuk i është bindur urdhërit të policisë. Ndërkohë që i arrestuarit i dytë ka rënë në pranga pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim E. Ll., 42 vjeç, banues në Fier, pasi është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik". Ky shtetas iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. T., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 28 vjeç, banues në Strum, pasi dyshohet se ka fyer një shtetase, përmes celularit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
arrestohen 2 persona ne fier
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:41
I.A
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje për ngacmim seksual. Mësohet...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:33
A.B
Foto ilustruese
VLORË- Një mjet është gjeur i shkrumbuar ditën e sotme në lagjen '21 Maji' në Vlorë. Sipas njoftimi...
Aktualitet
26 Janar 2023, 10:28
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një bandë e të miturve të akuzuar për vjedhje sistematike të dyqaneve në zona të ndryshme t&...
Aktualitet
26 Janar 2023, 09:59
I.A
Foto Ilustruese
KUKËS- Një 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi ishte shpallur n...
Aktualitet
26 Janar 2023, 09:58
A.B
Policia
FRANCË- Dy shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi akuzohen si autorë të dhjetra vjedhjeve në Val-de- Marne...
Aktualitet
26 Janar 2023, 09:26
A.B
Shtepia e barit
DURRËS- Fredi Krasniti, pronari i 'shtëpisë së barit' në Durrës ka deklaruar se kanabisin e ka mbjellur pasi ...
Aktualitet
26 Janar 2023, 09:23
A.B
Charles McGonigal
TIRANË- Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e...
Aktualitet
26 Janar 2023, 09:11
I.A
Karabinieret
SPANJË- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua në Spanjë me akuzën e tentativës për të vrarë n...
Aktualitet
26 Janar 2023, 09:16
A.B
Energji
KORÇË- Moti i keq në vend ka lënë pa energji elektrike disa zona në qarkun e Korçës. Probleme ka pasur ...
Aktualitet
26 Janar 2023, 08:50
a,b
Plazhi
FIER-Zhduket 78-vjeçari Nasi Xhoxhi. Denoncimin në Komisariatin e Fierit e ka bërë djali i 78-vjeçarit. Raportohet se i...