LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia e Shtetit bën bilancin: 553 të arrestuar gjatë muajit mars, 90 operacione! 13 të ekstraduar

9 prej operacioneve, në bashkëpunim me partnerët europianë dhe me ata në Emiratet e Bashkuara Arabe, kapën shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime ekonomike.

31 Mars 2024, 10:45 Nga h.k
Policia e Shtetit bën bilancin: 553 të arrestuar gjatë muajit
Foto ilustruese

TIRANË-Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit mars 2024. Inteligjenca policore, hetimet proaktive dhe reagimi i menjëhershëm për kallëzimet e qytetarëve, realizuar në kuadër të planeve operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, kanë finalizuar gjatë këtij muaji 90 operacione policore dhe kanë vënë në pranga 553 autorë të dyshuar veprash penale.

9 prej operacioneve, në bashkëpunim me partnerët europianë dhe me ata në Emiratet e Bashkuara Arabe, kapën shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime ekonomike.

13 shtetas u ekstraduan si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, spanjollë, britanikë, italianë dhe gjermanë.

Plani i posaçëm policor kundër kultivimit të cannabisit, goditi në 5 raste shitjen e farave dhe në 1 rast në Velipojë, kultivimin në kubikë. Struktura të posaçme të Policisë së Shtetit dhe mjete të teknologjisë së lartë do t’i shërbejnë në vijim, goditjes së kësaj veprimtarie kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË

Gjatë muajit mars, puna e Policisë rezultoi me:

zbulimin e 3 bazave në Durrës dhe në Vlorë ku furnizoheshin grupet kriminale, me armë, municion, mjete dhe sende kamuflimi për të kryer krime të rënda, si dhe goditjen e një rasti në Tiranë të transportimit me qëllim shitjen grupeve kriminale të një numri të madh armësh e municioni luftarak.

goditjen në Tiranë të 2 rasteve të trafikimit nëpërmjet postës, nga ShBA-ja në Shqipëri, të cannabisit me përqindje të lartë THC-je;

sekuestrimin e 3 minave me telekomandë, 53 armëve të zjarrit që do të trafikoheshin ose do t’i shiteshin kontigjentit kriminal, sasive shumë të mëdhaja fishekësh të kalibrave të ndryshme, 37 336 kubikëve me fara dhe fidanë cannabisi, 9700 farave cannabisi, rreth 100 kilogramëve cannabis, rreth 1.2 kilogramëve kokainë dhe mijëra dozave të këtyre lëndëve;

sekuestrimin e 207 285 eurove me burime të dyshimta, 4 automjeteve të blinduara, 1 granate, 7 kallëpeve eksploziv, 8 palëve dylbi, 4 silenciatorëve, 7 radiove marrëse-dhënëse, automjeteve, motomjeteve, targave, kapuçave për maskim, veshjeve dhe fenelinave si të Policisë;

zbardhjen e 130 vjedhjeve (disa me dhunë dhe/ose armë), 4 rasteve të djegies së automjeteve, 1 shpërthimi me eksploziv dhe 2 rasteve të plagosjeve;

parandalimin e përshkallëzimit të 8 konflikteve për motive të ndryshme.

Më tej, si rezultat i punës së të gjitha strukturave të Policisë, 24/7 në terren, për të garantuar sundimin e ligjit:

ka vijuar angazhimi i përditshëm për zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla. Gjatë këtij muaji janë parandaluar dhe goditur raste të futjes së lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundërligjshme në shkolla, si dhe janë kontrolluar subjekte që shesin produkte, brenda perimetrit;

janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë 136 shtetas, për dhunë në familje;

janë goditur 142 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë sekuestruar 17 mjete të rënda që gërryenin shtretërit e lumenjve, transportonin inerte, dhera, dru të prera në mënyrë të kundërligjshme apo materiale për ndërtime pa leje;

janë goditur 6 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme;

policitë e Gjirokastrës, Korçës dhe Shkodrës kanë finalizuar 4 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë;

janë goditur 24 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit Poker, me makineta dhe baste sportive me celularë;

5 tentativa për të kaluar para pa i deklaruar, janë goditur në PKK Port Durrës dhe në PKK Morinë dhe Kakavije.

Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:

Janë vënë në pranga 135 drejtues mjetesh, nga të cilët 94 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 41 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 204 leje drejtimi, nga të cilat 125 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 24 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 55 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

Ndërkaq, Policia Kufitare ka ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, si dhe ka garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve.

Për të përmbushur këtë qëllim, janë goditur:

✔52 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;
✔13 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;
✔5 raste të braktisjes së të miturve.

Policia e Shtetit garanton se do të vijojë intensivisht megaoperacionet “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të cannabisit, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të mundësuar një ambient të sigurtë.

Ju ftojmë që të denonconi në njësitë e Policisë, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie.

policia e shtetit

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Mars 2024, 07:29 h.k

HOROSKOPI I DITËS e diel 31 mars 2024

DASHI Gjatë kësaj fundjave është më mirë të mbani nervat nën kontroll... Argumentet mund të jenë afër....

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës