LIVE UPDATES
Aktualitet

E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani

Falë pasionit dhe angazhimit të aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, falë mbështetjes së infrastrukturës digjitale në zhvillim si dhe vizionit strategjik të qeverisë shqiptare, sot ekosistemi në Shqipëri po përjeton një epokë të re.

30 Maj 2025, 16:55 Nga DOSJA
E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri,
foto ilustruese

TIRANË- “Albanian future now”, fushata që ka për qëllim promovimin, në tregun lokal e ndërkombëtar, të ekosistemit në Shqipëri, nismë kjo e EU4Innovation, që zbatohet nga GIZ në Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u lançua sot në Tiranë, në samitin për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri, “ACT NOW 2025”, në prezencë të liderve globalë të teknologjisë, politikbërësve, investitorëve dhe startup-eve.

Nëse deri në vitet 2008-2010, ekosistemi i inovacionit në Shqipëri ishte pothuajse inekzistent, një shkretëtirë ku kishte pak ose aspak jetë, e ku megjithatë disa individë të guximshëm e largpamës, nxitur nga talenti dhe nevojat ekonomike, hapën mendjet dhe dyert drejt ideve inovative, transformimet e mëdha nisën të ndikojnë ndjeshëm përgjatë dekadës së fundit.

Falë pasionit dhe angazhimit të aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, falë mbështetjes së infrastrukturës digjitale në zhvillim si dhe vizionit strategjik të qeverisë shqiptare, sot ekosistemi në Shqipëri po përjeton një epokë të re.

Sot është momenti që bota të fillojë të shohë atë çfarë ofron Shqipëria në këtë drejtim. Ky është edhe qëllimi i fushatës “Albania future now”, që së bashku me partnerët (start-upe, institucione qeveritare, organizata që punojnë në këtë drejtim, akademikë, anëtarë të ekosistemit) të promovojë ekosistemin lokalisht dhe ndërkombëtarisht, duke identifikuar qartë shtyllat mbi të cilat mbështetet zhvillimi i inovacionit në Shqipëri.

Ndryshe nga ekosistemet e vendeve më të mëdha, Shqipëria ofron një terren me kosto të ulëta operacionale, ka një ekosistem vibrant, të etur për elaborimin e ideve inovatore dhe me aktorë, sidomos të rinj, të aftë, kërkues e insistues për t’u aftësuar me shpejtësi, për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave që ka sot tregu gobal.

Sot ekosistemi në Shqipëri mbështetet nga nisma të vazhdueshme, konkrete të qeverisë. Favorizohet nga pozicioni gjeografik ideal, rajonal e europian, që ka vendi ynë, i bekuar gjithashtu nga atraksionet, bukuritë natyrore dhe nga trashëgimia e vyer historike e kulturore, që tërheqin jo vetëm turistët por dhe nomadët digjitalë.

Shqipëria nuk ka pasur një moment më të mirë, për t’u zhvilluar në inovacion, se ky tani. Tani është momenti që Europa dhe bota të njohë skenën shqiptare të startup-eve dhe inovacionit. Një skenë që po rritet me shpejtësi. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi.

Fushata e “Albania Future Now” e EU4Innovation dhe MEKI-it, përcjell mesazhet se Shqipëria është evropiane në mendësi, në kulturë, në gjeografi. Është një portë strategjike drejt tregjeve të BE-së dhe botës. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi. Shqipëria ka një fuqi punëtore të globalizuar, me etikë të fortë pune, gati për të bashkëpunuar me vizionarë të tjerë. Shqipëria është një vend me potencial të paeksploruar, që po pret guximtarët për të ndërtuar, të mençurit për të investuar, ëndërrimtarët për të krijuar.

“Nëse je një sipërmarrës vendas apo ndërkombëtar, investitor i huaj apo shqiptar, nomad digjital apo thjesht një njeri me ide të reja, koha është TANI, vendi është Shqipëria”- ky është mesazhi, kjo është thirrja e #Albania Future Now!

albanian future now


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen