5 Korrik 2022, 20:15
Nga k.m.
Foto ilustruese
Gjykata e Lartë shqyrtoi një rast dhune ekstreme dhe disa vjeçare mes një çifti nga qyteti i Korçës, duke urdhëruar Gjykatën e Apelit që ta rigjykojë çështjen pasi gjeti të pavend pushimin e akuzave ndaj bashkëshortit xheloz. Hetimi tregon torturimin e një gruaje që detyrohej përditë përpara një kamere të pranonte tradhtitë dhe më pas t’i nënshtrohej procesit të pendesës. Dhuna fizike dhe emocionale shkoi deri në atë pikë, sa burri e detyronte të shoqen që udhëtonte së bashku me të në Greqi enkas për të kërkuar falje në kishë.
“Ai më ka detyruar të shkruaja letra që i quante ‘Betime para Zotit’, në të cilat unë duhet të pranoja dhe të betohesha para tij se po rrëfehesha për meshkujt me të cilët ishte i bindur se e kisha tradhtuar. Megjithëse nuk ishte e vërtetë, rrëfehesha dhe kërkoja falje përpara thikës që më vendoste në fytyrë”.
Situata disa vjeçare e çoi gruan në gjendje të rëndë ankthi dhe frike për të jetuar, derisa u bind se po izolohej tërësisht për të shmangur çdo burrë te të cilët i shoqi bëhej menjëherë xheloz.
“Ai më detyronte që këto betime përpara Zotit t’i lexoja në shtëpi , por më çonte t’i lexoja edhe nëpër kisha të ndryshme në Greqi”,-thotë gruaja që kujton se u detyrua të pranonte ngjarje te pavërteta lidhjesh jashtë martesore pasi bashkëshorti e kërcënonte.
Duke ia pranuar pendesën, bashkëshorti i dhunshëm e paralajmëronte se në rast se nuk firmoste betimet, familja e vajzërisë do mallkohej me zhdukje. Sipas dosjes që iu tregua Top Channel, gjykata thirri për të vërtetuar këtë dhunë disa vjeçare djalin e çiftit, i cili pranoi se babai i tij kalonte në gjendje depresive tre deri në katër herë në vit dhe se bëhej xheloz për meshkuj të ndyrshëm të panjohur, për të cilën akuzonte të ëmën.
Por pastaj qetësohej dhe kërkonte ndjesë, por nuk zgjaste shumë dhe kthehej në të njëjtën gjendje xhelozie të çmendur thotë i biri në dosje. Gruaja jetoi për vite me radhë me pasaportë të bllokuar dhe me lëvizje të kontrolluar por edhe me letra që lexoheshin përditë me zë të lartë ku ajo betohej për devotshmëri dhe lutej për falje.
Dhuna në familje e përsëritur i ka shtyrë gjykatat që tanimë të mbajnë një qëndrim tjetër, atë të nxjerrjes nga banesa të bashkëshortëve, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë mbi 500 metra larg viktimës dhe fëmijëve. Por megjithë ashpërsimin e ligjeve, fenomeni mbetet i njëjtë./ Për Top Channel, Anila Hoxha.
gjykata e lartë
Aktualitet
5 Korrik 2022, 20:02
k.m.
Thanas Çani
TIRANË- Thanas Çani është i moshuari biznesmen me pasuri marramendëse në vendin tonë. Sot, "ABCNews...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:48
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me skemën dhe skandalin e evazionit fiskal dhe mashtrimi nga 24 kompani. Nga t&...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:56
e.k
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një makinë tip ‘Golf’, e cila ishte parkuar në një garazh në Librazhd ka marrë flak&eum...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:34
k.m.
Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi
TIRANË- Një nga kompanitë e përfshira në evazion fiskal nga kryetarja e Lëvizjes Soci...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:35
I.A
Foto Ilustruese
HIMARË- Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në Himarë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rr...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:19
k.m.
Thanas Çani
TIRANË- Mbi 90 vjeç, por superbiznesmenë. Vitet 2017 dhe 2019 kanë qenë mjaft aktivë për dy bashk&e...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:11
k.m.
Pamje nga aksidenti
KUKËS- Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Kukës-Mo...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:06
k.m.
Foto ilustruese
Një diplomat i lartë amerikan, të martën, u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të ndihmojn&eu...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:02
e.k
Makina e djegur
VLORË- Një makinë që drejtohej nga një qytetar nga Kosova, i indetifikuar me inicialet K.D ësht&eu...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 18:25
F.M
Bora, Martina Pajollari, Martin Çeço dhe të akuzuarit
MALIQ- Një skenar i përgatitur si vetëvrasje, do të rezultonte...