LIVE UPDATES
Aktualitet

DËSHMIA/ “E vranë Besin, ndihmojeni, ata po ikin…”, vrasja e Hidës ndodhi sapo përshëndeti gruan

L. Çela, është dëshmitarja e fundit që ka shkëmbyer përshëndetje me viktimën, i cili pa sekonda më vonë do qëllohej me 16 plumba kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në tavolinën ku po pinte kafe.

22 Gusht 2023, 12:26 Nga Dosja.al
DËSHMIA/ “E vranë Besin, ndihmojeni, ata po ikin…”,
Besnik Hida

TIRANË- Mes dhjetëra dëshmive të administruara për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë, njera prej tyre është e dëshmitares L.Çela, e cila ka parë momentin e krimit duke sjellë një tronditje të fortë psikologjike tek ajo.

L. Çela, është dëshmitarja e fundit që ka shkëmbyer përshëndetje me viktimën, i cili pa sekonda më vonë do qëllohej me 16 plumba kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në tavolinën ku po pinte kafe.

Rrëfimi i Çelës është marrë 15 ditë me vonesë, pasi gruaja ka pasur tronditje të fortë. Sipas deklarimit në 1 Tetor 2019 rreth orës 08:05 L.Çela ka dalë nga banesa e saj për të shkuar në punë.

…kam ecur në këmbë përballë Marketit të Fatos Latifit. Kur kam dalë në këtë vend kam parë se në pistën e lokalit të Maksim Sulovari, ishte ulur në një tavolinë i vetëm i ndjeri, Besnik Hida. Sapo kam parë Besnikun i kam ngritur dorën dhe e kam pershendetur. Të njëjtën gjë bëri edhe Besniku, i cili më përshëndeti duke më ngritur dorën. Unë kam vazhduar ecjen për të dalë në rrugë kryesore nga ana jugore. Sapo kam ecuar pak metra kam degjuar një breshëri krismash, të cilat ishin shumë afër. Kur kam kthyer koken dhe kam parë se Besniku kishte varur kokën dhe krahun dhe prej kokës së tij rridhte gjak, i cila i zbriste në mure deri poshtë në trotuar…”, ka treguar dëshmitarja e kësaj ngjarje.

Më tej ajo i ka pohuar policisë se pranë Besnikut, ka parë një person i cili ishte i maskuar me kapuç të zi në kokë, i cili kishte të zbuluar vetëm sytë dhe pjesën e gojës.

“…jam tronditur shumë kur pashë këtë skenë dhe kam bërtitur me forcë “…e vranë Besin, e vranë, e ndimoni, kapini ata po ikin….". Pranë meje ka ardhur bashkëshorti i motrës Y. S, i cili është perpjekur që të më  qetësoje pasi isha shumë e tronditur…”-ka shpjeguar dëshmitarja.

Në këtë kohë, L.Çela ka treguar në polici se ka parë edhe një automjet si në ngjyrë të bardhë ose gri se ka fiksuar mirë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës për nga lokali i një gruaje me emrin Vjollca dhe më pas se ka parë më.

Në pyetje për vrasjen e Besnik Hidës është marë dhe Y.Z, i cili ka pohuar se mëngjesin e datës 1 Tetor 2019, ishte duke pirë kafe me një shok, tek lokali i Shefqetit, i cili ndodhet perballë me objektin i quajtur "lokali i morrit".

…teksa pija kafe, kam parë që aty ka ndaluar një makinë ngjyrë gri, me drejtim për nga “Luna Parku”, nga e cila kanë zbritur dy persona, të veshur me të zeza, me maska në kokë, ku njëri prej tyre u ngjit në katin e dytë te lokali i Maksim Sulovarit. Ndërsa tjetri qëndroi te makina te dera e lokalit. Personi që ka qënë te dera e lokalit ka qëlluar një herë me armë në ajër dhe më pas janë dëgjuar breshëri që vinin nga kati i dytë i lokalit të Maksim Sulovarit dhe më pas personi ka zbritur nga lokali dhe të dy janë futur në makinë e cila ka kaluar te një rrugicë, e cila të nxjerrë në rrugën e qëndrës Sanitare…”, ka treguar dëshmitari Y.Z.

Sipas tij, targat dhe tipin e makinës nuk e ka fiksuar, por të dy personat kanë qënë të veshur me të zeza, të gjatë rreth 180 cm të armatosur me armë të gjata automatik.

Dëshmitari ka pohuar në polici se personi qe gjuajti një herë në ajër i bërtiti një personi që po kalonte në trotuar duke i thënë "…ulu aty…".

Për këtë vrasje prokuroria e Fierit ka arrestuar Orgest Bilbilin dhe ka shpallur në kërkim dy miqtë e tij, Laert Haxhiun dhe Ardian Ahmetin. Një ndër provat kryesore që sipas prokurorisë e lidh Orgest Bilbilin me vrasjen e Besnik Hidës, në 1 Tetor 2019 në Lushnjë, është një bllok shënimesh, i sekuestruar në Tiranë, ku ishte shënuar targa e “Benz”-it të viktimës, Besnik Hida./Oranews

besnik hida

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë