LIVE UPDATES
Aktualitet

Pse po ulen lindjet dhe si mund të nxiten

Ajo evidentoi se ka një prirje në rritje për të pasur lindjen e parë në një moshë më të madhe, shpesh për shkak të ndjekjes së arsimit të lartë dhe zhvillimit të karrierës, Kjo mund të çojë në reduktim të numrit të fëmijëve që gratë mund të kenë gjatë jetës së tyre.

31 Mars 2024, 07:39 Nga h.k
Pse po ulen lindjet dhe si mund të nxiten
Foto ilustruese

TIRANË-Emigrimi i të rinjve ka qenë një faktor madhor për rënien e lindjeve vitin e fundit, por një prirje në rritje për të pasur lindjen e parë në një moshë më të madhe, shpesh për shkak të ndjekjes së arsimit të lartë dhe zhvillimit të karrierës, mund të çojë në reduktim të numrit të fëmijëve që gratë mund të kenë gjatë jetës së tyre, tha znj. Netsuri, me përvojë të gjatë për çështjet demografike.

Ajo evidentoi se ka një prirje në rritje për të pasur lindjen e parë në një moshë më të madhe, shpesh për shkak të ndjekjes së arsimit të lartë dhe zhvillimit të karrierës, Kjo mund të çojë në reduktim të numrit të fëmijëve që gratë mund të kenë gjatë jetës së tyre.

Ndërsa rolet gjinore evoluojnë dhe më shumë gra hyjnë në fuqinë punëtore, çiftet mund të kenë më pak fëmijë për shkak të sfidave të balancimit të kohës në punë dhe jetës familjare, tha znj. Nesturi.

Sipas saj, gratë e orientuara nga karriera mund t’u japin përparësi ambicieve profesionale mbi krijimin e një familjeje, duke çuar në vonesë ose ulje të numrit të fëmijëve.

Por, sipas saj, mund të luajnë rol edhe faktorë të tjerë si: rritja e numrit të viteve të kaluar në arsim, planifikimi familjar, ndoshta duhet studiuar nga ana shëndetësore sa ndikim ka edhe norma e infertilitetit etj. Ajo tha se në shumë vende politikëbërësit shpesh marrin parasysh masat për të inkurajuar norma më të larta të lindjeve.

Këto mund të përfshijnë politika nxitëse për familjen, stimuj financiarë për familjet e mëdha dhe mbështetje për balancën punë-jetë.

Përpjekjet kanë për qëllim adresimin e rënies së mundshme të popullsisë dhe sfidave që lidhen me të. Megjithatë, në disa vende, stimujt financiarë kanë treguar se nuk janë gjithmonë efektivë.

Sociologja Entela Binjaku thotë se masat në ndihmë të shoqërisë do të duhej të ishin politika shtetërore, nëpërmjet programeve me rëndësi kombëtare.

Ajo tha se duhen aplikuar programe për mbështetjen financiare të të rinjve studentë, të cilët duke u mbështetur që gjatë viteve studentore, kanë më shumë siguri për të ardhmen.

Duhen aplikuar programe për familjet e reja, ku një nga pjesëtarët të jetë në fashën 18-45 vjeç, pra programe që nisin nga kriteri i moshës për të përftuar mbështetje.

Znj. Binjaku sugjeroi programe për gratë shqiptare në moshë fertile që dëshirojnë të sjellin në jetë fëmijë, por për shkak të vështirësive ekonomike nuk e ndërmarrin këtë masë.

 

Emigrimi i të rinjve dhe rënia e lindjeve po nxiten nga kostoja e jetesës

Kostot për një familje të re në Tiranë, por edhe në qarqet kryesore të vendit janë rritur këto vitet e fundit, kryesisht nga shtrenjtimi jo i zakontë i çmimeve të banesave.

Demografja Ermira Galanxhi thotë se një familje e re, që të vendosë të ketë fëmijë duhet të ketë siguri për banesë me kosto të përballueshme dhe siguri në punë. Sjellja në jetë e një fëmije ka kosto, ndaj dhe kalkulimet e çifteve të reja nuk janë në favor të zgjerimit të familjeve.

Në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro nga 1,095 euro në tremujorin e parë të 2021, sipas të dhënave të indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group.

Krahasuar me fillimin e 2021, çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve u rritën me 41%. Edhe çmimet mediane të banesave kanë lëvizur brenda intervalit 991 euro/m² në 1,452 euro/m², shoqëruar me rritje 42,1% nga tremujori i parë 2021 në tremujorin e fundit.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në tremujorin 2023, paga mesatare në ekonomi arriti 71,486 lekë, me rritje reale vetëm 12% në krahasim me vitin 2021. Të dhënat referojnë se çmimi i banesave është rritur më shumë se pagat, duke i vështirësuar më tej kushtet e të rinjve për të blerë banesën.

Në trende pak më të buta janë rritur edhe qiratë. Rritja nisi pas tërmetit 2019 dhe u përforcua edhe më shumë dy vitet me ardhjen e një numri më të lartë turistësh.

Fluksi i vizitorëve ka arritur kërkesën për qira ditore. Tani një pjesë e madhe e apartamenteve në Tiranë po jepen me qira ditore, duke ushtruar presion mbi rritjen e çmimeve të qirave afatgjata.

Nga analiza e të dhënave të databazës së agjencisë imobiliare “Future Home”, çmimet e qirave për një periudhë afatgjatë nga viti 2022 në vitin 2023 janë rritur me 35%.

Drejtuesi i agjencisë së pasurive të paluajtshme, z. Fatjon Hysenbelliu, pohoi për “Monitor” se në disa zona të Tiranës, rritja e çmimeve është mbi 35%. Qiratë e apartamenteve edhe vitin e kaluar shënuan rritje të lartë.

Banesa është aseti më i domosdoshëm për një familje të re që do të lindë fëmijë thotë demografja Ermira Galanxhi. P.sh. nëse një çift ka një fëmijë do të detyrohet të anulojë planet për një dytë, edhe nëse e dëshiron, nga kostot e larta.

Demografët vërejnë kosto të lartë për infrastrukturën që duhet për rritjen e fëmijëve. Çmimet e shërbimeve arsimore dhe që ndihmojmë në rritjen e fëmijëve janë të larta. Në Shqipëri, shkollat në sistemin fillor mbyllen katër orë para se prindërit të dalin nga puna.

Në këto kushte, familjet duhet të punësojnë një person për pritjen e fëmijëve ose të paguajnë më shumë për programet pas shkolle që në vendin tonë janë shumë të kushtueshme. Demografët pohojnë se qeveria duhet të evidentojë problematikat thelbësore që pengojnë lindjet e dëshiruara që t’i mbështesin familjet e reja.

Zonja Nesturi thotë se duhet të përmirësohet infrastruktura  për çiftet e reja që nuk lindin për arsye ekonomike. Ata duhet të kenë akses në kredi me interesa të ulëta strehim të lirë, infrastrukturë shkollore  të lirë, siguri në punë etj./Monitor

rritja e lindjeve dhe ulja e lindjeve

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Mars 2024, 07:29 h.k

HOROSKOPI I DITËS e diel 31 mars 2024

DASHI Gjatë kësaj fundjave është më mirë të mbani nervat nën kontroll... Argumentet mund të jenë afër....

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit