LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës/ “Të qeshurat e juristëve dëgjohen deri te recepsioni”, zbardhen përgjimet e dosjes "5D"

Në dritë kanë dalë dhe disa biseda telefonike midis ish-drejtorit të IMT-së, Mariglen Qato, ish-drejtorit të Ujësjellësit, Redi Molla dhe biznesmenit Nestor Muhametllari, i cili zotëronte de jure kompaninë 5D, në të cilën kanalizoheshin tendera publik.

31 Mars 2024, 15:14 Nga M.B
Drejtorët e Bashkisë së Tiranës/ “Të qeshurat e
Të përfshirët në çështje

TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë nga dosja e Prokurorisë së Posaçme për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës të akuzuar për korrupsion. Në dritë kanë dalë dhe disa biseda telefonike midis ish-drejtorit të IMT-së, Mariglen Qato, ish-drejtorit të Ujësjellësit, Redi Molla dhe biznesmenit Nestor Muhametllari, i cili zotëronte de jure kompaninë 5D, në të cilën kanalizoheshin tendera publik.

Pjesë nga dosja:

Shtetasi Nestor Muhametllari për periudhën nga data 20.09.2019 deri në datën 07.06.2023 ka pasur 1011 thirrje telefonike (duke përfshirë edhe thirrjet të humbura) me shtetasin Mariglen Qato, me nr.06920*****, i regjistruar me emrin “Mer Qato”. Për periudhën e mësipërme shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur gjithashtu kontakte telefonike me shtetasin Redi Molla me numer telefoni nr.0692582402, ku përfshihen 528 thirrje telefonike, kontakt i regjistruar me emrin Redi Molla. Rezulton se shtetasi Taulant Cjapi ka rezultuar se ka qenë i punësuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. Midis shtetasit Taulant Cjapi dhe shtetasit Nestor Muhametllari në datën 26.07.2021 është zhvilluar biseda si më poshtë:

Taulant Cjapi: “sot mora vesh qe t'kanë thenë qe hiqe landin nga puna ti je me koshient se un aq sa kam ditur kam bere edhe mbase nga mosditja pa jo me lini femijen pa buk."

Nestor Muhametllari: “O Land ty us nuk te kam sjelle, dhe as mik te kam hequr une… vendimi për ty me ka ardhur”.

Cjapi: “fim vllai te ect mbar ne pun”.

Muhametllari: “Flasim Landi”.

Cjapi: “Skemi cu flasim me ti i kishe then merit qe landi s'ben asgje nderkoh qe un per kok cunit t'kam kerku pun perdit dhe ti i kishe then qe landi sben per asgje kshu me tha tel un di se jam sjell mir.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi rezulton se megjithëse shtetasi Nestor Muhametllari është ligjërisht administratori i shoqërisë, nuk është ai që në këtë rast ka vendosur për marrjen apo për largimin nga puna të shtetasit Taulant Cjapi. Por vendimi është marrë nga personi me emrin “Meri”, me të cilin personat e mësipërm i referohet shtetasit Mariglen Qato.

Në datën 25.03.2022 shtetasja Jonida Hoxhaj i ka dërguar shtetasit Nestor Muhametllari mesazhin me përmbajtjen: “Nestor ate rregulloren kur do ta fusim ne pune sepse te qeshurat e juristeve degjohen deri te recepsioni poshtë.
Shtetasi Nestor Muhametllari i përgjigjet se: “Ja ta takoj unë (R) nëse e ka lexuar”. Ky komunikim po ashtu dëshmon mbi faktin se vendimmarrës për punët e përditshme të shoqërisë, duke përfshirë edhe miratimin e rregullores së brendshme. nuk është shtetasi Nestor Muhametllari, por personi i identifikuar prej tij me emrin (R).

Gjatë hetimeve shtetasit Nestor Muhametllari i është sekuestruar aparati i telefonit celular i markës Samsung S8, për të cilin është kryer ekspertimi teknik. Nga këqyrja e të dhënave të përfituara nëpërmjet ekspertimit teknik ka rezultuar se ky aparat është përdorur për pak ditë, por ka disa komunikime me vlerë provuese mbi faktet objekt procedimi. Konkretisht nga të dhënat e nxjerra ka rezultuar se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Mariglen Qato, të regjistruar me emrin “Mer Qato”, ku në një nga bisedat i dërgon edhe një dokument që e përshkruan si “aplikimi për në Yzberisht”.

Po ashtu rezulton se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Redi Molla, ku bisedojnë për tu takuar. Në datën 12.11.2021 midis tyre është zhvilluar biseda si më poshtë:

Nestor: Ok L, thate.

Nestor: erdhi pergjigjeja.

R.Molla: Nonaaaaaa.

dosja 5 d

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën