9 Mars 2023, 12:35
Nga k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka finalizuar dy operacione antidrogë, “Bleran” dhe “Sheshi”, në kuadër të të cilëve ranë në pranga 7 persona dhe u sekuestruan 5.6 kilogramë kanabis. Gjatë operacionit policor “Bleran” u arrestuan: Pjetër Ashta dhe Dodë Ashta, ndërsa gjatë operacionit policor “Sheshi” u arrestuan: Artilas Vuksani, Emiljan Vuksani, Robert Pepniku, Robert Preka dhe Rajmond Kola.
NJOFTIMI I PLOTË:
Dy operacione anti-drogë janë finalizuar brenda 12 orëve në Shkodër që kanë çuar në pranga shtatë persona.
Në operacionin e parë “Bleran” u arrestuan në flagrancë Pjetër Ashta, 62 vjeç dhe dhe Dodë Ashta, 33 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.
Gjatë operacionit “Sheshi”, u arrestuan në flagrancë: Artilas Vuksani dhe Emiljan Vuksani, të dy 19 vjeç, Robert Pepniku, 26 vjeç dhe Robert Preka 22 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe Rajmond Kola, 22 vjeç, banues në Golem, pasi shërbimet e Policisë, në afërsi të sheshit ”Prek Cali”, kanë ushtruar kontroll në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të përgatitur gati për shitje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktiviteteve kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
shkod operacioni bleran operacioni sheshi
Aktualitet
9 Mars 2023, 11:51
a.l
Sekuestrohen shuma të mëdha parash në Portin e Durrësit
DURRËS- Dritan Hallokondi 53 vjeç është vën&eum...
Aktualitet
9 Mars 2023, 11:12
a.l
Aksidenti
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Itali në Treviso ku humbën jetën dy vajzat Eralda Spah...
Aktualitet
9 Mars 2023, 10:54
A.B
Vladimir Rusi
DURRËS- Ditën e sotme në gjykatën e Durrësit seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigu...
Aktualitet
9 Mars 2023, 10:16
a.l
Sekuestrohen 220 mijë lekë
DIBËR- Tre persona kanë rënë në pranga pasi shpërndanin kokainë në Dib&eu...
Aktualitet
9 Mars 2023, 09:35
A.B
TIRANË- Tetë subjekte janë ndëshkuar nga AKU gjatë kontrolleve për përdorimin e vajit të palmës, konservantë...
Aktualitet
9 Mars 2023, 09:09
A.B
Mallrat
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka zbuluar një veprimtari kriminale e cila vepronte në fushën e kontrabandës me mallra t&eum...
Aktualitet
9 Mars 2023, 08:58
A.B
Lokai ne flake
SARANDË- Festa e grave në Sarandë përfundoi me dëme të mëdha. Një tavernë mori flakë gjat&...
Aktualitet
9 Mars 2023, 08:43
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Freedom Ho...
Aktualitet
9 Mars 2023, 07:17
A.B
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në botë shënoi rënie për të 17-in vit me radhë. Agresioni i Moskë...
Aktualitet
9 Mars 2023, 07:11
A.B
Moti
TIRANË- Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave t&eu...