LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i Freedom House: Shqipëria, pjesërisht e lirë! Korrupsioni dhe krimi i organizuar probleme serioze

Hendeku midis numrit të vendeve që shënuan përmirësime të përgjithshme të të drejtave politike dhe lirive civile dhe atyre që regjistruan rënie të përgjithshme gjatë vitit 2022 ishte më i ngushti në 17 vitet e përkeqësimit global të shkallës së lirisë, thuhet në raportin e 50 më radhë të Freedom House mbi liritë në botë.

9 Mars 2023, 07:17 Nga A.B

Raporti i Freedom House: Shqipëria, pjesërisht e lirë!

Organizata Freedom House tha të enjten se liria në botë shënoi rënie për të 17-in vit me radhë. Agresioni i Moskës çoi në shkelje shkatërruese të të drejtave të njeriut në Ukrainë. Grushtet e shtetit dhe përpjekje të tjera për të, dëmtuan qeveritë përfaqësuese dhe destabilizuan Burkina Fason, Tunizinë, Perunë dhe Brazilin.

Grushtet e mëhershme të shtetit dhe represioni i vazhdueshëm, pakësuan liritë themelore në Guine dhe vazhduan t’i kufizojnë ato në Turqi, Myanmar dhe Tajlandë.

Dy vende, thuhet në raport, pësuan rënie në statusin e tyre të përgjithshëm të lirisë: Peruja kaloi nga vend i lirë në pjesërisht të lirë dhe Burkina Faso kaloi nga vend pjesërisht i lirë në vend jo të lirë.

Hendeku midis numrit të vendeve që shënuan përmirësime të përgjithshme të të drejtave politike dhe lirive civile dhe atyre që regjistruan rënie të përgjithshme gjatë vitit 2022 ishte më i ngushti në 17 vitet e përkeqësimit global të shkallës së lirisë, thuhet në raportin e 50 më radhë të Freedom House mbi liritë në botë.

Rënia dramatike e të drejtave politike dhe lirive qytetare gjatë vitit 2022 u shkaktua nga sulmet e drejtpërdrejta ndaj institucioneve demokratike, qoftë nga forcat ushtarake të huaja apo zyrtarët vendas.

Në shkurt, ukrainasit u futën me dhunë në zemër të luftës globale për të mbrojtur demokracinë kundër autoritarizmit. Presidenti rus Vladimir Putin, pasi kishte drejtuar pushtimin e paligjshëm të territorit ukrainas në Krime dhe Donbasin lindor që nga viti 2014, filloi një agresion në shkallë të gjerë.

Çfarëdo justifikimesh të rreme për këtë agresion që janë shpallur nga mediat e kontrolluara nga Kremlini, thuhet në raport, qëllimi i tij i qartë është të heqë udhëheqjen e zgjedhur në Kiev dhe t'i heq ukrainasve të drejtën e tyre themelore për vetëqeverisje të lirë.

Lufta është, siç thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, një fatkeqësi me një çmim të lartë. Në dëshirën e tij për të shkatërruar demokracinë në Ukrainë dhe për t'iu mohuar ukrainasve të drejtat e tyre politike dhe liritë qytetare, presidenti rus Putin ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e mijëra civilëve ukrainas si dhe ushtarëve nga të dyja palët, shkatërrimin e infrastrukturës thelbësore, zhvendosjen e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, një përhapje të torturës dhe dhunës seksuale dhe intensifikimi i represionit tashmë të ashpër brenda Rusisë, thuhet në raport.

Në raport thuhet se 84 vende të botës përfshihen na kategorinë e vendeve të lira, ndërsa 57 në vende jo të lira.

Organizata radhiti vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjën, në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Në këtë kategori përfshihen 54 nga 195 vendet për të cilat flet raporti.

Amy Slipowitz, nga organizata Freedom House, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se Shqipëria nuk shënoi ndonjë ndryshim nga e kaluara. “Nga ana pozitive, liria fetare dhe liria e tubimit janë përgjithësisht fusha të respektuara. Ka fusha që mund të përmirësohen. Partitë politike janë shumë të polarizuara dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten ende probleme serioze”, tha ajo.

Sipas raportit Kosova shënoi një përmirësim prej katër pikësh në radhitjen e Freedom House që shkon deri në 100 pikë. Zonja Slipowitz tha se kjo është një nga përmirësimet më të mëdha në mbarë botën në vitin 2022.

“Ndër arsyet e përmirësimit ishin të drejtat politike. Rrjetet klienteliste kanë më pak ndikim në qeverinë aktuale, dhe gjithashtu ka pasur një rritje të përfaqësimit të grupeve të ndryshme si gratë e përkatësisë kombëtare serbe dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBT plus, në institucionet qeveritare, por edhe në jetën politike në përgjithësi. Pastaj sa u përket të drejtave qytetare, liria akademike ka fituar terren në Kosovë. Ka më pak ndikim politik në emërimet e drejtuesve të universitetit”, tha ajo.

Raporti mbi Liritë në Botë, publikohet që nga viti 1973, duke i dhënë mundësinë organizatës Freedom House të ndjekë trendet globale për një gjysmë shekulli./VOA

freedom house

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit