Zjarri në Lezhë/ Dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit, policia shoqëron një pe...
Aktualitet
"E kanë burgosur pa të drejtë"/ U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: Protestoi për fëmijën tonë të sëmurë
Duke folur për mediat, bashkëshortja e Altin Hilës, e cila i është bashkuar tubimit të sotëm, ku po merr pjesë edhe diaspora, deklaroi se i është dashur të lërë punën për tu kujdesur për fëmijët për shkak se bashkëshorti i saj është i burgosur.
4 Korrik 2026, 18:49Nga E. D
Gruaja e Altin Hilës
TIRANË- Gruaja e Altin Hilës, protestuesit që u arrestua gjatë tubimit së të enjtes para Parlamentit, deklaroi se bashkëshorti i saj është arrestuar pa të drejtë, pasi ai kishte dalë për të protestuar për fëmijën e tyre të sëmurë. Duke folur për mediat, bashkëshortja e Altin Hilës, e cila i është bashkuar tubimit të sotëm, ku po merr pjesë edhe diaspora, deklaroi se i është dashur të lërë punën për tu kujdesur për fëmijët për shkak se bashkëshorti i saj është i burgosur.
"Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë. Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar qe ditën e parë, kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla nesër gjykata e liron. Unë nuk ia dal dot vetëm me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kam të paralizuar. Isha në punë kur Altini vinte në protestë por tani e kam lënë punën për fëmijët. I falënderoj të gjithë shqiptarët. Kanë bërë mrekulli për fëmijn tim. 11 vjet po ia dal vetë, me kredi e çdo gjë por shqiptarët janë gjendur edhe mua si nënë. I falënderoj të gjithë pa masë. Zoti i shpërbleftë dhe i begatoftë”, tha ajo./Dosja.al