14 Prill 2025, 12:38
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Blerja e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit pritet të kushtojë të paktën 27 milionë euro. Operatori i Blerjeve të Përqendruar njoftoi këtë të hënë çeljen e procedurës respektive ku fondi limit është në total 2.7 miliardë lekë nga ku peshën më të madhe prej 1.9 miliardë e zënë uniformat kurse pjesën tjetër këpucët. Referuar dokumenteve të bëra publike specifikohet edhe sasia e nevojshme për secilin prej artikujve si dhe afatet e lëvrimit.
“Prodhimi duhet të organizohet në mënyrë të tillë që furnizimi me uniforma i punonjësve të policisë të bëhet sipas sezoneve të verës apo dimrit, në mënyrë që të mbulohen nevojat në kohë. Lëvrimi i artikujve të uniformave verore duhet të kryhet jo më vonë se data 1 Maj të çdo viti dhe lëvrimi i uniformave dimërore duhet të kryhet jo më vonë se data 1 Tetor të çdo viti.
Afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë që do të nënshkruhet brenda Marrëveshjes Kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë dhe jo me shume së 150 ditë nga lidhja e kontratës. Për çdo rast sasitë e kërkuara në kantatën e parë nuk do të jenë më tepër se 50 % e sasive të pritshme të vitit të pare”, thuhet në dokumentet që shoqërojnë procedurën.
Lidhur me garancitë autoriteti kontraktor nënvizon se lëvrimi i mallit duhet të shoqërohet me deklaratën përkatëse. Operatori ekonomik duhet të deklarojë zyrtarisht që afati i garancisë për artikujt që do të furnizojë do të jetë 1 vit për artikujt që e kanë afatin e përdorimit 1 vit dhe të paktën 2 vjet për artikujt që kanë afatin e përdorimit mbi 2 vjet.
Operatori ekonomik fitues, para fillimit të prodhimit, të paraqesë nga dy modele fizike të çdo artikulli të cilët duhet të jenë në përputhje me të gjitha kërkesat e AK. Ky model që do të shoqërohet me fletë analizë, do të kalojë në një fazë vlerësimi dhe do të miratohet si prototipi zyrtar me të cilin do të krahasohet produkti përfundimtar. Pa miratimin e modelit nga autoriteti kontraktor nuk duhet të fillojë prodhimi i kontraktuar./ Monitor
policia e shtetit
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:19
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij insti...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:14
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij insti...
Aktualitet
14 Prill 2025, 12:06
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj sot pyetjeve të adresuara në KLP, pas raportit të punës së SPA...
Aktualitet
14 Prill 2025, 11:56
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se kërkesat për ekstradim, për perso...
Aktualitet
14 Prill 2025, 11:49
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se zgjatja e hetimeve nga ana e prokurorëve &e...
Aktualitet
14 Prill 2025, 11:36
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani i ka bërë kritika Policisë së Shtetit dit&eu...
Aktualitet
14 Prill 2025, 11:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 25-vjeçari Merson Ferizaj është shoqëruar në komisariat pasi dyshohet se ka goditur për s...
Aktualitet
14 Prill 2025, 11:17
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se gjatë vitit 2024, janë vënë ...
Aktualitet
14 Prill 2025, 11:10
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka falenderuar ditën e sotme Këshillin e Lart&eu...
Aktualitet
14 Prill 2025, 10:53
M.B
Përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve dhe Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani pritet të raportojë ditëb e ...