LIVE UPDATES
Aktualitet

E-mailet e Nanos/ BIRN: Urdhri i Prokurorisë për të dhënat e hakeruara ngre shqetësime mbi lirinë e medias

Prokuroria e Tiranës publikoi të martën një njoftim për shtyp, në të cilin thotë se prokurorët kanë gjykuar të arsyeshme të klasifikojnë si sekret të dhënat e rrjedhura nga sulmi kibernetik që dyshohet se ka ardhur nga Irani, dokumente që lidhen kryesisht me emailin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

20 Shtator 2022, 19:54 Nga DOSJA
E-mailet e Nanos/ BIRN: Urdhri i Prokurorisë për të dhënat e
Arens Çela

TIRANË- Për të dytën herë brenda pak kohësh, prokurorët në Shqipëri përdorën nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale për të urdhëruar median të mos publikojë të dhëna të cilat ata i kanë klasifikuar si sekret hetimor, pavarësisht se në njërin prej rasteve, këto të dhëna janë botërisht të përhapura, duke ngritur në këtë mënyrë shqetësime për shkelje të lirisë së medias dhe dyshime për abuzim me këtë të drejtë.

Prokuroria e Tiranës publikoi të martën një njoftim për shtyp, në të cilin thotë se prokurorët kanë gjykuar të arsyeshme të klasifikojnë si sekret të dhënat e rrjedhura nga sulmi kibernetik që dyshohet se ka ardhur nga Irani, dokumente që lidhen kryesisht me emailin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Sipas prokurorisë, Autoriteti i Medias Audiovizive dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare duhet “të urdhërojnë ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, nga mediat audiovizive, të shkruara dhe online, si edhe në rrjetet sociale apo të çdo forme të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi.”

“Një vendim i tillë, nuk ka për qëllim pengimin e veprimtarisë së Medias por është kryer në kuadër të një procedimi penal ku publikimi apo shumëfishimi mediatik i informacioneve të klasifikuara dhe sensitive (që është në vetvete qëllimi kriminal i këtij sulmi), informacione këto të vjedhura, do të cënonte rëndë si ecurinë e hetimeve, ashtu dhe sigurinë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim. Flutura Kusari, një eksperte e lirisë së shprehjes, e konsideroi urdhrin të tillë që do të mund të klasifikohej si qesharak, nëse nuk do të ishte njëkohësisht “i rrezikshëm”. Sipas Kusarit, urdhri është arbitrar, i përgjithshëm dhe synon të zëvendësojë median dhe rolin e redaktorëve dhe kryeredaktorëve.

“Ndalimi i publikimit të çfarëdo informacioni që rrjedh nga sulmet kibernetike është paragjykues, censurues, arbitrar dhe cënon rëndë lirinë e mediave që ato vetë të gjykojnë se çfarë informacioni duhet të publikojnë,” shkroi Kusari në Facebook.

“Shpresoj që gazetarët në Shqipëri por edhe në Kosovë zëshëm dhe fuqishëm do ta kundërshtojnë këtë urdhër koti,” shtoi ajo.

Më herët në qershor, prokurorët e Prokurosisë së Posaçme, SPAK urdhëruan gazetarin Elton Qyno të mos publikojë të dhëna që ai dispononte nga një dosje madhore kriminale që solli 32 urdhra arreste, por që në operacionin për ekzekutimin e tyre, disa nga të dyshuarit më të rëndësishëm të grupeve të ndryshme kriminale, nuk u gjetën dot dhe sot e kësaj dite janë të lirë. Dosja e rrjedhur duket se përmban informacione policore në lidhje me hetime të ndryshme, të cilat mund të ngrenë pikëpyetje nga media në lidhje me veprimet apo mosveprimet e agjencive ligjzbatuese, përfshirë prokurorët.

E drejta për informim dhe sekreti hetimor

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtuar disa raste kur gazetarët kanë publikuar sekrete hetimore. Gjykata ka vendosur në balancë të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes nga njëra anë dhe detyrën e autoriteteve për të kryer me sukses punën e tyre, gjë që bën të nevojshme ruajtjen e sekretit hetimor. Në një rast, në çështjen Akdeniz dhe të tjerë k. Turqisë, gjykata ka gjetur se një urdhër i ngjashëm i lëshuar nga gjykatat turke për ndalimin e publikimit të çfarëdo informacioni të grumbulluar nga një komision hetimor parlamentar në rastin e dyshimeve për korrupsion ndaj disa ish-ministrave, shkel të drejtën e qytetarëve për të marrë dhe dhënë informacione dhe rrjedhimisht është i pavlefshëm.

Në një rast tjetër, një gazetar francez u dënua nga gjykatat franceze pas publikimit të një identikiti policor në lidhje me një rast vrasjeje dhe përdhunimi. Gjykata Evropiane gjeti se në këtë rast, gjykatat e Francës kanë balancuar siç duhet të drejtën për informim me nevojën për të ruajtur sekretin në një hetim penal, si një domosdoshmëri për kryerjen me sukses të hetimit. Duket se urdhri i prokurorëve shqiptarë për të ndaluar publikimin e çfarëdolloj informacioni nga informacioni i rrjedhur, pa marrë parasysh nëse ky informacion është apo jo i klasifikuar sekret, apo përbën apo jo interes publik, është më i ngjashëm me rastin e Turqisë, të cilin GJEDNJ e ka hedhur poshtë.

Marrë nga Reporter.al

arens çela dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit