14 Prill 2025, 14:53
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- “Vdekja për mua do të ishte paqe”, tha Ramadan Nishori, burri i parë që publikisht më 14 prill e ka pranoi se është dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në vitin 1998, në stacionin policor të Drenasit, Nishori, që atëbotë ishte ishte 22 vjeç, tha se u dhunua nga policët serb. Ai tha se një përvojë e tillë “nuk harrohet kurrë”.
“Dy policë serbë më futën me forcë në një banjë dhe njëri prej tyre me dhunoi seksualisht. Të njëjtit më kërcënuan të mos tregojë asgjë për këtë krim”, rrëfeu ai.
Heshtja e dhimbja e ndoqën Nishorin për vite me radhë.
Në Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë më 14 prill, Nishori tha se nuk e ka harruar atë që ka përjetuar, “por nuk dua të mbetem rob i së kaluarës”.
“Nuk doja të dinte askush, sepse mendoja se do më paragjykonin, do të më bullizonin. Natën dilja fshehurazi nga shtëpia, qaja, bërtisja, dhe pastaj kthehesha. Turpi ishte më i rëndë se dhimbja”, kujtoi ai në një intervistë me psikologen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Selvij Izeti.
I mbyllur në vetvete për shumë vite, Nishori u largua nga vendlindja dhe u vendos në Fushë Kosovë. Vetëm në vitin 2005, mori guximin që t’i tregonte bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij për dhunën me të cilën u përball më 1998.
“Pranimi dhe përkrahja nga familja më bëri të ndihesha më në fund një bashkëshort dhe baba i vërtetë”, u shpreh ai.
Nishori theksoi se ndihma profesionale që ka marrë nga QKRMT-ja ka qenë thelbësore në rrugën e tij drejt shërimit, duke u liruar nga traumat dhe që të jetojë pa frikë nga paragjykimet.
“Diku sot po na sheh një tjetër i mbijetuar i dhunës seksuale. E di se çfarë po kalon. Dua t’i them se ka shpresë dhe nuk duhet dorëzuar kurrë. Turpi nuk është i yni – turpi është i atyre që na e bënë”, tha ai.
Numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99, nuk dihet. Por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë. Megjithatë, statusin ligjor si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës e kanë marrë vetëm afër 2.000 persona./REL
kosove
Aktualitet
14 Prill 2025, 13:09
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për krimet zgjedhore. Teksa raportoi në KLP, ai tha se në faq...
Aktualitet
14 Prill 2025, 14:14
M.B
Foto ilustruese
FIER- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e rajonit Fier - Berat a zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e ven...
Aktualitet
14 Prill 2025, 13:25
I.A
Drejtoria e Burgjeve
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka pranuar ditën e sotme se në I.E.V.P ka të burgosur që janë me s&eum...
Aktualitet
14 Prill 2025, 13:15
E. D
foto ilustruese
MEMALIAJ- Një 20-vjeçar është shpallu në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kishte fshehur në banes&...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:59
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij insti...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:39
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se gjatë vitit 2024, janë arrestuar disa ...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:41
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij insti...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Blerja e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit pritet të kushtojë të paktën 27 mil...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:19
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij insti...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:14
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij insti...