LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ “S’pyes për njeri”, ndërtuesi përjashton trashëgimtaren në mes të Tiranës

Por daja i saj dhe ndërtuesi, sipas saj, kanë bërë manipulime, duke e përjashtuar nga trashëgimia. 

8 Mars 2023, 23:03 Nga DOSJA
VIDEO/ “S’pyes për njeri”, ndërtuesi përjashton
Hava Agollari

TIRANË- Pronësia mbi truallin ku po ndërtohet një pallat në Rrugën e Dibrës në Tiranë është çështja që shqyrton emisioni Stop në Tv Klan. Është rasti i zonjës Hava Agollari. Ajo tregon se si trashëgimtare e nënës së saj Hanke Çelbeqiri, duhet të ishte lidhur kontratë mes saj dhe ndërtuesit për pallatin që po bëhet në këtë pronë. Por daja i saj dhe ndërtuesi, sipas saj, kanë bërë manipulime, duke e përjashtuar nga trashëgimia. 

“Nëna ime vjen nga martesa e parë e gjyshit tim dhe plus kësaj nga martesa e dytë rrjedhin 4 të tjerë. Ndërkohë që ndërtuesi ka filluar të ndërtojë pallatin këtu, ne nuk na ka njoftuar për ndërtimin e pallatit. Duke qenë nëna ime që ishte pjesëtare dhe ne kemi bërë çelje trashëgimie dhe ne 4 motra që jemi pjesëtare sepse nëna e ka trashëguar tek ne motrat, jemi pjesëtarë në këtë pallat, nuk kemi marrë asnjë lloj dijenie. Morëm dhe kartelën e pronësisë. Me këtë kartelë pronësie iu drejtuam ndërtuesit Zaim Korsit dhe më tha që nuk të njoh, s’dua t’ia di kush je ti. Daja im ka qenë shkaktari se pjesën time, siç thotë ai, ta ka marrë daja jot dhe ti mund ta zgjidhën me dajën tënd. Ndërkohë, në radhë të parë mua pronën ma ka vjedhur Zaim Korsi sepse siç ka marrë aprovimin nga gjithë të tjerët, duhet ta merrte edhe nga unë”, thotë denoncuesja Hava Agollari.

Stop iu drejtua firmës së ndërtimit “Diamond shpk” me administrator Zaim Korsi, por ky i fundit thotë se Havaja e ka dhuruar pronën, edhe pse dhurimi nuk është pasqyruar në Kadastër.

Gazetarja: Te ne është drejtuar Hava Agollari, në lidhje me një pallat, që po ndërtoni te “Farmacia 10”

Administratori Zaim Korsi: S’është pronare ajo, s’e ka kurkund emrin. 

Gazetarja: Ju keni dorëzuar në Bashki kontratat e sipërmarrjes apo jo?

Gazetarja: Dhe në kontratat e sipërmarrjes citohet dhe emri i nënës së saj, sepse ajo është trashëgimtare e Hanes. 

Administratori Zaim Korsi: Ajo ia ka dhururar pronën tjetrit. 

Gazetarja: Çfarë dokumneti ka për këtë dhurimin?

Administratori Zaim Korsi: Me dokument te noteri. Ka ardhë bashkë me motrën dhe ia kam tregu, që ia ke dhënë vetë ti dajës tënd, ça të bëj unë?!

Gazetarja: Po si ka mundësi, që ky dhurim nuk është pasqyruar në Kadastër?

Administratori Zaim Korsi: Nuk e di, a është i pasqyruar, unë s’kam lidhje fare me atë. Unë kam kontratë vetëm me Muharrem Tarexhepi, me kërkënd tjetër. 

Gazetarja: E çuditshme, sepse në hipotekë figurojnë…

Administratori Zaim Korsi: Mund të figurojnë në Hipotekë po ka kontratën te Noteri, deklarimin, që ka bë. 

Gazetarja: I bie, që kontrata nuk është…

Administratori Zaim Korsi: Nuk është regjistru, s’do të thotë gjë.

Gazetarja: Ashtu siç edhe  leja juaj zhvillimore, nuk është regjistruat në Kadastër. 

Administratori Zaim Korsi: S’e kam regjistruar vetë.

Administratori Zaim Korsi: Pse duhet ta dish ti? 

Gazetarja: Pse duhet ta di unë?

Ana pozitive në këtë histori është se zonja dhe motrat janë në kartelën e pronës dhe kur ndërtuesi të regjistrojë lejen zhvillimore, duhet të cçojë dhe marrëveshjet me pronarët që janë në kartelë, pasi bashkëpunëtori i tij dhe daja i Havasë, Muharrem Tarexhepi, ka ndërruar jetë.

Marrë nga TVKLAN

hava agollari emisioni stop

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen